Open Data Albania po hulumton mbi llojet dhe nivelin e taksave kombëtare në Republikën e Shqipërisë. Bazuar në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 të përditësuar, dallojmë nëntë lloje taksash vendore: Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël; Taksa mbi pasurinë e paluajtshme, në të cilën përfshihen taksa mbi ndërtesat, taksa mbi tokën bujqësore dhe truall; Taksa e fjetjes në hotel; Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja; Taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme; Taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve; Taksa për zënien e hapësirave publike; Taksa e tabelës dhe Taksa të përkohshme.

Tatimi i thjeshtuar mbi biznesin e vogël. Çdo subjekt, i cili kryen një biznes, me anë të të cilit realizohet gjatë vitit fiskal qarkullim më i vogël ose i barabartë me 8 milionë lekë, i nënshtrohet detyrimit të pagesës së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël. Deri në 31 dhjetor 2015, subjektet me qarkullim vjetor (xhiro vjetore) nga 0 deri në 2 milionë lekë tatimi ishte një shumë fikse prej 25 000 lekë në vit, ndërsa shkalla tatimore e aplikueshme mbi fitimin e tatueshëm për subjektet me qarkullim vjetor nga 2 deri në 8 milionë lekë ishte 7,5%. Mirëpo duke filluar nga 1 Janar 2016, subjektet me qarkullim vjetor nga 0 deri në 5 milionë do të paguajnë zero lekë tatim, ndërsa shkalla tatimore e aplikueshme mbi fitimin e tatueshëm për subjektet me qarkullim nga 5 deri në 8 milionë do të jetë 5%.

Niveli i tatimit te thjeshtuar mbi biznesin e vogël, 2015/2016

a

Burimi: Ligji nr.9632, datë 30.10.2006 i përditësuar       
Komente dhe Analiza: Open Data Albania       

Taksa mbi pasurinë e paluajtshme Taksës mbi pasurinë e paluajtshme i nënshtrohen të gjithë personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, pronarë të pasurive te paluajtshme ndërtesa, tokë bujqësore dhe truall (jo hapësirë publike) në RSH. Taksa mbi pasurinë e paluajtshme truall është sjellë me ndryshimet në paketën fiskale dhe fillon zbatimin më 1 Janar 2016. Po ashtu, duke filluar nga 1 Janari kategoria taksa mbi ndërtesën për fshatrat turistike është hequr.

Nivelet treguese të taksave nuk kanë ndryshuar që nga ligji 181/2013, ku pati një dyfishim të taksës së ndërtesës për bizneset. Kategoritë minimale të bazës së taksës dhe nivelet treguese të taksës për çdo kategori minimale të bazës për taksën mbi ndërtesën, tokën bujqësore dhe truallin jepen ne ligj por Këshilli bashkiak ose komunal vendos për nivelin e taksës, që do të zbatohet për çdo kategori minimale të bazës së taksës, në kufijtë plus-minus 30 për qind të nivelit tregues të taksës për kategorinë përkatëse. Ndërsa për tatimpaguesit e Biznesit të Vogël kufijtë janë plus 10/minus 30 për qind. Detyrimi për këto taksa llogaritet duke shumëzuar sipërfaqen e ndërtesës/tokës me nivelin e taksës përkatëse.

Nivelet treguese te taksës se ndërtesës, 2015/2016



Burimi: Ligji nr.9632, datë 30.10.2006 i përditësuar   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania   

Taksa mbi token bujqësore 2015/2016

Shënim: Klasifikimi sipas kategorive të tokës bujqësore bëhet nga strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit.

Burimi: Ligji nr.9632, datë 30.10.2006 i përditësuar
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Nivelet treguese të taksës së truallit (jo hapësirë publike), 2016


Burimi: Ligji nr.9632, datë 30.10.2006 i përditësuar
Komente dhe Analiza: Open Data Albania


Taksa e fjetjes në hotel

Hotel kuptohet çdo veprimtari, që jep strehim kundrejt pagesës dhe përfshin emërtimet hotel, motel, stabiliment turistik, pension, shtëpi pritjeje, turizëm familjar dhe çdo objekt tjetër që përdoret për këtë qëllim. Baza e taksës së fjetjes në hotel është çmimi i fjetjes për një natë. Niveli i taksës ishte deri në 5 për qind të çmimit të fjetjes, por duke filluar nga 1 Janar 2016 kjo taksë do të jetë 140 lekë për natë qëndrimi. 

Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja. Kjo taksë llogaritet aplikohet mbi investimet e reja që kërkohën të kryhen. Baza e kësaj takse është vlera në lekë e investimit të ri. Niveli i taksës shprehet si përqindje e vlerës së investimit dhe është 1 deri në 3 për qind të kësaj vlere, ndërsa për Bashkinë e Tiranës është 2 deri në 4 për qind e saj. Përjashtimisht për projektet e infrastrukturës, për ndërtimin e rrugëve kombëtare, të porteve, aeroporteve, tuneleve, digave, ndërtimit të infrastrukturës në energji, përfshirë makineritë dhe pajisjet për këto projekte, taksa e ndikimit në infrastrukturë të ndërtimeve të reja është 0,1 për qind e vlerës së investimit. Po ashtu për ndërtesat të cilat janë në proces legalizimi, taksa e ndikimit në infrastrukturë e ndërtimeve të reja është 0,5 për qind e vlerës së investimit.

Taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme

Vendoset për ndërtesat dhe të gjitha pasuritë e paluajtshme në çastin e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi to. Detyrimi tatimor llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tij. Baza e taksës mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit, pronësia e së cilës transferohet. Kategoritë e ndërtesave, për efekt të bazës së taksueshme, jepen si në tabelë. Ndërsa për kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e tjera të paluajtshme baza e taksës është vlera e shitjes së tyre. Niveli i taksës caktohet në përqindje dhe niveli tregues i taksës është 2 për qind. Vjelja e kësaj takse bëhet nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, të cilat, në rolin e agjentit të taksave, përfitojnë 3 për qind të shumës së arkëtuar.


Nivelet e taksës se kalimit te pronësisë mbi ndërtesat, 2015/2016

                                                                            Bashkite  
     


Shënim: Në të gjitha njësitë administrative të tjera zbatojnë nivelin e taksës për zonën 3. 
  

   
Burimi: Ligji nr.9632, datë 30.10.2006 i përditësuar   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania   

Taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve të transportit rrugor Baza e taksës është lloji i mjetit të transportit rrugor. Niveli i taksës shprehet në një kuotë të caktuar, sipas llojit të mjetit. Kategoritë dhe nivelet, sipas mjeteve, jepen si mëposhtë.

Taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve të transportit rrugor, 2015/2016



Burimi: Ligji nr.9632, datë 30.10.2006 i përditësuar   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania   

Taksa për zënien e hapësirave publike Kjo taksë llogaritet mbi hapësirat e zëna për qëllime biznesi. Taksa për zënien e hapësirës publike llogaritet si detyrim mujor i taksapaguesit dhe ka si bazë sipërfaqen publike në metër katrorë të zënë. Nivelet e taksës përcaktohen në ligjin për taskat vendore, por këshilli i bashkisë ose komunës, në kufijtë plus 10/minus 30 për qind të nivelit tregues të taksës, mund të caktojë nivele të ndryshme të taksës, sipas nivelit të zhvillimit të veprimtarisë së biznesit në zona të ndryshme të qendrës së banuar.

Niveli tregues i taksës për zënien e hapësirave publike, 2015/2016

                                                                   Bashkite



Shënim :Për njësitë administrative të tjera, niveli tregues i taksës është sa një e dyta e nivelit tregues te përcaktuar ne tabele në njësitë administrative qe bëjnë pjesë.   

   
Burimi: Ligji nr.9632, datë 30.10.2006 i përditësuar   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania   


Taksa e tabelës
Kjo taksë aplikohet mbi të gjitha llojet e tabelave që vendosen nga biznesi dhe ndryshon në varësi të llojit të saj. Niveli i tyre jepet si mëposhtë.

Taksa e tabelës, 2015/2016



Burimi: Ligji nr.9632, datë 30.10.2006 i përditësuar   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania  
 
Taksat e përkohshme vendore Këshilli bashkiak ose komunal, kur e gjykon të domosdoshme, vendos taksa me karakter të përkohshëm, në interes të përgjithshëm të komunitetit, në territorin brenda juridiksionit të tij.  Bashkia Tiranë ka vetëm  taksën e gjelbërt.