Kryebashkiakët e rinj kanë zhvilluar plot 449 tendera në njësitë vendore që drejtojnë, nga gushti i vitit 2015, e deri më tani, periudhë që përkon me ushtrimin e detyrës prej tyre. Referuar të dhënave të përllogaritura nga agjencia Open Data, vlera totale e këtyre shpenzimeve, arrin në vlerën e 7 miliardë lekëve të reja. Objektet e tenderimit janë nga më të ndryshmet, nga furnizimet me materiale, tek shërbimet publike, e qiradhëniet. Nga një vëzhgim që “Shqiptarja.com” ju ka bërë objekteve të tenderëve, bie në sy një blerje e Bashkisë së Vlorës, e cila për materiale pastrimi ka shpenzuar plot 35 milionë lekë të vjetra. Dritan Leli, kryebashkiak i Vlorës, ka firmosur në 11 dhjetor 2015 një tender për blerje detergjenti.

“Bashkia Vlorë, Blerje detergjenti, vlera  3,508,000 lekë”-thuhet në subjektin e prokurimit. Një blerje thuajse në të njëjtat terma ka bërë edhe bashkia Kukës, ku kryetari Bashkim Shehu, për materiale pastrimi ka firmosur një tender me vlerë 27 milionë lekë. “Bashkia Kukës-     Blerje Materiale Pastrimi-2,773,300 lekë”-thuhet në subjektin e këtij tenderi. Në të dy rastet, nuk specifikohen materialet konkrete që kanë blerë këto bashki në shifra kaq të larta, kur objektet për të cilat përdoren këto produkte të higjienës, janë objektet e bashkive, shkollat dhe çerdhet.

Po ashtu, nuk është e qartë se për sa kohë janë konsideruar si të plotësuara nevojat e bashkive përkatëse me sasinë e detergjenteve të blerë që arrijnë këtë vlerë. Një tjetër blerje e “guximshme” është bërë nga kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, i cili ka firmosur blerjen e peme dekorative për vitin e ri 2015, me vlerën e 8 milionë lekëve të vjetra. “Bashkia Kamëz- Blerje pemë dekorative për vitin e ri 2015- Vlera / Fondi Limit Lekë pa TVSH-7,983,920 lekë”-thuhet në subjektin e tenderit të kësaj bashkie. Materiali me të cilin është përbërë pema dekorative nuk është saktësuar, sikundërse as përmasat e saj, për të bërë një krahasim me vlerën e tregut për blerjen e kësaj peme. Megjithëkëtë, çmimi duket shumë bujar nga ana e bashkisë së Vorës.

Një prokurim të çuditshëm ka bërë edhe bashkia e Roskovecit. Ajo ka dhënë 45 milionë lekë të vjetra, për një vepër arti, që sipas saj është një urë, por që nuk ka të dhëna të tjera. “Bashkia Roskovec – Ndërtim Vepër Arti – Urë Auto HD=10m, H=2m, L=5m, Përroi i Leshillit- Vlera / Fondi Limit Lekë pa TVSH-    4,551,620 lekë”-thuhet në subjektin e prokurimit. Nga 61 kryebashkiakët, ka edhe prej atyre që kanë qenë të kufizuar me tenderët. Bashkitë Pustec, Tepelenë dhe Delvinë, nuk kanë bërë asnjë tender që nga muaji gusht i vitit të shkuar.  Artur Bushi, kryetar i Bashkisë Krujë, Luiza Mandi, kryetare e Bashkisë Libohovë, Ahilea Decka, kryetar i bashkisë Dropull dhe Durim Roshi, kryetar i bashkisë Memaliaj, kanë firmosur vetëm nga një tender në këto 6 muajt e fundit, që kryesisht kanë të bëjnë me pastrimin e qytetit dhe blerjen e druve të zjarrit për ngrohjen e shkollave, apo ushqime për kopshtet e çerdhet. Bashkia Gjirokastër ka shpenzuar për mobilimin e banesës së Kadaresë 1,250,000 lekë të reja, ndërsa vetëm për arredim zyre, bashkia Klos ka harxhuar një vlerë të përafërt, saktësisht 931,000 lekë të reja.
 
Ngrohja, Bashkitë, 900 mln dru, e 650 mln karburant

Ky dimër u ka kushtuar jo pak bashkie të vendit, kryesisht zonave malore, sa u takon mjeteve të ngrohjes. Thuajse të gjitha njësitë vendore, kryesisht ato të shtrira në zona malore, kanë blerë sasi të madhe druri për ngrohje, që është përdorur parësisht në kopshte, çerdhe e shkolla, por edhe në njësitë administrative, ku punon një staf i caktuar për ofrimin e shërbimeve në godinat ku më parë kanë funksionuar komunat dhe bashkitë që u shkrinë. Nga gushti 2015 e deri më tani, janë kryer 28 tendera për blerje drush zjarri, ku vlera e tyre arrin në 90,809,223 milionë lekë të vjetra.

Nevojat më të mëdha për lëndë djegëse drusore, duket se i ka pasur qarku i Korçës, dhe ai i Kukësit. Bashkia e Kukësit kryeson në investimin në këtë fushë. Ajo ka paguar plotë 80 milionë lekë të vjetra për blerje druri, e pasuar nga bashkia e Korçës, 72 milionë lekë të vjetra. Pogradeci është në vend të tretë, me vlerën e 62 milionë lekëve, ndërsa çuditërisht, edhe pse bashki bregdetare, Durrësi është në vend të katër, me 52 milionë lekë. Devolli ka blerë 51 milionë lekë dru, ndërsa Shkodra pason listën në rend zbritës, me vlerën e 41 milionë lekëve të vjetra.

Në fund të listës, është bashkia Dibër, e cila dhe pse në terren malor, ka blerë vetëm 10 milionë lekë të vjetra dru. Jo pak bashki kanë përdorur edhe karburantin për ngrohje, por në prokurimet e bëra, janë përfshirë në të njëjtin zë, edhe blerjet e karburantit për qëllime transporti. Gjithsej, në 6 muajt e fundit janë kryer 39 tenderime publike për blerje karburanti, ku vlera totale e tyre shkon në  65.714.679 milionë lekë të reja. Bashkia Berat kryesor në listën e vlerës së tenderuar. Ajo ka blerë 92 milionë lekë të vjetra karburant, dhe pasohet nga bashkia e Patosit, që ka blerë 68 milionë lekë të vjetra.
 
Investimi, Kuçovë e Tropojë, Kapllani dhe Dushaj blejnë makina

Ndër tenderët e parë që kanë zhvilluar kryetarët e sapo zgjedhur të bashkive Kuçovë dhe Tropojë, rezulton të jetë nga një automjet për nevojat e institucionit, që praktikisht përkthehet në makinë në përdorim së pari nga kryetari i bashkisë. Kështu, kryetari i bashkisë së Tropojës, demokrati Besnik Dushaj ka blerë një makinë me vlerë 25 milionë lekë të vjetra, teksa në tender nuk specifikohet lloji i makinës. Sipas vlerës dhe terrenit malor ku ai ushtron detyrën, ajo mund të jetë e tipit fuoristradë. “Bashkia-Tropojë, Blerje automjet për nevoja të Bashkisë Tropojë. Vlera fituese 2,500,000 lekë”-thuhet në subjektin e tenderit. Një blerje të ngjashme ka bërë edhe kryebashkiaku i Kuçovës, Selfo Kapllani, por vlera e blerjes së tij është shumë herë më e vogël, me gati 8 milionë lekë të vjetra.

As në këtë rast, nuk specifikohet lloji i automjetit të blerë. “Bashkia Kuçovë- Blerje Automjeti për Bashkinë Kuçovë, vlera fituese 833,333 lekë”-thuhet në subjektin e tenderit. Veç blerjes së automjeteve për qëllime lëvizëse, janë bërë edhe disa blerje automjetesh për qëllime pastrimi apo shërbimi. Bashkia Vlorë ka zhvilluar një tender për blerje automjeti special (autoshkallë) me vlerë  2,916,670 lekë të reja. Po ashtu, bashkia Gjirokastër ka zhvilluar një tender për blerjen e dy automjeteve teknologjike për Ndërmarrjen Komunale me vlerë 6,666,600 lekë të reja. Edhe bashkia Berat ka kryer blerje automjetesh specifike (Autofrigorifer dhe Autokullë) me vlerë 3,333,330 të reja.

Reagon Bashkia Kamez

Por Bashkia e Kamzës në një reagim të sajin, thotë se nuk bëhet fjalë për blerjen e një peme dekorative, ose ndryshe për pemën e Vitit të ri, por me prokurimin me ofertën fituese 7.8 milionë lekë të reja ka nisur mbjellja e 1100 pemë dekorative në të gjithë territorin e Kamzës.

Kryebashkiakët e rinj kanë zhvilluar plot 449 tendera në njësitë vendore që drejtojnë, nga gushti i vitit 2015, e deri më tani, periudhë që përkon me ushtrimin e detyrës prej tyre. Referuar të dhënave të përllogaritura nga agjencia Open Data, vlera totale e këtyre shpenzimeve, arrin në vlerën e 7 miliardë lekëve të reja. Objektet e tenderimit janë nga më të ndryshmet, nga furnizimet me materiale, tek shërbimet publike, e qiradhëniet.

Nga një vëzhgim që “Shqiptarja.com” ju ka bërë objekteve të tenderëve, bie në sy një blerje e Bashkisë së Vlorës, e cila për materiale pastrimi ka shpenzuar plot 35 milionë lekë të vjetra. Dritan Leli, kryebashkiak i Vlorës, ka firmosur në 11 dhjetor 2015 një tender për blerje detergjenti.

“Bashkia Vlorë, Blerje detergjenti, vlera 3,508,000 lekë”,- thuhet në subjektin e prokurimit. Një blerje thuajse në të njëjtat terma ka bërë edhe bashkia Kukës, ku kryetari Bashkim Shehu, për materiale pastrimi ka firmosur një tender me vlerë 27 milionë lekë.

“Bashkia Kukës – Blerje Materiale Pastrimi – 2,773,300 lekë” -thuhet në subjektin e këtij tenderi. Në të dy rastet, nuk specifikohen materialet konkrete që kanë blerë këto bashki në shifra kaq të larta, kur objektet për të cilat përdoren këto produkte të higjienës, janë objektet e bashkive, shkollat dhe çerdhet.

Po ashtu, nuk është e qartë se për sa kohë janë konsideruar si të plotësuara nevojat e bashkive përkatëse me sasinë e detergjenteve të blerë që arrijnë këtë vlerë. Një tjetër blerje e “guximshme” është bërë nga kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, i cili ka firmosur blerjen e peme dekorative për vitin e ri 2015, me vlerën e 8 milionë lekëve të vjetra.

“Bashkia Kamëz– Blerje pemë dekorative për vitin e ri 2015- Vlera / Fondi Limit Lekë pa TVSH-7,983,920 lekë”-thuhet në subjektin e tenderit të kësaj bashkie. Materiali me të cilin është përbërë pema dekorative nuk është saktësuar, sikundërse as përmasat e saj, për të bërë një krahasim me vlerën e tregut për blerjen e kësaj peme. Megjithëkëtë, çmimi duket shumë bujar nga ana e bashkisë së Vorës.

Një prokurim të çuditshëm ka bërë edhe bashkia e Roskovecit. Ajo ka dhënë 45 milionë lekë të vjetra, për një vepër arti, që sipas saj është një urë, por që nuk ka të dhëna të tjera.

“Bashkia Roskovec – Ndërtim Vepër Arti – Urë Auto HD=10m, H=2m, L=5m, Përroi i Leshillit- Vlera / Fondi Limit Lekë pa TVSH- 4,551,620 lekë”-thuhet në subjektin e prokurimit. Nga 61 kryebashkiakët, ka edhe prej atyre që kanë qenë të kufizuar me tenderët. Bashkitë Pustec, Tepelenë dhe Delvinë, nuk kanë bërë asnjë tender që nga muaji gusht i vitit të shkuar.

Artur Bushi, kryetar i Bashkisë Krujë, Luiza Mandi, kryetare e Bashkisë Libohovë, Ahilea Decka, kryetar i bashkisë Dropull dhe Durim Roshi, kryetar i bashkisë Memaliaj, kanë firmosur vetëm nga një tender në këto 6 muajt e fundit, që kryesisht kanë të bëjnë me pastrimin e qytetit dhe blerjen e druve të zjarrit për ngrohjen e shkollave, apo ushqime për kopshtet e çerdhet.

Bashkia Gjirokastër ka shpenzuar për mobilimin e banesës së Kadaresë 1,250,000 lekë të reja, ndërsa vetëm për arredim zyre, bashkia Klos ka harxhuar një vlerë të përafërt, saktësisht 931,000 lekë të reja.

Ngrohja, Bashkitë, 900 mln dru, e 650 mln karburant

Ky dimër u ka kushtuar jo pak bashkie të vendit, kryesisht zonave malore, sa u takon mjeteve të ngrohjes. Thuajse të gjitha njësitë vendore, kryesisht ato të shtrira në zona malore, kanë blerë sasi të madhe druri për ngrohje, që është përdorur parësisht në kopshte, çerdhe e shkolla, por edhe në njësitë administrative, ku punon një staf i caktuar për ofrimin e shërbimeve në godinat ku më parë kanë funksionuar komunat dhe bashkitë që u shkrinë. Nga gushti 2015 e deri më tani, janë kryer 28 tendera për blerje drush zjarri, ku vlera e tyre arrin në 90,809,223 milionë lekë të vjetra.

Nevojat më të mëdha për lëndë djegëse drusore, duket se i ka pasur qarku i Korçës, dhe ai i Kukësit. Bashkia e Kukësit kryeson në investimin në këtë fushë. Ajo ka paguar plotë 80 milionë lekë të vjetra për blerje druri, e pasuar nga bashkia e Korçës, 72 milionë lekë të vjetra. Pogradeci është në vend të tretë, me vlerën e 62 milionë lekëve, ndërsa çuditërisht, edhe pse bashki bregdetare, Durrësi është në vend të katër, me 52 milionë lekë. Devolli ka blerë 51 milionë lekë dru, ndërsa Shkodra pason listën në rend zbritës, me vlerën e 41 milionë lekëve të vjetra.

Në fund të listës, është bashkia Dibër, e cila dhe pse në terren malor, ka blerë vetëm 10 milionë lekë të vjetra dru. Jo pak bashki kanë përdorur edhe karburantin për ngrohje, por në prokurimet e bëra, janë përfshirë në të njëjtin zë, edhe blerjet e karburantit për qëllime transporti. Gjithsej, në 6 muajt e fundit janë kryer 39 tenderime publike për blerje karburanti, ku vlera totale e tyre shkon në 65.714.679 milionë lekë të reja. Bashkia Berat kryesor në listën e vlerës së tenderuar. Ajo ka blerë 92 milionë lekë të vjetra karburant, dhe pasohet nga bashkia e Patosit, që ka blerë 68 milionë lekë të vjetra.

Investimi, Kuçovë e Tropojë, Kapllani dhe Dushaj blejnë makina

Ndër tenderët e parë që kanë zhvilluar kryetarët e sapo zgjedhur të bashkive Kuçovë dhe Tropojë, rezulton të jetë nga një automjet për nevojat e institucionit, që praktikisht përkthehet në makinë në përdorim së pari nga kryetari i bashkisë. Kështu, kryetari i bashkisë së Tropojës, demokrati Besnik Dushaj ka blerë një makinë me vlerë 25 milionë lekë të vjetra, teksa në tender nuk specifikohet lloji i makinës. Sipas vlerës dhe terrenit malor ku ai ushtron detyrën, ajo mund të jetë e tipit fuoristradë.

“Bashkia Tropojë,- Blerje automjet për nevoja të Bashkisë Tropojë. Vlera fituese 2,500,000 lekë”-thuhet në subjektin e tenderit. Një blerje të ngjashme ka bërë edhe kryebashkiaku i Kuçovës, Selfo Kapllani, por vlera e blerjes së tij është shumë herë më e vogël, me gati 8 milionë lekë të vjetra.

As në këtë rast, nuk specifikohet lloji i automjetit të blerë.

“Bashkia Kuçovë, – Blerje Automjeti për Bashkinë Kuçovë, vlera fituese 833,333 lekë”-thuhet në subjektin e tenderit. Veç blerjes së automjeteve për qëllime lëvizëse, janë bërë edhe disa blerje automjetesh për qëllime pastrimi apo shërbimi. Bashkia Vlorë ka zhvilluar një tender për blerje automjeti special (autoshkallë) me vlerë 2,916,670 lekë të reja. Po ashtu, bashkia Gjirokastër ka zhvilluar një tender për blerjen e dy automjeteve teknologjike për Ndërmarrjen Komunale me vlerë 6,666,600 lekë të reja. Edhe bashkia Berat ka kryer blerje automjetesh specifike (Autofrigorifer dhe Autokullë) me vlerë 3,333,330 të reja.

Reagon Bashkia Kamez

Por Bashkia e Kamzës në një reagim të sajin, thotë se nuk bëhet fjalë për blerjen e një peme dekorative, ose ndryshe për pemën e Vitit të ri, por me prokurimin me ofertën fituese 7.8 milionë lekë të reja ka nisur mbjellja e 1100 pemë dekorative në të gjithë territorin e Kamzës.

Kryebashkiakët e rinj kanë zhvilluar plot 449 tendera në njësitë vendore që drejtojnë, nga gushti i vitit 2015, e deri më tani, periudhë që përkon me ushtrimin e detyrës prej tyre. Referuar të dhënave të përllogaritura nga agjencia Open Data, vlera totale e këtyre shpenzimeve, arrin në vlerën e 7 miliardë lekëve të reja. Objektet e tenderimit janë nga më të ndryshmet, nga furnizimet me materiale, tek shërbimet publike, e qiradhëniet.

Nga një vëzhgim që “Shqiptarja.com” ju ka bërë objekteve të tenderëve, bie në sy një blerje e Bashkisë së Vlorës, e cila për materiale pastrimi ka shpenzuar plot 35 milionë lekë të vjetra. Dritan Leli, kryebashkiak i Vlorës, ka firmosur në 11 dhjetor 2015 një tender për blerje detergjenti.

“Bashkia Vlorë, Blerje detergjenti, vlera  3,508,000 lekë”,- thuhet në subjektin e prokurimit. Një blerje thuajse në të njëjtat terma ka bërë edhe bashkia Kukës, ku kryetari Bashkim Shehu, për materiale pastrimi ka firmosur një tender me vlerë 27 milionë lekë.

“Bashkia Kukës – Blerje Materiale Pastrimi – 2,773,300 lekë” -thuhet në subjektin e këtij tenderi. Në të dy rastet, nuk specifikohen materialet konkrete që kanë blerë këto bashki në shifra kaq të larta, kur objektet për të cilat përdoren këto produkte të higjienës, janë objektet e bashkive, shkollat dhe çerdhet.

Po ashtu, nuk është e qartë se për sa kohë janë konsideruar si të plotësuara nevojat e bashkive përkatëse me sasinë e detergjenteve të blerë që arrijnë këtë vlerë. Një tjetër blerje e “guximshme” është bërë nga kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, i cili ka firmosur blerjen e peme dekorative për vitin e ri 2015, me vlerën e 8 milionë lekëve të vjetra.

“Bashkia Kamëz–
Blerje pemë dekorative për vitin e ri 2015- Vlera / Fondi Limit Lekë pa TVSH-7,983,920 lekë”-thuhet në subjektin e tenderit të kësaj bashkie. Materiali me të cilin është përbërë pema dekorative nuk është saktësuar, sikundërse as përmasat e saj, për të bërë një krahasim me vlerën e tregut për blerjen e kësaj peme. Megjithëkëtë, çmimi duket shumë bujar nga ana e bashkisë së Vorës.