Open Data Albania po hulumton mbi të dhëna që përkojnë me subjekte të reja me aktivitet ekonomik dhe shoqëri biznesi të regjistruara në vitin 2015 pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit QKR. Analiza po tenton të hulumtojë strukturën e bizneseve të reja sipas raportit gjinor të poseduesit apo administratorit të subjektit, shtetësisë së tij vendas apo I huaj sikurse edhe shpërndarjen gjeografike në rrethe të ndryshme të vendit. Viti 2015 shënoi  numrin më të lartë të subjekteve ekonomike të regjistruara në vend. Kjo edhe si pasojë e aksionit të administratës tatimore në kuadër të informalitetit.

Nga 39 650 subjekte ekonomike të regjistruara në vitin 2015 janë 13 545 që drejtohen apo posedohen nga një grua. Raporti në përqindje në drejtimin apo posedimin e subjekteve të reja ekonomike të regjistruara në vitin 2015 është 34% subjekte të poseduara dhe administruara nga gra kundrejt 66% të poseduara dhe administruara nga burrat. Kjo shënon herën e parë ku gratë administratore apo poseduese si numër kalojnë tridhjetë përqindëshin. Kjo ndarje gjinore nuk shoqërohet me informacion të mëtejshëm mbi posedimin në kapital në këto subjekte ekonomike.

Subjekte ekonomike te reja te regjistruara, sipas gjinisë së ortakëve apo administratorit

Burimi: http://www.qkr.gov.al/nrc/documents/Raporti_Vjetor_2015_shq.pdf
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: http://www.qkr.gov.al/nrc/documents/Raporti_Vjetor_2015_shq.pdf
Komentet dhe analiza: ODA

Ky numër është 9.6 herë më i lartë se në vitin 2013. Ndërkohë numri i subjekteve të krijuara në vitin 2015 kundrejt atyre të krijuara në vitin 2013 qëndron në nivelin vetëm 3.1 herë më i lartë.


Burimi: http://www.qkr.gov.al/nrc/documents/Raporti_Vjetor_2015_shq.pdf
Komentet dhe analiza: ODA

Interesante është edhe prezenca e të huajve si ortak, aksionar apo administrator të subjekteve të reja të regjistruara në vitin 2015. Në total në numrin e subjekteve të regjistruara kemi 1 058 subjekte plotësisht nën posedim të shtetasve të huaj, 337 raste janë subjekte me posedim shtetas të huaj dhe shtetas shqiptar, pra miks.

Megjithëse përbëjnë vetëm 4% të totalit të subjekteve ekonomike në tërësi, posedimi i kuotave të aksioneve nga të huaj qëndron në nivelin mbi 30% në rastin e subjekteve të llojit shoqëri biznesi SHPK dhe SHA. Kjo prezencë shoqëron kërkesa të bizneseve të vogla dhe të mesme kryesisht në vende fqinje si Italia për të zhvilluar aktivitet ekonomik në vende me kosto të ulët produkti.

Subjekte ekonomike te reja te regjistruara sipas Shtetësisë


Burimi: http://www.qkr.gov.al/nrc/documents/Raporti_Vjetor_2015_shq.pdf
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: http://www.qkr.gov.al/nrc/documents/Raporti_Vjetor_2015_shq.pdf
Komentet dhe analiza: ODA

Subjekte ekonomike te reja te regjistruara sipas Shtetësisë 2012 – 2015


Burimi: http://www.qkr.gov.al/nrc/documents/Raporti_Vjetor_2015_shq.pdf
Komentet dhe analiza: ODA

Duke parë shpërndarje në qarqe të këtyre subjekteve ekonomike të sapokrijuara, konstatohet se është Qarku i Tiranës që shënon  15 250 subjekte të reja apo 38% të totalit. Qarqe te tjera me vlera të larta regjistrimi janë Durrësi, Elbasani, Fieri dhe Vlora.

Burimi: http://www.qkr.gov.al/nrc/documents/Raporti_Vjetor_2015_shq.pdf
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: http://www.qkr.gov.al/nrc/documents/Raporti_Vjetor_2015_shq.pdf
Komentet dhe analiza: ODA

Numri i subjekteve ekonomike që janë regjistruar në 2015 shënon vlera të larta jo vetëm për totalin por edhe për secilën kategori regjistrimi. Analiza e të dhënave të këtij viti është tepër interesante sa i takon impaktit ekonomik dhe mirëkapitalizimit të biznesit. Viti 2015 shënon një vit te aksioneve anti informalitet dhe është me shumë interes vlerësimi i rritjes de fakto e aktivitetit ekonomik.