Ja si po i shumëfishon paratë Genc Ruli. Noka blen makinë 40 mijë euro në 2015

Humbja e pushtetit është reflektuar në deklaratat vjetore të pasurisë, të disa prej ish-ministrave të qeverisë “Berisha”. Tre vjet pas largimit nga pushteti, rezulton se të ardhurat kryesore të disa ish-ministrave të Berishës vijnë nga gratë e tyre. Ata deklarojnë paga deri në 40 mijë euro dhe depozita qindra mijëra euro në emër të bashkëshorteve. Edhe pse ka një dosje në prokurori për fshehje pasurie, ish-kryefinancieri Ridvan Bode thotë se, të ardhurat kryesore i kanë ardhur nga aktiviteti i bashkëshortes, Jola Bode.

Në emër të bashkëshortes, Bode deklaron të ardhura nga obligacionet 1,200,000 lekë, tre llogari rrjedhëse shtuar me 2,052 lekë dhe 299,592 lekë. Po ashtu, Bode deklaron të ardhura nga paga e bashkëshortes si pedagoge në Universitetin e Tiranës, 1,905,000 lekë, të ardhura po të bashkëshortes nga bonot e thesarit, 213,000 lekë si dhe të ardhura nga depozita, 46,000 lekë.

​Ish-ministri i Financave deklaron pagën e tij si deputet 2,436,00 lekë dhe një kredi për blerje makine, nga e cila ka shlyer 11 mijë euro. Ridvan Bode, në deklaratën e pasurisë, dorëzuar pranë ILDKP, deklaron gjithashtu disa llogari dhe pagat e fëmijëve. Ish-kryefinancieri i ka punësuar fëmijët, njërin në Bankën e Shqipërisë dhe tjetrin në një kompani private.

Myqerem Tafaj

Ish-ministri Arsimit, Myqerem Tafaj, i akuzuar nga prokuroria për shpërdorim detyre, por i shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë, ka deklaruar 41 mijë euro të ardhura nga puna e gruas si mjeke në Gjermani. Tafaj deklaron gjithashtu se një llogari bankare e gruas së tij është shtuar me 11 mijë euro gjatë vitit 2015. Ish-ministri Arsimit deklaron shtimin e një llogarie bankare me 1,319,941 lekë, kryesisht nga paga e tij si deputet dhe një llogari në emër të vajzës, shtuar me 127,761 lekë.

Florjon Mima

Ish-ministri i Ekonomisë, Florjon Mima, deklaron 37 mijë euro pagën e bashkëshortes. Po në emër të bashkëshortes, Mima deklaron të ardhura nga interesat bankare 23 mijë euro. Gjithashtu, zonja një fjalë deklaron shtimin e një depozite në shumën 80 mijë euro, 18,400,000 lekë bono thesari, shtim obligacionesh 31,218,120 lekë, pakësim depozitash 78 mijë euro dhe 55 mijë euro, shtim llogarie 6.7 mijë euro etj. Ajo deklaron se ka shlyer 7 mijë euro detyrime për dy garazhe, tek shtëpia dhe vendi i punës. Ish-ministri i Ekonomisë deklaron se ka shlyer një detyrim prej 4 mijë eurosh gjatë viti 2015, për shtëpinë në Gjirin e Lalzit. Po ashtu, Mima ka marrë edhe një kredi 50 mijë euro, për t’i blerë një zyrë vajzës në Tiranë. Nga koj kredi, Mima ka shlyer 4.3 mijë euro. Florjon Mima deklaron gjithashtu 26 mijë euro paga nga punësimi i vajzës dhe i djalit në Itali.

           

Deklaratat e pasurisë së shtatë ish¬ministrave të kabinetit Berisha u bënë publike dje nga portali “Open Spending Albania”. Pasurive, ndërsa nuk bien në sy lëvizje të pasurive së ish¬ministrave, të cilët tani janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Të ardhurat që deklarohen nga ishministrat janë kryesisht pagat si deputetë dhe interesat nga depozitat bankare që gëzojnë, kryesisht në bono thesari dhe obligacione. Edhe pse të gjithë deklarojnë depozita afatgjata, ata vijojnë të paguajnë këstet e kredive të marra kryesisht për shtëpi dhe makina.

Por edhe bashkëshortet nuk mbeten prapa në të ardhura dhe pasuri të vendosura në emrat e tyre. Bie në sy blerja e një makine për ishministrin e Brendshëm të qeverisë Berisha, Flamur Nokën, i cili ka paguar 40 mijë euro për makinën, nga të cilat 30 mijë euro i ka marrë kredi dhe 10 mijë euro të mbajtura kesh nga një makinë e shitur në vitin 2011.

Ai deklaron vetëm pagën si deputet dhe interesa bankare në vlerën 271 526 lekë, ndërsa paga e bashkëshortes që punon në Fakultetin e Shkencave nuk deklarohet. Ministri që ka investuar më mirë pasurinë e tij është Genc Ruli, i cili ka depozituar kursimet dhe të ardhurat e tij në bono thesari dhe obligacione afatshkurtra.

Edhe ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, deklaron të ardhura si deputete, ndërsa bashkëshorti i saj një pagë 10 herë më të lartë, kurse në të ardhurat e pasurisë janë dhe 30 mijë euro në vit, që vijnë nga dhënia me qira e ambienteve tregtare në pronësi të tyre.

Pasuria e Arben Imamit

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

Të ardhura nga paga dhe përfitimet si deputeti 2 199 217 ( dy milionë e njëqind e nëntëdhjetë e nëntë) lekë

Të ardhura nga bashkëshortja Najada Hamzaj

Të ardhura nga paga si pedagoge pranë Universitetit të Arteve 1 074 663 (një milion e shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tre)lekë.

2) Bashkëshortja, zonja Najada Hamzaj, të ardhura nga piktura dhe design interior 26 053 (njëzet e gjashtë mijë e pesëdhjetë e tre) euro.

3) Vajza të ardhura nga interesa depozitë bankare 375 euro.

Shpenzimet e deklarueshme 2015

Paguar kredi për strehim gjatë 2015 në vlerën 284 518 lekë, kredia më 31 dhjetor 2015 ka mbetur pa shlyer në vlerën 2 142 092 (dy milionë e njëqind e dyzet e dy mijë e nëntëdhjetë e dy) lekë.

 

Fatmir Mediu

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

Të ardhura nga paga si deputet për vitin 2015, vlera 2 397 075 (dy milionë e treqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e shtatëdhjetë e pesë)lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja Zhulieta Mediu si përgjegjëse sektori në Ministrinë e Energjetikës dhe Industrisë për vitin 2015 në vlerën 865 489 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes anëtare në këshillin mbikëqyrës të prodhim mobileje SHA 53 904 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës, zonja Semela Mediu, për vitin 2015 pranë kompanisë “Agroblend” dhe “Beauty & City” 1 467 000 (një milion e katërqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë) lekë.

Të tjera

Gjendja cash nga të ardhurat familjare 600 000 lekë

Shpenzimet e deklarueshme 2015

1) Shlyer gjatë vitit 2015 vlera 284 523 lekë për një kredi, e cila në datën 31 dhjetor 2015 ka mbetur si detyrim për t’u shlyer edhe 2 808 128 lekë.

2) Shlyer 8 281 euro për një kredi, së cilës në datën 31 dhjetor 2015 i mbetet detyrim i pashlyer në vlerën 128 990 euro.

3) Shlyer 2 400 euro kredi, detyrimi i së cilës në datën 31 dhjetor 2015 është 5 177 euro.

 

Flamur Noka

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

Të ardhura nga paga në Kuvendin e Shqipërisë 2 431 949 (dy milionë e katërqind e tridhjetë e një mijë e nëntëqind e dyzet e nëntë) lekë.

Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies

Interesa nga depozitat 271 526 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja Eva Noka, paga punësim pranë

Fakultetit të Shkencave

Të ardhura nga detyrime të shlyera nga të tretë

1) Përfituar nga shitja e një automjeti 7 000 euro.

2) Përfituar nga shitja e një garazhi të pahipotekuar 1 000 000 lekë.

Të tjera

1)gjendje llogari rrjedhëse 17 021 lekë.

2) gjendje depozitë 3 010 984 lekë.

3) gjendje depozitë 1 648 425 lekë.

4) Eva Noka llogari rrjedhëse 150 700 lekë.

Shpenzimet e deklarueshme 2015

1) Paguar gjatë vitit 2015 vlerën e kredisë së marrë pranë entit të banesave me 198 000 lekë, vlera e mbetur për shlyerje 3 729 000 (tre milionë e shtatëqind e njëzet e nëntë mijë) lekë.

2)Shlyer kredi për blerje automjeti me 682 euro, shuma fillestare e kredisë së marrë në 2015¬n është 30 000 euro.

3) Blerë makinë në vlerën 40 000 euro, ku deklaron 30 000 euro kredi dhe 10 000 euro të mbajtura kesh nga një makinë e shitur në vitin 2011.

 

Genc Pollo

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

Paga e deputetit 2 179 758 (dy milionj&7 e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tetë) lekë.

Të tjera

1) pakësuar llogari bankare në lekë me minus 132 290 lekë.

2) pakësuar llogari bankare minus 3 676 euro.

3) pakësuar një llogari bankare me minus 886 819 lekë

Shpenzimet e deklarueshme 2015

1) Shlyer kredi për blerje apartamenti në vitin 2015 në vlerën 4 639 euro, ku detyrimi i mbetur më 31 dhjetor 2015 është 13 721 euro.

Kredia fillestare 40 000 euro e marrë në vitin 2009.

2) Shlyer kredi për makinë gjatë 2015 në vlerën 4 607 euro, ku më 31 dhjetor 2015 detyrimi i mbetur pa shlyer është 8564 euro, kredia është marrë në vitin 2013, vlera e saj 16 000 euro.

 

Genc Ruli

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet

Paga neto dhe përfitime të tjera si deputet i Kuvendit 1 261 146 (një milion e dyqind e gjashtëdhjetë e një mijë e njëqind e dyzet e gjashtë) lekë.

Pagesa për pjesëmarrje në komisione kuvendore dhe të tjera angazhime parlamentare 1 163 997 (një milion e njëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e shtatë) lekë.

Të ardhura nga shërbime trajnimi pranë “Consulant and Trainers Economical and Financial Reporting in Albania in Media” 4 837 euro.

Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies Interesa të përfituara nga investimi në bono thesari për vitin 2015, në vlerën 145 796 lekë, ku kapitali i investuar 500 000 000 lekë.

2) Interesa të një depozite gjashtëmujore 63 261 lekë, ku vlera e depozituar është 6 822 000 lekë.

3) Interesa të llogaritura dhe të tërhequra gjatë 2015¬s janë 138 414 lekë, një këst i obligacionit dyvjeçar i kapitalit pre 6 900 000 lekësh.

4) Interesa nga depozita 70 euro, ku vlera e depozitës është 6 975 euro.

5) Interesa të llogaritura dhe ridepozituara nga depozita, futur në emër të vajzës, në vlerën 227 USD, ku depozita ka vlerën 37 532 USD.

6) Interesa 133 USD të llogaritura dhe kapitalizuara në depozitën me vlerë 10 588 USD.

7) Një fond investimi afatgjatë i bërë në vitin 20107 me vlerë 19 400 euro, nuk ka ndryshime gjatë 2015¬s.

8) Një fond investimi afatgjatë në 2009 me vlerë 20 000 euro, nuk ka ndryshime në vitin 2015.

9) Interesa të llogaritura dhe të tërhequra nga investimi në obligacion dyvjeçar 110 330 lekë, ku vlera obligacion është 5 500 000 lekë.

10) Interesa bono thesari njëvjeçare të llogaritura dhe tërhequra në vlerën 224 euro, vlera e bonove të thesarit ka 10 000 euro.

11) Interesa të llogaritura dhe tërhequra nga investimi në obligacione dyvjeçare 2 529 euro, ku depozitimi në obligacione është 85 000 euro.

12) Interesa depozite 450 euro, ku vetë depozita është 65 223 euro.

13) Interesa të llogaritura dhe jo të tërhequra për obligacione dyvjeçare 163 430 lekë, ku depozitimi obligacion ka vlerën 3 900 000 lekë.

14) Interesa të llogaritura dhe kapitalizuara në bono thesari njëvjeçare 130 269 lekë, ku vlera e bonove është 4 600 000 lekë.

15) Interesa të llogaritura dhe të patërhequra 15 160 lekë për bono thesari në vlerën 520 000 lekë.

16) Interesa të llogaritura dhe patërhequra nga bono thesari 3 368 lekë për bono thesari në vlerën 247 000 lekë.

17) Zonja Ruli, interesa të llogaritura dhe të tërhequra nga investimi në obligacione dyvjeçare 2 529 euro, ku vlera e obligacioneve është 85 000 euro. Të ardhura qiradhënie Të ardhura nga qira apartamenti 12 240 euro Të ardhura të bashkëshortes Paga neto e bashkëshortes, zonjës Rozana Ruli, si menaxhere e burimeve njerëzore pranë “Sigma Inter Albania VIG” 1 628 304 (një milion e gjashtëqind e njëzet e tetë mijë e treqind e katër) lekë. Nga të ardhurat e një aktiviteti privat të bashkëshortes 600 000 lekë, ku xhiroja vjetore ishte 1 800 000 lekë. Të tjera Kurime vjetore 15 000 euro.

Shpenzimet e deklarueshme 2015.

Shlyer kredi për shtëpi gjatë vitit 2015 në vlerën 13 000 euro, mbetur pa shlyer në 31 dhjetor 2015 vlera prej 93 104 eurosh, kredia është marrë në vitin 2008 me total prej 150 000 eurosh.

 

Majlinda Bregu

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet Paga si deputete dhe përfitime të tjera financiare bruto 3 045 210 (tre milionë e dyzet e pesë mijë e dyqind e dhjetë) lekë.

Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies Zonja Bregu, përfituar interesa bankare 94 813 lekë. Zoti Ajazi, interesa bankare në vlerën 518 USD. Zoti Ajazi, interesa bruto nga një depozitë në lekë 127 075 lekë. Të ardhura qiradhënie Të ardhura nga qiradhënia e ambienti te një bankë e nivelit të dytë 27 000 (njëzet e shtatë mijë) euro.

Të ardhura nga qiradhënia e ambientit magazinë 3 840 euro. Të ardhura të bashkëshortit Të ardhura të bashkëshortit nga honorare, dieta, shpërblime dhe Mediavizion 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) euro Të tjera Zvogëluar depozita në euro e zonjës Bregu me 13 622 euro, si pasojë e konvertimit të monedhës.

Zvogëluar depozita në USD e zonjës Bregu me 12 575 USD, si pasojë e konvertimit të monedhës. Rritur depozita në lekë e zonjës Bregu me 2 922 513 lekë, si pasojë e konvertimit të depozitave në monedhë të huaj në vlera lekë). Llogaria dhe depozita e zotit Ajazi është rritur me 6 955 euro.

Llogaria dhe depozita në USD e zotit Ajazi është rritur me 518 USD. Llogaria në lekë e zotit Ajazi, shtuar me 95 619 lekë. Shpenzimet e deklarueshme 2015 Paguar në shumën 289 547 lekë një overdraft i marrë nga bashkëshortët në vitin 2013, nga i cili më 31 dhjetor 2015 ka mbetur ende pa u shlyer edhe 9 690 397 lekë. Paguar tatim në burim në shumë 14 222 lekë. Zoti Ajazi paguar tatim në burim 19 075 lekë. Kredia për blerjen e makinës detyrim pa shlyer më 31 dhjetor 2015 është 31 503 (tridhjetë e një mijë e pesëqind e tre) euro.

 

Ridvan Bode

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si deputet 2 436 000 (dy milionë e katërqind e tridhjetë e gjashtë) lekë. Pagesë kalimtare nga ISSH, vlera 216 000. Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies Të ardhura të zotit Ridvan Bode nga bonot e thesarit 138 000 lekë.

Të ardhura të familjarëve Bashkëshortja, zonja Jola Bode, të ardhura nga paga dhe shpërblime si pedagoge 1 905 000 (një milion e nëntëqind e pesë mijë) lekë. Bashkëshortja, zonja Jola Bode, të ardhura nga interesa nga bono thesari dhe obligacione 213 000 lekë. Zonja Bode, të ardhura nga interesa, depozita 41 000 lekë.

Djali, Eraldo Bode, të ardhura nga puna pranë kompanisë “Balfin” 525 508 lekë. Djali të ardhura nga interesa bonot e thesarit 62 000 lekë. Vajza, Adela Bode, të ardhura nga puna pranë Bankës së Shqipërisë 1 237 531 lekë. Vajza, të ardhura nga interesa bono thesari dhe obligacione 57 000 lekë. Të tjera

1) Posedues i bonove të thesarit me vlerë 5 290 000 lekë.

2) Bashkëshortja, poseduese e bonove të thesarit me vlerë 8 140 000 lekë.

3) Bashkëshortja obligacion dhjetëvjeçar data 1 janar 2015 në vlerën 1 200 000 lekë.

4) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 423 846 lekë.

5) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 305 205 lekë.

6) Bashkëshortja, gjendja e llogarive bankare në një bankë të nivelit të dytë, 480 913 lekë.

7)Bashkëshortja, gjendja e llogarive bankare në një bankë të nivelit të dytë, 3 344 234 lekë.

8) Djali, Eraldo Bode, poseduesi i bonove të thesarit me vlerë 1 980 000 lekë.

9) Llogari rrjedhëse djali Eraldo Bode 97 391 lekë dhe llogari tjetër 3 315 lekë.

10) Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 133 716 lekë.

11) Vajza bono thesari në vlerën 2 180 000 lekë. Shpenzimet e deklarueshme 2015 Paguar gjatë vitit 2015 leasing për makinë në vlerën 531 124 lekë, detyrimi i mbetur më 31 dhjetor 2015 është 11 677 euro. Paguar kredi në vlerën 4025 lekë, kredia është marrë në vitin 2007 dhe më 31 dhjetor 2015 ka mbetur pa shlyer vlera 6 165 euro./Panorama