Open Data Albania po vizualizion të dhëna për mandatet deputet të partive politike sipas Qarqeve. Në vend janë 12 qarqe dhe Sistemi Zgjedhor është Sistem Rajonal ku si rajone njihen qarqet. Në zgjedhjet e vitit 2017, secili qark kishte një total deputetësh për Kuvend si vijon: Tirana 34 deputet; Fieri 16; Durrësi 14; Elbasani 14; Vlora 12 deputet; Shkodra 11 Deputet;Korça 11; Lezha 7; Berati 7; Dibra 6; Gjirokastra 5 deputet dhe Kukësi 3.

Në Qarkun Tiranë në Zgjedhjet e vitit 2017, 34 mandatet u ndanë 18 për PS; 11 për PD dhe 5 për LSI.

Në Fier si qarku i dytë për numër mandatesh 16 deputetët u ndanë në 10 PS; 4 PD dhe 2 LSI.

Në Durrës PS siguroi 8 mandate; PD 4 dhe LSI 2 mandate.

Në Elbasan PS siguroi 7 mandate; PD 3; LSI 2 dhe PDIU 2 deputet.

Vlora qarku ku kandidoi edhe Kryetari i Partisë në Mazhorancë ka 12 deputet nga të cilët 8 shkuan për PS; 3 për PD dhe 1 për LSI.

Shkodra me 11 mandate shënoi 4 për PS; PS për PD; 1 mandat për LSI dhe një mandate për PSD me kryetar Tom Doshi.

Në Korçë 11 mandatet u ndanë 6 PS; 4 PD dhe 1 LSI.

Në Lezhë PS mori 3 mandate; PD po 3; LSI 1 mandat.

Berati shënoi 4 mandate për PS; 1 për PD dhe 2 për LSI.

Dibra si Qark dha 2 mandate për PS; 2 për PD; 1 mandat për LSI dhe 1 mandat për PDIU. Gjirokastra 3 mandate për PS; 1 për PD dhe 1 për LSI.


Të dhënat: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në Zgjedhjet për Parlament të vitit 2017 në Qarkun Tiranë Partia Socialiste PS fitoi 18 deputet, ky ishte një rezultat edhe më i mirë së në zgjedhjet e rotacionit 2013 ku PS kishte 16 deputet.  Në rang qarku Partia Socialiste votohej për një mandate të dytë në qeverisje. PS mori 48.24% të totalit të votave të qarkut ose në numër 200 517 Vota. Deputetët PS për qarkun Tiranë në vitin 2017 janë Arben Ahmetaj; Arben Pëllumbi;Besnik Baraj (jo më kandidat në 2021); Blerina Gjylahmetaj (jo më kandidate në Tiranë 2021); Elona Hoxha (jo më kandidate në 2021); Ervin Bushati; Fatmir Xhafaj; Klotilda Bushka; Ogerta Manastirliu; Olta Xhacka (jo më kandidate në Tiranë 2021); Pandeli Majko; Rakip Suli (tashmë kryebashkiak); Sadi Vorpsi   (jo më kandidat në 2021); Sadri Abazi (jo më kandidat në 2021); Saimir Tahiri (jo më kandidat në 2021);Ulsi Manja; Vasilika Hysi (jo më kandidat në 2021); Xhemal Qefalija.

Partia Demokratike PD fitoi në këto zgjedhje në Qarkun e Tiranës 11 mandate. Ky shënon të njëjtin rezultat si një vitin 2013. Deputet të Partisë Demokratike në Qarkun Tiranë në këto zgjedhje janë: Albana Vokshi; Dashamir Shehi; Fatmir Mediu; Gent Strazimiri; Grida Shqima; Halim Kosova; Jorida Tabaku; Lulëzim Basha; Orjola Pampuri; Rudina Hajdari; Sali Berisha.

Partia Lëvizja Socialiste LSI për Integrim siguroi 5 deputet në Qarkun e Tiranës. Ky shënonte një rezultat të mirë në këtë qartë krahasuar me vitin 2013 apo 2009. Tre deputetet e partisë LSI në Qarkun Tiranë janë Endrit Braimllari;Floida Kërpaçi; Kejdi Mehmetaj; Klajda Gjosha; Luan Rama. Në qark Lëvizja Socialiste për Integrim shënoi  55 894 vota.


Të dhënat: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në grafikun si më poshtë shfaqet rezultati në mandate sipas qarqeve në vitin 2013


Të dhënat: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në grafikun si më poshtë shfaqet rezultati në mandate sipas qarqeve në vitin 2009


Të dhënat: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në zgjedhjet e vitit 2021, vijon të mbetet sistemi Proporcional Rajonal por tashmë kemi një prag prej 1% për Subjektet të cilat sido që të jetë rezultati zgjedhor në qark, nuk mund të marrin deputet nëse në rang kombëtar nuk shënojnë 1% të totalit të votave. Gjithashtu sistemi është më lista të hapura ku kusht është vota për individin në pozicione numerik jo fituese të subjektit. Ky individ duhet të marrë më shumë vota se herësi i partisë për kandidat në atë qark, për të spostuar në listë pjesa mandate fituese një kandidat me renditje të ulët sipas numrit të votave. Herës është mesatarja e krijuar nga pjesëtimi i votave të partisë në qark me numrin e mandateve që partia fiton. Ky herës nuk mund të jetë më shumë se 10 000 mijë vota. Kandidati që listohet fitues për shkak të kapërcimit të herësit nuk mund të kualifikojë një kandidat të grupit më të papërfaqësuar gjinor. Pra një kandidat mashkull nuk mund të rrëzojë nga pozicioni në fashën e fituesve një kandidate grua. Ky sistem me lista të hapura por me kusht herësi,

Shkarko excel: Rezultati në Qarqe ndarja e mandateve në Zgjedhje Parlamentare 2017
Komente dhe Analiza: Open Data Albania