Open Data Albania po hulumton mbi rezultate zgjedhore të tre proceseve të fundit për Kuvend për të identifikuar Parti që kanë arritur të marrin të paktën një përqind të votave në rang kombëtar. Konkretisht zgjedhje vitit 2009, 2013 dhe 2017. Pragu prej 1% të votave kombëtare është tashmë kusht që një subjekt elektoral të pretendojë për mandat parlamentar. Ky prag kombëtar është hera e parë që po aplikohet pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të bëra gjatë vitit 2020. Pragu kombëtar garanton që partitë parlamentare të karakterizohen nga një përfaqësim kombëtar dhe të mos jenë parti përfaqësuese vetëm në nivel qarku.

Në zgjedhjet e vitit 2009 u regjistruan si subjekte zgjedhore 4 koalicione zgjedhore me 33 parti të përfshira, 1 pati si subjekt më vete dhe një kandidat i pavarur. Koalicioni Aleanca e Ndryshimit kryesuar nga PD mori 70 mandate ose 46.92 % të votave; Koalicioni Aleanca Poli i Lirisë nuk mori asnjë mandat;  Koalicioni Aleanca Socialiste për Integrim  drejtuar nga LSI 4 mandate; dhe Koalicioni Bashkimi për Ndryshim mori 66 mandate. Në zgjedhjet e vitit 2009 nuk kanë shënuar rezultatin kombëtar 1% parti me pritshmëri si Partia DemoKristiane 0.88%; Partia G99 me 0.86%;Partia Socialiste e Vërtetë 91 PSV 91 më vetëm 0.43%; Partia Drejtësi dhe Integrim PDI me 0.95% të votave kombëtare.


Të dhënat: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2013, janë 66 parti pjesëmarrëse,62 morën pjesë të grupuara në dy koalicione konkretisht Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim, 4 parti garuan më vete. Gjithashtu në proces u regjistruan edhe dy kandidat të pavarur Dritan Prifti dhe Arben Malaj. Në këto zgjedhje janë 2 parti që megjithëse kanë marrë më pak se 1% të votave kanë fituar një mandat, kjo për shkak të llogaritje të votës brenda koalicionit. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut me 0.85 % të votave në rang kombëtar shënoi një mandat parlamentar po njësoj Partia Kristjan Demokrate e Shqipërisë me 0.46% të votave. Në këto zgjedhje mori pjesë edhe parti Aleanca Kuq e Zi, parti e cila shënoi rezultat kombëtar prej 0.59 % por pa shënuar ndonjë rezultat me mandate zgjedhore.


Të dhënat: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në Zgjedhjet e Përgjithshme të vitit 2017 garuan 18 parti nga të cilat 5 arritën të marrin mandat deputeti. Në këto zgjedhje mori pjesë për herë të parë edhe Lista e Barabartë njohur ndryshe si LIBRA e drejtuar nga Ben Blushi. Kjo parti nuk arriti të marrë ndonjë mandat zgjedhor por arriti rezultatin e 1.25% e votave në nivel kombëtar ose në total 19 806 vota. Partia Social Demokrate PSD drejtuar nga Tom Doshi fitoi një mandat deputeti megjithëse partia e tij në nivel kombëtar arriti 0.95% apo 14 993 vota. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet arriti të fitojë tre mandate parlamentare duke marrë në rang kombëtar 4.81 % të votave ose 76 069 vota. Partia Fryma e Re Demokratike shënoi 0.33% të votave.


Të dhënat: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Të dhënat: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në zgjedhjet që priten 25 Prill 2021, do të aplikohet ky prag Kombëtar prej 1% të votave. Sado i mirë të jetë rezultati i një partie të caktuar në një qark, partia nuk mund të fitojë një mandat deputeti nëse nuk ka një numër votash që peshojnë sa 1% e totalit. Kalimi i pragut shënon edhe statusin e partisë si parti parlamentare e cila ka të drejtë të përfitojë nga financimet publike.

Shkarko excel: Parti Politike që kanë fituat pragun 1% vota në rang kombëtar, Zgjedhje 2009, 2013, 2017
Komente dhe Analiza: Open Data Albania