Open Data Albania po vizualizion të dhëna për mandatet deputet të partive politike sipas Qarqeve. Në vend janë 12 qarqe dhe Sistemi Zgjedhor është Sistem Rajonal ku si rajone njihen qarqet. Në zgjedhjet e 2021, secili qark ka një total deputetësh për Kuvend si vijon: Tirana 36 deputet; Fieri 16; Durrësi 14; Elbasani 14; Vlora 12 deputet; Shkodra 11 Deputet;Korça 11; Lezha 7; Berati 7; Dibra 5; Gjirokastra 4 deputet dhe Kukësi 3.

Në Qarkun Tiranë në Zgjedhjet e vitit 2021, 36 mandatet u ndanë 18 për PS; 15 për PD; 2 për LSI dhe 1 PSD

Në Fier si qarku i dytë për numër mandatesh 16 deputetët u ndanë në 9 PS; 6 PD dhe 1 LSI.

Në Durrës PS siguroi 8 mandate dhe PD 6.

Në Elbasan PS siguroi 8 mandate dhe PD 6.

Vlora ka 12 deputet nga të cilët 8 shkuan për PS dhe 4 për PD.

Shkodra me 11 mandate shënoi 3 për PS; 5 për PD; 1 mandat për LSI dhe 2 mandate për PSD me kryetar Tom Doshi.

Në Korçë 11 mandatet u ndanë 6 PS dhe 5 PD.

Në Lezhë PS mori 3 mandate dhe 4 PD.

Berati shënoi 5 mandate për PS; 2 për PD.

Dibra si Qark dha 2 mandate për PS dhe 3 për PD.

Gjirokastra 3 mandate për PS; 1 për PD.

Në grafikun si më poshtë shfaqet rezultati në mandate sipas qarqeve në vitin 2021; 2017; 2013; 2009.

Shkarko excel: Rezultati në Qarqe ndarja e mandateve në Zgjedhje Parlamentare 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania