Open Data Albania po hulumton mbi Pavlefshmërinë e Votës në Qarqe në procesin Zgjedhor të 25 Prillit duke evidentuar qarqet më problematike. Në këtë Proces Zgjedhor në rang kombëtar të pavlefshme rezultuan 83 028 vota ose 5% e totalit të votave. Ky është treguesi më i lartë i pavlefshmërisë që kemi shënuar në procese zgjedhore për pushtetin lokal apo të përgjithshme. Mund të shikoni artikullin Lista e Zgjedhësve në Vite, Pjesëmarrja dhe Vlefshmëria e Votës 2015 – 2021 për më tepër informacion për pavlefshmërinë e votës në vitee.

Qarku me më shume vota të pavlefshme eshte Tirana me 18422, pasohet nga Elbasani me 9775 vota të pavlefshme, Fieri me 9375 dhe Durrësi me 7808 vota të pavlefshme.

Ndër qarqet me më shumë problematikë pavlefshmëri vote mund të rendisim Dibër me 6.78% pavlefshmëri; Berati me 6.54%; Lezha me 6.45%; Elbasani me 5.89%; Korça me 5.62%; Kukës me 5.35% dhe Fier me 5.13%.

Te dhënat Renditje Lista mund të shkarkohen në excel-in e këtij Artikulli

Për Informacion kontakto info@ais.al

Të tjerë Artikuj me #DataElektorale jane tek Tema Procese Zgjedhore 

Shkarko excel: Pavlefshmëria e Votës sipas Qarqeve Zgjedhje 25 Prill 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania