Open Data Albania po publikon emra individ për të cilët Këshilli Bashkiak Durrës ka miratuar me VKB në Data Zgjedhore (25 Mars deri 25 Prill) ndryshim të Statusit të Përfitimit sipas kategorisë së Dëmit të Shkaktuar nga Tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Këta individ me Vendim të Këshillit Bashkiak Durrës janë vlerësuar fillimisht në muajt e vitit 2020 apo edhe në 2021 me një nivel Dëmtimi si p.sh. DS1, DS2 apo DS3. Me vendime të Këshillit Bashkiak Durrës në Data Zgjedhore (VKB nr.46 date 14.04.2021 dhe VKB nr.51 datë 14.04.2021 Bashkia Durrës) është bërë ndryshimi i tyre duke i klasifikuar në një kategori më të rëndë dëmtimi çka parashikon edhe Grant Rikonstruksioni më të Lartë.

Vlera për Grant Rikonstruksioni (baza) e përcaktuar sipas VKB nr.47 dt. 29.05.2020 Bashkia Durrës është:

  • Për nivelin e dëmit DS1, masa e vlerës së rikonstruksionit ose riparimi është 100 000 lekë.
  • Për nivelin e dëmit DS2, masa e vlerës së rikonstruksionit ose riparimi është 250 000 lekë.
  • Për nivelin e dëmit DS3, masa e vlerës së rikonstruksionit ose riparimi është 500 000 lekë.

Duke u renditur në një nivel më të rëndë dëmtimi, përfituesit kanë më shumë fond për grant rindërtimi. Ky rivlerësim dhe miratim është bërë 16 muaj pas Tërmetit të datës 26 nëntor 2019. Data e Miratimit të ri përkon me Data për të cilat Kodi Zgjedhor ka parashikuar si Data Zgjedhore, data në të cilat ka parashikime më të kujdesshme për përdorimin e fondeve publike.

Ndryshime për individë vlerësuar fillimisht me nivel dëmtimi DS1:

Për Ndryshim të Kategorisë së dëmit nga DS1 në DS2 janë 8 individë të listuar me fond shtesë për individ në vlerë 150 000 lekë, në total është 1 200 000 lekë.

Ndërsa për ndryshimin nga DS1 – DS3 , jane 7 individë, ku fondi shtesë për një individ është 400 000 lekë, në total shtesa e grantit shkon në vlerën 2 800 000 lekë.  

Ndryshime për individë vlerësuar fillimisht me nivel dëmtimi DS2:

Kemi një individ të cilit i është ndryshuar kategoria e dëmtimit nga DS2 në DS1, Vlera e grantit është ulur 100 000 lekë ( minus 150 000 lekë ).  

Për Ndryshim Kategorie nga nivel DS2 – DS3 – jane 19 individë përfitues, ku vlera e shtuar për individ është 250 000 lekë, në total shkon 4 750 000 lekë.

Gjithashtu kemi 1 individ të kaluar nga DS2 në DS4 dhe një individ me kalim nga DS2 në DS5.

Ndryshime për individë vlerësuar fillimisht me nivel dëmtimi DS3:

Rezultojnë 3 individë të cilët kanë kaluar nga nivel dëmtimi DS3 në DS4, 5 individë me ndryshim nga DS3 në DS5, 1 individ i kaluar nga DS3 në DS2 – vlera e grantit është ulur në 250 000 lekë (Minus 250 000 lekë)

Për Lista të ndryshuara në data zgjedhore Këshilli Bashkiak në Durrës ka miratuar një shtesë grantesh prej 8 350 000 lekë.

Shkarko excel: Data Zgjedhore Bashkia Durrës, Individë për të cilët shtohet grant për rikonstruksion (rikualifikime)
Komente dhe Analiza: Open Data Albania