Open Data Albania po hulumton mbi juridiksionin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të hasen gjatë zbatimit të Kontratave të Koncesionit apo Partneritete Publik Privat PPP të hartuara në katërvjeçarin e fundit, Janar 2017 – Dhjetor 2020. Juridiksioni është Gjykata, Dhoma e Arbitrazhit apo Institucioni i caktuar paraprakisht si Institucion ku palët do të drejtohen për shqyrtim dhe gjykim në rast se kanë konflikte, mosmarrëveshje apo çështje për interpretim.

Gjatë 2017-2020, në Shqipëri janë miratuar 24 kontrata Koncesione apo PPP me vlerë totale Investimi prej 125 199 058 469 Lekë ose konvertuar në Euro ka vlerën rreth 1  009 669 826 Euro.

Nga 24 kontrata të listuara si të miratuara në Janar 2017 deri Dhjetor 2020, vetëm për 23 prej tyre do të bëjmë vlerësim mbi Juridiksionin. Për Koncesionin PPP Për Ndërtimin e Hidrocentralit Veleshicë (lidhur kontrata në 18.07.2018) nuk ka Kontratë apo Marrëveshje të Publikuar dhe të aksesueshme nga Publiku.

23 Kontrata apo Marrëveshje Koncensionare dhe PPP të miratuara gjatë kësaj periudhe, kanë të përcaktuar në Kontratë apo Marrëveshje Juridiksionin dhe Mekanizmat për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes palëve. Për 14 Kontrata Juridiksioni është parashikuar Gjykatë në Republikën e Shqipërisë dhe në 9 kontrata Juridiksioni është paracaktuar i huaj arbitrazh ndërkombëtar.

Të dhënat: Regjistri Koncensionar OpenCorporates.al http://www.opencorporates.al/sq/concession
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Të dhënat: Regjistri Koncensionar OpenCorporates.al http://www.opencorporates.al/sq/concession
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në këtë artikull nuk kemi përfshirë edhe ato Kontrata Koncensionare apo PPP të cilat janë miratuar më herët (përpara 1 janar 2017) dhe janë rishikuar duke u rinegociuar gjatë kësaj periudhe. Të tilla janë 9 dhe informacion mbi to ka në një artikull tjetër të publikuar po nga Open Data Albania.

Juridiksioni Vendas (kombëtar) në nëntë raste ka si Institucion Kompetent Gjykatën Administrative sipas kompetencës, në dy raste Gjykata Civile e Rrethit Tiranë dhe në tre raste të tjera Gjykata Administrative e Kryeqytetit. Kontratat me Juridiksion për Zgjidhje mosmarrëveshjesh përmes Gjykatave Kombëtare janë kryesisht kontrata për ndërtim Veprash Hidrike Hidrocentrale.

Arbitrazhi në Vjenë është paracaktuar si Juridiksion për 3 kontrata koncesion PPP të kësaj periudhe. Konkretisht të zbatuara nga shoqëritë: Gjoka 87 si shoqëri zbatuese e Kontratës për Përmirësimin Ndërtimin Operimin dhe Mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit; 3Power Shala si zbatuese e Kontratës për Ndërtimin Operimin dhe Transferimin e Hidrocentraleve mbi Lumin Shalë; Noa Inspect si zbatuese e Partneritetit Publik Privat për Shërbimin e Kontrollit Ligjor të Instrumenteve Matës nëpërmjet Instrumenteve Shpërndarës të Karburantit dhe Gazit të Lëngshëm.

Arbitrazh Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë me Seli në Tiranë ICC Tiranë është përzgjedhur si Institucion kompetent për shqyrtim mosmarrëveshje të mundshme mes palëve për kontratën PPP me titull Për Ofrimin e Shërbimit Laboratorik të Spitaleve Universitare, Rajonale dhe Bashkiak zbatuar nga Laboratory Networks shpk.

Kontrata Koncesionare dhe PPP, në fuqi, të dhëna dhe Dokumente mbi Kompanitë e Regjistruara për Zbatimin e Tyre, janë të publikuara në një format lehtësisht të aksesueshëm dhe të mirë strukturuar në Databazën Regjistri Koncesionar portali OpenCorporates.al. Dokumenti në Excel i këtij artikulli ka të dhëna dhe informacion mbi bazën e të cilit është bërë vizualizimi. Ky dokument është lehtësisht i shkarkueshëm dhe i lirë për përdorim. Të tjera databaza të Organizatës AIS, janë spending.data.al ; OpenPocurement.al dhe OpenCorporates.al

Ky Artikull Hulumtues po publikohet në kuadër të projektit Open Data, Access and Transparency over sectors to Risk of Corruption.

Shkarko excel: PPP Koncesione Juridiksioni për zgjidhje të Mosmarrëveshjeve të Palëve 2017-2020
Comment and Analysis: Open Data Albania