Eksportet Ruse sipas grup-mallrave kryesore, pozicionimi i saj në tregun ndërkombëtar

Open Data Albania po hulumton mbi tregtinë e jashtme të Federatës Ruse sipas grup-mallrave dhe vendeve partner tregtar. Kjo analizë po bëhet në mënyrë që të kuptojmë më mirë se për cilat produkte mund të kemi mungesa në tregun botëror, apo vendin tonë. Do të shohim gjithashtu se cilat vende kanë importuar më shumë, përgjatë 3 viteve të fundit, për këto, 10 grup mallra kryesore,…

Shkëmbimi Tregtar, Import Eksporte të Federatës Ruse me vendet që aplikojnë Sanksione

Në këtë artikull po listojmë historikun në vlerë eksporte dhe importe, që ka Federata Ruse me vendet që po aplikojnë tashmë sanksione tregtare dhe embargo në mënyrë të ndërsjellët. Vendet dhe Tregjet po afektohen nga sanksionet tregtare dhe kjo pritet të japë efektë të mëtejshme në muajt që pasojnë. Në datën 24 Shkurt 2022 menjëherë pas fillimit të Agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Këshilli Europian…

Import dhe Eksport i Lëndëve Djegëse karbure 2013-2021

Open Data Albania po analizon të dhënat mbi vlerën, sasinë dhe çmimin mesatar të hidroharbureve të importuara dhe eksportuara në vend për periudhën 2013-2021. Burimi i informacionit është INSTAT dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Në këtë analizë janë përfshirë lëndët djegëse si nafta, gazi, benzina si dhe vajrat mineral. Viti 2021 ka shënuar sasinë në ton më të lartë të importuar të hidrokarbureve që…

Prodhimi, Eksporti dhe Importi i Duhanit 2005 deri 2020

Open Data Albania po përditëson të dhënat e prodhimit, importit dhe eksportit të duhanit sipas origjinës dhe destinacionit në vlerë dhe sasi për periudhën 2005-2020. Informacioni është siguruar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Prodhimi i duhanit që para viteve 2000 është konsideruar një industri e rëndësishme me një nivel prodhimi të duhanit të konsiderueshme, e analizuar…

Vëllimi i Punës Porti i Durrësit, 90% e mallrave të transportit detar përpunohen në Durrës

Open Data Albania, po hulumton mbi vëllimin e mallrave të transportuar që ka Porti i Durrësit. Nevoja për hulumtim lidhet me vendimmarrjen e Qeverisë Shqiptare për ta ndërprerë ekzistencën e Durrësit si Port Mallrash, duke e transformuar territorin në zonë luksoze rezidencash dhe port vetëm për mjete lundruese për përdorim individual. Të dhënat që ofron Instituti i Statistikave kanë shumë pak informacion mbi vëllimin dhe…

Tregtia Republika e Shqipërisë me Republikën e Kosovës dhe Kosova kundrejt Rajonit 2016 – 2020

Open Data Albania po hulumton mbi bilancin tregtar ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës gjatë pesëvjeçarit 2016-2020. Po njësoj do të analizohet tregtia e jashtme sipas Vlerave për Kosovën me vende të rajonit si Shqipëria dhe ish republikat e Jugosllavisë. Burimi i informacionit është Instituti i Statistikave në Shqipëri dhe Agjencia Statistikore e Kosovës. Bilanci tregtar midis Shqipërisë dhe Kosovës në milion Lekë paraqitet pozitiv, çka tregon…

Tregtia me Serbinë dhe Rajonin 2016 – 2020

Open Data Albania po hulumton mbi bilancin tregtar me Serbinë dhe rajonin gjatë pesëvjeçarit 2016-2020. Analiza fokusohet në paraqitjen e trendit dhe dinamikën e bilancit tregtar sipas çdo grupi mallrash të kategorizuar. Burimi i informacionit është Instituti i Statistikave. Bilanci tregtar midis Shqipërisë dhe Serbisë në milion Lekë rezulton me deficit, çka tregon një vlerë më të ulët eksportesh (dalje mallrash) kundrejt importeve (hyrje mallrash)…

Import Eksportet sipas Grup Mallrash 2016 – 2020

Open Data Albania ka përditësuar të dhëna për eksporte, importe sipas grup-mallrave. Analiza paraqet trendin dhe dinamikën për eksporte dhe importe të mallrave për vendin tonë 2016-2020. Burimi i informacionit është Instituti i Statistikave. Grup mallrat me peshën më të lartë kundrejt totalit për Eksporte janë Tekstile dhe këpucë. Në pesë vite vlera e eksporteve nga ky grup mallrash është 568.3 miliard Lekë. Grupi i…

Vende Origjinë për Import Mallrash drejt Shqipërisë 2016 – 2020

Open Data Albania po hulumton mbi importet sipas Origjinës së Mallrave. Të dhënat janë marrë nga Instituti i Statistikave për periudhë pesëvjeçari 2016 – 2020. Analiza është bërë duke renditur vendet kryesore sipas vlerës totale të Importeve mallra që blihen nga jashtë. Italia me 151.97 miliard Lekë ose 25% të totalit të importeve, Turqia me 57.94 Miliard lekë ose 9.6% të totalit të Importeve, Greqi…

Vende Destinacion për Eksporte nga Shqipëria 2016 – 2020

Open Data Albania po hulumton mbi eksportet që Shqipëria ka realizuar në pesë vitet e fundit sipas destinacineve, vendi ku eksportohet. Të dhënat janë marrë nga Instituti i Statistikave. Italia është vendi i parë sa i takon eksporteve nga Shqipëria. Në vitin 2020 drejt Italisë kemi eksportuar mallra me vlerë prej 123.5 miliard Lekë. Në vitin 2016 eksportet drejt Italisë shënonin 132.9 miliard Lekë. Vlera…

Bilanci Tregtar i Shqipërisë, Deficiti 1993 – 2020

Open Data Albania po përditëson të dhënat mbi Bilancin Tregtar të Shqipërisë deri në vitin 2020. Bilanci Tregtar mat diferencën midis vlerës së Eksporteve dhe Importeve për një Ekonomi. Kjo diferencë lidhet drejtpërdrejt me prodhimin, konsumin, dhe cilësinë e një ekonomie kombëtare. Sa më i lartë Deficiti Tregtar aq më shumë mund të flasim për ekonomi kombëtare jo performuese. Në vitin e fundit 2020 Bilanci…

Eksporte sipas destinacionit dhe importe sipas origjinës, bilanci tregtar i RSH 2016

Open Data Albania po përditëson të dhënat mbi eksportet sipas destinacionit, importet sipas origjinës dhe bilancin tregtar për vitin 2016. Bilanci Tregtar mat diferencën midis vlerës së eksporteve dhe importeve për një ekonomi. Eksportet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave, shërbimeve të shitura apo kryera jashtë vendit, ndërsa importet  përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave, shërbimeve të blera apo kryera nga vendet e tjera. Në vitin 2016,…

Eksportet, importet dhe bilanci tregtar sipas grupmallrave, 2016

Open Data Albania ka përditësuar të dhënat në lidhje me eksportet, importet dhe bilancin tregtar sipas grupmallrave për vitin 2016. Sipas të dhënave të analizuara, peshën më të lartë të eksporteve të vendit tonë e zë kategoria “Tekstile dhe këpucë”, e cila zë rreth 44% të totalit të eksporteve. Nga 243.5 miliardë lekë që shënojnë eksportet totale në vitin 2016, 106.6 miliardë lekë janë eksporte…

Kursi Mesatar i Këmbimit për Monedhat GBP, EURO, CHF, dhe USD kundrejt Lekut 2010-2015

Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me kursin mesatar të këmbimit valutor për Monedhat Pound Britanik (GBP), EURO, Franga Zvicerane (CHF), dhe Dollari Amerikan (USD)  kundrejt Lekut Shqiptar në harkun kohor 2010-2015. Të dhënat janë  sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.  Gjatë vitit 2015 në Shqipëri Euro është këmbyer mesatarisht me 139.74 Lekë, USD me 125.96 Lekë, Poundi Britanik me 192.54 Lekë…

Kursi i Këmbimit për Monedhat GBP, EURO, CHF, dhe USD kundrejt Lekut 2015

Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me kursin e këmbimit valutor për Monedhat Pound Britanik GBP, EURO, Franga Zvicerane CHF, dhe Dollari Amerikan USD  kundrejt Lekut Shqiptar gjatë muajve të vitit 2015 sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Në një vend me ekonomi të vogël dhe të hapur si Shqipëria kursi i këmbimit të lekut luan një rol të rëndësishëm në nivelin…