Open Data Albania po hulumton lidhur me vaksinimin Anti Covid 19 në Shqipëri: mbi planifikim; numër doza të kontraktuara ; doza të administruara dhe aplikuara. Po njësoj analiza zbardh edhe Shpenzime Shtetërore për blerje me kontraktim. Informacioni për këtë artikull u referohet njoftimeve zyrtare të Kryeministrisë; Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Për të arritur një evidencë mbi shpenzime për kontraktime, ekipi analist pranë Open Data Albania, ka hulumtuar me kujdes dokumente shtetërore të planifikim, alokim, amendim dhe relacione mbi shpenzime dhe konsolidime financiare. Këto dokumenta janë listuar në pasaportat e Kontraktimit tek Open Procurement Albania.

Për të menaxhuar gjithë procesin e vaksinimit anti Covid, Qeveria ka miratuar një Plan Kombëtar Vaksinimi. Sipas planit për vaksinim me dy doza të popullsisë së rritur, duhen administruar total 4.4 milion Vaksina.

Në Shqipëri janë administruar katër lloj vaksinash deri tani për të parandaluar sëmundjen COVID- 19: BioNTech Pfizer me dy kontrata janar 2021 dhe Qershor 2021 ; CoronaVac ; AstraZeneca dhe Sputnik V. Një sasi prej 200 mijë dozash është arritur përmes donacioneve nga BE dhe shtete mike me Shqipërinë. Kanë mbërritur deri 1 shtator në vend 1 921 957 (një milion e nëntëqind e njëzet e një mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e shtatë) doza. Nga të cilat 1 000 000 një milion janë Sinovac-CoronaVac ; 551 000 (pesëqind e pesëdhjetë e një mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e shtatë) janë BionTech Pfizer ; 320 000 (treqind e njëzet mijë janë) AstraZeneca dhe 50 000 (pesëdhjetë mijë) janë Sputnik V.


Burimi: Kryeministria faqe zyrtare dhe rrjete sociale fb_Kryeministri
Përpunoi: Open Data Albania


Burimi: Kryeministria faqe zyrtare dhe rrjete sociale fb_Kryeministri
Përpunoi: Open Data Albania

Sipas Kontratave që Shteti ka lidhur me prodhues, furnitor dhe kompani ndërmjetëse rezulton: deri Shtator 2021 janë kontraktuar 2.9 milion ose doza ose 66% e sasisë së dozave për të cilat shteti është angazhuar në Planin Shtetëror për Vaksinimin. Deri më 1 shtator 2021 janë aplikuar (janë kryer si injeksion) një milion e katërqind e shtatëdhjetë e dy mijë e treqind e gjashtëmbëdhjetë doza. Vaksinimi ka arritur nivelin 22 % e popullsisë.


Burimi:http://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20210630154521KEF%20_%20Raport%20AN%20buxheti%20qershor%202021.pdf
Përpunoi: Open Data Albania


Burimi:http://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20210630154521KEF%20_%20Raport%20AN%20buxheti%20qershor%202021.pdf
Përpunoi: Open Data Albania


Burimi: Kuvendi
Përpunoi: Open Data Albania

Financimi për Blerje dhe Kontraktim për Vaksinim është pjesë e planifikimit dhe realizimit të Buxhetit 2020 dhe 2021. Financimi për këtë shpenzim që lidhet me Programin Shëndet Publik është vendosur të bëhet përmes Fondit Rezervë, fond që menaxhohet me Vendim të Këshillit të Ministrave. Në emër të Qeverisë Shqiptare janë dy ministri të autorizuara (Mars 2021), si negociator për bisedime me prodhuesit, distributorët e autorizuar  apo qeveri të huaja. Ministria e Shtetit për Rindërtimin Ministër zoti Arben Ahmetaj dhe Ministria e Shëndetësisë ministre zonja Ogerta Manastirliu. Deri Shtator 2021 janë administruar 1.92 milion doza nga 2.9 të kontraktuara.

Të gjitha marrëveshjet e hartuara dhe nënshkruara nga Qeveria gjatë vitit 2021, janë marrëveshje për të cilat nuk është publikuar teksti duke i konsideruara kofidenciale për shkak të sekretit tregtar.


Burimi: http://openprocurement.al/sq/htender/covid/title/KONTRAKTIME%20VAKSINIM%20COV-2?
Përpunoi: Open Data Albania


Burimi: http://openprocurement.al/sq/htender/covid/title/KONTRAKTIME%20VAKSINIM%20COV-2?
Përpunoi: Open Data Albania

Tabela e detajuar është krijuar duke analizuar: tekstin e Ligjit që miraton Kontratën Konfidenciale; Aktet Normative për Ndryshim Buxheti;  Plan Buxhete Fillestare; Dokument Konsolidim Buxheti; Vendime të Këshillit të Ministrave; Relacione që Shoqërojnë Ligjin për Buxhetin. Planifikim Buxhetor Vaksina sipas Kontratës Blerje Shtator 2020 – Shtator 2021 në total shkojnë në vlerën 3 420 775 054 Lekë pra 3.42 miliard lekë shpenzime të angazhuara me kontraktim. Vlera me lartë në kontraktim shkon për furnitorin turk Keymen Ilac Sanay Ve Ticaret Anonim Sirketi i cili është kontraktuar për një sasi prej një milion dozash nga i cili deri tani janë administruar një milion doza. Më pas renditet Pfizer Export BV .

Vaksina e parë në vend mbërriti në 12 Janar 2021, në sasi 975 doza lloji BioNTech, Pfizer. Në excelin që shoqëron këtë artikull janë tabelat me të gjitha furnizimet dhe administrimet sipas datës dhe llojit të vaksinës që ka hyrë në vend në harkun kohorë shtator 2020 deri 1 shtator 2021.

AIS / Open Data Albania gjatë vitit të parë të pandemisë ka monitoruar me kujdes Prokurime dhe Kontraktime për përballimin e sitauatës Covid -19 nga Institucionet e Shëndetit Publik, e në mënyrë të veçantë kontraktimeve për të siguruar Vaksinimin për popullsinë. Tenderat Sektori Shëndetësi janë publikuar në një format të mirëstrukturuar dhe analitik në faqen për OpenProcurementAlbania Shëndetësi. Po aty është krijuar një databazë analitike për tenderime dhe kontraktime të realizuara në funksion të nevojave të sektorit shëndetësi për përballimin e situatës Covid -19. Struktura dhe listimi i Informacionit janë sipas Kategorive Blerje Oksigjen , Blerje Dezinfektues , Mjete Mbrojtëse , Test e Tampon, Barna , Aparatura , Kontraktime Sekrete sipas VKM Nr203 datë 2020. Ky proces u realizua si pjesë e aktiviteteve të Projektit Kontraktime Publike në gjendje të Katastrofës Natyrore Covid -19 Forcimi i Mekanizmave të Pavarura të Monitorimit Shtator 2020 – Qershor 2021, projekt i mbështetur në kuadër të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Për të dhëna më të detajuara aksesoni rubrikën Artikuj ODA Tema Shëndetësi dhe në platformën Open Procurement Albania.

Shkarko excel: Vaksinimi anti COVID 19, Dozat e administruara dhe Kosto Financiare në Shqipëri Shtator 2020 – 1 Shtator 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania