Open Data Albania po publikon të dhëna mbi kriminalitetin sipas procedimeve Policore të deklaruara zyrtarisht për periudhën 2015 – 2020. Tregues në fokus është numri i të dëmtuarve apo të viktimizuarve sipas llojit të krimit. Në vitin 2020 janë të listuar 17 829 të dëmtuar total. Ky numër ka shënuar ulje ndër vite e konkretisht ë vitin 2020 listohen 2339 më pak të dëmtuar nga ngjarje dhe veprime kriminale.


Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
Perpunoi: Open Data Albania

Sipas llojit të kriminalitetit, të dëmtuarit ndahen në:Viktima të Vrasjeve me Dashje janë 65, Për vrasje në tentativë shënohen 120 persona që janë dëmtuar. Një tjetër grup veprash penale lidhet me Krimeve Dashje kundër Shëndetit, ku të viktimizuar apo të dëmtuar janë 3052 individ. Krime Seksuale janë 132 rase. Të dëmtuar nga vjedhjet dhe vjedhjet me dhunë korrespondojnë përkatësisht 3701 dhe 91 persona. Nga vjedhjet me armë janë dëmtuar 12 individ.

Një indikator në rritje sa i takon numrit të të dëmtuarve dhe viktimave është Dhuna në Familje ku janë 1656 individ të viktimizuar kundrejt 1475 një vit më parë. Ulje kanë shënuar viktimat dhe të dëmtuarit na Shkelja e rregullave dhe qarkullimit rrugor e kjo natyrshëm pasi viti 2020 shënoi javë të tëra me qarkullim të pezulluar dhe limituar.

Të dhënat mbi individ të dëmtuar apo viktima janë publikuar sipas rasteve të evidentuara dhe proceduara drejtpërdrejt nga Policia e Shtetit. Viti 2020 ka shënuar një situatë përmirësuese sa I përket viktimizimit nga krimi. Dhuna në familje është I vetmi grup veprash ku ka përkeqësim.

Shkarko excel: Viktima dhe të Dëmtuar nga krime Penale 2015 – 2020
Komente dhe Analiza: Open Data Albania