Open Data Albania po hulumton mbi vaksinimin kundër Covid 19 dhe vaksinat që po administrojnë shtetet e Bashkimit Evropian (EU) dhe Zonës Ekonomike Evropiane (EEA). Të dhënat janë deri në datën 17 Shtator 2021. Artikulli prezanton vaksinat e njohura dhe aplikuara sikurse nivelin e vaksinimit për secilin vend. Burim për këtë artikull hulumtues është Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, nëpërmjet databazës për gjurmimin ku përmblidhen informacione të raportuara nga shtetet për Sistemin Evropian të Mbikëqyrjes (TESSy).  

Katër vaksina janë miratuar për përdorim të kushtëzuar nga EMA Agjencia Europiane e Barnave: Comirnaty  (Pfizer), Spikevax (më parë Moderna), Janssen dhe Vaxzevria (më parë AstraZeneca). Tre nga këto vaksina janë njohur gjithashtu nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për përdorim emergjent. FDA nuk ka njohur ende Vaksinën Vaxzevria -AstraZeneca. Nëse flasim për njohje finale pra jo e kushtëzuar dhe jo në kushte emergjente, tashmë prej datës 19 Gusht 2021 FDA ka miratuar Comirnaty  (Pfizer) si vaksinë finale (jo me kusht dhe jo thjesht për përdorim në emergjence).


Burimi: Agjencia e Europiane e Barnave (EMA), aksesuar në datë 18 Shtator 2021
Perpunoi: Open Data Albania


Burimi: Agjencia e Europiane e Barnave (EMA), aksesuar në datë 18 Shtator 2021
Perpunoi: Open Data Albania


Burimi: Agjencia e Europiane e Barnave (EMA), aksesuar në datë 18 Shtator 2021
Perpunoi: Open Data Albania

Gjithë vendet në Europë kanë dakortësuar dhe po lëshojnë Certifikaten Digjitale COVID që do të pranohet në të gjitha Shtetet Anëtare të BE -së që të lehtësojë lëvizjen e lirë brenda BE -së.

Certifikatat e vaksinimit i lëshohen një personi të vaksinuar për çdo vaksinë COVID-19, por aktualisht kur bëhet fjalë për heqjen dorë nga kufizimet e lëvizjes së lirë, Shtetet Anëtare do të duhet të pranojnë certifikatat e vaksinimit për vaksinat që morën autorizimin e marketingut të BE -së, jo për një vaksinë tjetër.

Referuar të dhënave deri me datë 17 Shtator, vaksina e përdorur më së shumti kundër Covid 19 në Europë rezulton Comirnaty (Pfizer), pasi 70% e dozave totale të shpërndara janë nga kjo vaksinë. 14% e dozave rezultojnë nga vaksina Vaxzevria (Astrazeneca), Spikevax (Moderna) përbën 13% të dozave totale, ndërsa Janssen vetëm 3%. Në total të këto vende të Zonës Ekonomike Europiane janë shpërndarë 675 milion vaksina anticovid.


Burimi:”European Centre for Disease Prevention and Control COVID-19 Vaccine Tracker”
Përpunoi: Open Data Albania


Burimi: “European Centre for Disease Prevention and Control COVID-19 Vaccine Tracker”
Përpunoi: Open Data Albania

Në 30 shtetet Evropiane të analizuara rezulton që vaksina më e përhapur është Comirnaty (Pfizer). Shumica e shteteve kanë siguruar mbi 60% të dozave totale nga kjo lloj vaksine. I vetmi shtet që po aplikon vaksinë tjetër për shumicën e popullsisë është Lihtenshtajni, shteti më i pasur në botë, i cili ka aplikuar kryesisht vaksinen Spikevax (Moderna) me 72% të dozave totale.


Burimi: “European Centre for Disease Prevention and Control (17 Shtator 2021) COVID-19 Vaccine Tracker”
Përpunoi: Open Data Albania

Gjithashtu konstatohet se shumica e shteteve të analizuara po përdorin vaksinat e pranuar nga EMA, përveç Hungarisë dhe Sllovakisë, të cilat kanë aplikuar dhe vaksina të tjera. Konkretisht, Hungaria është furnizuar gjithashtu dhe me 2 vaksina të tjera: Sputnik V- me 9% të dozave totale dhe Beijing CNBG (Sinopharm) -24% të dozave totale në vend, ndërsa Sllovakia është furnizuar me Sputnik V për 3% të dozave totale.

Mbi 71% e popullsisë me moshë mbi 18 vjec ka marrë vaksinim të plotë, ndërsa mbi 78% ka marrë të paktën 1 dozë vaksine në këto shtete. Nëse do të analizonim shifrat për gjithë popullsinë pavarësisht moshës atëherë rezulton mbi 60% e popullsisë me vaksinim të plotë apo mbi 66% me të paktën 1 dozë vaksine kundër Covid 19.


Burimi: “European Centre for Disease Prevention and Control (17 Shtator 2021) COVID-19 Vaccine Tracker”
Përpunoi: Open Data Albania


Burimi: “European Centre for Disease Prevention and Control (17 Shtator 2021) COVID-19 Vaccine Tracker”
Përpunoi: Open Data Albania

Shteti që ka progresuar më shpejt në vaksinimin e popullsisë kundër Covid 19, rezulton Islanda, ku 90.5% e popullsisë ka kryer vaksinimin e plotë. Po kështu dhe Irlanda ndodhet në një pozitë të afërt, ku 90% e popullsisë ka marrë vaksinimin e plotë. Ndiqen nga shtete si: Malta, Danimarka, Portugalia, Belgjikë, Norvegji, Spanjë dhe Francë, ku secila ka vaksinuar plotësisht mbi 80% të popullsisë. Veçojmë Portugalinë e cila ka vaksinuar pjesë më të madhe me të paktën 1 dozë, rreth 97% të popullsisë.

Shtete që rezultojnë me progres jo shumë të lartë në vaksinim janë: Bullgaria me vetëm 21.7%, Rumania me 32.8%, Latvia me 48.1% dhe Kroacia me 48.9% të popullsisë, që janë vaksinuar plotësisht. Ndërsa shtetet e tjera kanë vaksinuar të paktën gjysmën e popullsisë.

Vendët e Ballkanit Perëndimor, rezultojnë me ritëm më të ngadaltë vaksinimi, ku më pak se gjysma e popullsisë është vaksinuar të paktën me një dozë apo dozat e plota. Në pozitën më të mirë qëndron Serbia qe ka vaksinuar të paktën 40% të popullsisë, ndërsa në pozitën më pak të mirë rezulton Bosnjë Hercegovinë me 13% të popullsisë vaksinuar plotësisht. Ndërsa Shqipëria ka vaksinuar 25% të popullsisë më doza të plota apo 32% me të paktën një dozë.


Burimi: OWID aksesuar me datë 18 Shtator, të dhënat e raportuara për secilin shtet janë 7 (BiH)-17 Shtator
Përpunoi: Open Data Albania

Deri tani, Shqipëria ka aplikuar 2 nga vaksinat e njohur nga EMA: Comirnaty (Pfizer) dhe Vaxzevria (AstraZeneca), si dhe 2 vaksina të tjera: Sptunik V dhe Sinovac-Coronavac.

Artikuj të tjerë mbi Covid, Vaksinime Kosto dhe Çmime të Vaksinave mund të gjeni tek Artikuj Tema Shëndetësi.

Shkarko excel: Vaksinimi kundër Covid 19. Lloji i Vaksinës Niveli i Vaksinimit ne EU, EEA dhe Rajon
Komente dhe Analiza: Open Data Albania