Open Data po përditëson të dhënat mbi fitimin e bankave të nivelit të dytë në Shqipëri për periudhën 2016-2020. Bankat e nivelit të dytë janë institucione financiare me seli në Shqipëri që ushtrojnë veprimtarinë bankare të pranimit të depozitave monetare apo të fondeve të tjera të riparueshme nga publiku dhe përdorimin e tyre për dhënie kredie apo veprimtari të tjera financiare sipas përcaktimeve në kuadrin ligjor.

Aktualisht në Shqipëri operojnë 12 Banka të nivelit të dytë, me kapital vendas dhe të huaj. Konkretisht 58.3% e Bankave të nivelit të dytë kanë kapital të huaj me vend origjine kryesisht Italinë, Greqinë, Turqinë, Holandën, Danimarkë, Bullgari etj., 16.7% e bankave kanë kapital vendas, ndërsa 25% janë më kapital të përzier pra vendas dhe të huaj. Për periudhën 5-vjeçare në analizë janë marrë vetëm bankat që aktualisht janë të licencuara nga Banka Qendrore e Shqipërisë, dhe jo bankat të cilat mund të jenë mbyllur gjatë kësaj periudhe.

Në Korrik 2021, Banka e Bashkuar e Shqipërisë ka miratuar shitjen e 30% të aksioneve nga aksioneri “Islamic Development Bank’, në favor të aksionarit Eurosig sh.a, duke u bërë kështu aksioneri kryesor me 51.02% të aksioneve.


Burimi: Banka e Shqipërisë, Ekstraktet e QKB për secilën Bankë
Perpunoi: Open Data Albania


Burimi: Banka e Shqipërisë, Ekstraktet e QKB për secilën Bankë
Perpunoi: Open Data Albania

Për të analizuar fitimin e bankave të nivelit të dytë janë marrë në vlerësim dy tregues: Fitimi/Humbja para interesave dhe tatimit (EBIT) që tregon vlerën e fitimit bruto të një kompanie pa zbritur interesat dhe detyrimet fiskale të tatimit mbi fitimin, si dhe;

Norma e kthimit të kapitalit të punësuar (ROCE) që tregon eficencën e përdorimit të kapitalit  të shoqërisë dhe llogaritet si raport mes EBIT dhe kapitalit të angazhuar (punësuar). Një tregues i lartë i ROCE, tregon se kompania po gjeneron më shumë fitim  për çdo Lek të investuar si rezultat i përdorimit eficent të kapitalit të angazhuar nga ana e kompanisë.

Për vitin 2020, po t’i referohemi fitimit para tatimit në vlerë nominale Banka me nivel më të lartë është Banka Kombëtare Tregtare me vlerë fitimi rreth 9.5 miliardë Lekë. Banka e dytë me fitim para tatimit më të lartë  është Banka Raiffeissen me rreth 2 miliardë Lekë, e ndjekur nga  Intesa San Paolo Bank me fitim para tatimit rreth 1.5 miliardë Lekë dhe nga Banka Credins me rreth 1 miliardë Lek fitim bruto. Ndërsa Banka Procredit ndër vite ka patur fitim bruto negativ, ku në vitin 2020  humbja bruto është 398,5 milionë Lekë.

Po të bëjmë një krahasim ndër vite, vihet re një ndryshim i qëndrueshëm pozitiv për bankat si Banka Amerikane e Investimeve, Banka Procredit dhe Banka Union, ndërsa për bankat e tjera ndryshimi në përqindje i fitimit bruto është më dinamik.


Burimi: Banka e Shqipërisë, Ekstraktet e QKB për secilën Bankë
Perpunoi: Open Data Albania
*Për Banken e Bashkuar të Shqipërisë nuk janë publikuar ende të Bilancet në faqen e QKB-së.

Po ti referohemi 4 bankave me zotërimin më të madh të tregut, vihet re se BKT sh.a ka ruajtur një nivel të qëndrueshëm të fitimit në këtë pesë vjeçar dhe në vitin 2020,  EBIT ka patur një normë pozitive rritjeje me 21% krahasuar me vitin e kaluar, duke shënuar vlerën  9,474,626,000 Lekë.  Ndërkohë banka e cila ka patur një rënie të EBIT vitet e fundit është Raiffeissen Bank  e cila në dy vitet e fundit ka trend rënës, konkretisht në vitin 2020, fitimi para tatimit dhe interest ka rënë me 42% krahasuar me vitin e kaluar. E njëjta gjë është edhe për Intesa SanPaolo Bank e cila në vitin 2020 ka patur një rënie të fitimit bruto me 25% krahasuar me vitin 2019, dhe bankën Credins e cila po ashtu ka përjetuar rënie të fitimit para tatimit me rreth 11% krahasuar me një vit më parë.


Burimi: Banka e Shqipërisë, Ekstraktet e QKB për secilën Bankë
Perpunoi: Open Data Albania

Sa i përket treguesit ROCE, është BKT ajo që ka normën më të lartë të përdorimit eficent të kapitalit me rreth 28.1%. Kjo tregon që për vitin 2020, për çdo 100 Lek të investuar në kapital, BKT po gjeneron 28.1 Lek si të ardhura operacionale. Banka e dytë me normën më të lartë të ROCE është IntesaSanPaolo me 27.1% gjë e cila gjithashtu tregon një përdorim eficent të kapitalit të investuar nga ana e shoqërisë. Banka Raiffeisen gjithashtu paraqet një përdorim eficent të kapitalit për vitin 2020, vlerësuar me një normë të ROCE prej 14.6% , ndjekur nga Banka Credins e cila ka ROCE prej 10.6% për këtë vit.  Të katërta këto banka kanë patur një ROCE të qëndrueshme pozitive në 5 – vjeçarin e marrë në analizë.


Burimi: Banka e Shqipërisë, Ekstraktet e QKB për secilën Bankë
Perpunoi: Open Data Albania
*Për Banken e Bashkuar të Shqipërisë nuk janë publikuar ende të Bilancet në faqen e QKB-së.


Burimi: Banka e Shqipërisë, Ekstraktet e QKB për secilën Bankë
Perpunoi: Open Data Albania
*Për Banken e Bashkuar të Shqipërisë nuk janë publikuar ende të Bilancet në faqen e QKB-së.

Gjithashtu edhe Banka të tjera të nivelit të dytë karakterizohen nga ROCE pozitive me trend rritës ndër vite. Banka Union vihet re të ketë patur një trend pozitiv rritës të ROCE, gjë që tregon përmirësimin e saj në përdorimin e kapitalit të investuar. Banka Tirana po ashtu ka arritur të kthejë në norma pozitive vlerën e ROCE, gjë që tregon ndryshimin pozitiv të saj në përdorimin e kapitalit.

Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga Banka e Shqipërisë, Ekstraktet e Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), si dhe faqet zyrtare të Bankave të nivelit të dytë. Pasaporta të Shoqërive të Biznesit që funksionojnë si Banka mund ti gjeni tek Open Corporates Albania.

Shkarko excel: Fitimi i Bankave të Nivelit të Dytë në Shqipëri, 2016-2020
Komente dhe Analiza: Open Data Albania