Open Data Albania, po hulumton mbi statistika zyrtare të Depistimit të Kancerit të Gjirit të publikuara në Shqipëri, Rajon, Europë dhe Botë për vitin 2020. Kanceri i gjirit është rritja jashtë kontrollit dhe përhapja e qelizave jo normale të indit të gjirit. Aktualisht, kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë në popullatën e femrave dhe kanceri i dytë më i përhapur në të gjithë popullatën në Shqipëri, ku vetëm për vitin 2020 janë diagnostikuar për herë të parë 936 femra me Kancer Gjiri, ndërsa vdekje si rezultat i kësaj sëmundjeje për periudhën në fjalë janë 260 femra. Shkalla e mbijetesës (MIR- mortality to incidence ratio), e cila llogaritet si raport mes numrit të vdekjeve në total nga kanceri i gjirit dhe numrit të rasteve të reja për një vit të dhënë, në Shqipëri rezulton 0.28 për vitin 2020. Kjo  nënkupton që ka një numër të ulët të femrave që vdesin nga  kanceri i gjirit krahasuar me numrin e rasteve të reja të diagnostikuara për vitin e marrë në shqyrtim. Krahasuar me vitin 2018, ku shkalla e mbijetesës vlerësohej 0.33, ky tregues është në rënie, si rezultat i rënies së vdekshmërisë dhe numrit të rasteve të reja.

Për më tepër, depistimi i kancerit të gjirit është një nga treguesit kryesorë për matjen e cilësisë së qëndrave shëndetësore, dhe për vitin 2020 nga të dhënat zyrtare të FSDKSH ky indikator është realizuar në masën 22%, krahas standartit vjetor 80%, gjë që tregon përqindjen e ulët të femrave mbi 35 vjeҫ që kontrollohen në qendra shëndetësore në vendin tonë. Ky tregues është në rënie, krahasuar me vitin 2018 dhe 2019, ku realizimi i tij ka qënë përkatësisht 33% dhe 32%. Rënia ndër vite e këtij indikatori paraqet numrin e ulët të femrave që kontrollohen për kancer gjiri.

Në nivel global, për vitin 2020 konstatohen rreth 2,26 milionë femra të diagnostikuara për herë të parë me Kancer Gjiri dhe rreth 685 mijë vdekje si rezultat i kësaj sëmundjeje. Deri në fund të vitit 2020, u vlerësuan rreth 7.8 milion femra të diagnostikuara me kancer të gjirit në 5 vitet e fundit (prevalencë 5 vjeҫare), duke e bërë atë kancerin më të përhapur në botë. Në nivel global rreth 45% e rasteve të reja janë në Azi me rreth 1 milionë femra të diagnostikuara për herë të parë në vitin 2020, ndjekur më pas me Europën me 23% të rasteve të reja (apo 531,086 të diagnostikuara), Amerika e Veriut me 12% të rasteve, Amerika Latine dhe Karaibet me 9% të rasteve, ndjekur me Afrikën 8% të rasteve dhe Oqeani me 1% të rasteve. Ndërsa sa i përket vdekjeve në rang global për vitin 2020, Azia zë vendin e parë me 51% të vdekjeve në total (apo rreth 346 mijë vdekje), ndjekur më pas nga Europa me 21% të vdekjeve në total nga kanceri i gjirit, Afrika me 13% të vdekjeve në total, Amerika Latine me 8%, Amerika e Veriut e 7% dhe në fund Oqeania me 1% të vdekjeve në total.


Burimi : World Health Organization, International Agency for Research on Cancer, “Globocan-Cancer Tomorrow”
Përpunimi dhe Analiza: OpenData.al


Burimi : World Health Organization, International Agency for Research on Cancer, “Globocan-Cancer Tomorrow”
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Më poshtë paraqitet Shkalla e Incidencës  dhe Shkalla e Vdekshmërisë e vlerësuar për 100,000 banorë, në nivel global  për vitin 2020, duke marrë në konsideratë vetëm popullatën femra. Në këtë rast, shkalla e incidencës tregon shkallën e rasteve të reja të diagnostikimit me kancer gjiri brenda një periudhe të caktuar ndaj popullatës së riskuar. Ndërsa shkalla e vdekshmërisë tregon numrin total të vdekjeve si rezultat i kancerit të gjirit ndaj popullsisë së riskuar brenda një periudhe të caktuar. Të dy këto raporte janë të shprehura në numrin e personave të prekur për 100,000 banorë në vit, me qëllim krahaasimin mes vendeve të ndryshme.

Vihet re se shkallën më të lartë të incidencës për vitin 2020 e ka Amerika e Veriut me 151.2  raste për 100 mijë banorë, ndjekur nga Europa me 137.2 raste për 100 mijë banorë dhe Oqeania me 121.4 raste për 100 mijë banorë. Shkallën më të vogël të incidencës për vitin 2020 e ka Afrika me 27.8 raste për 100 mijë banorë. Ndërsa sa i përket vdekshmërisë nga kjo sëmundje, Europa ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë me 36.6 raste për 100 mijë banorë, ndjekur nga Afrika me 26 raste për 100 mijë banorë. Shkallën më të ulët të vdekshmërisë e ka Amerika e Veriut 12.8 raste për 100 mijë banorë.


Burimi: World Health Organization, International Agency for Research on Cancer, “Globocan-Cancer Tomorrow”
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: World Health Organization, International Agency for Research on Cancer, “Globocan-Cancer Tomorrow”
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në Europë, vendi që ka patur përqindjen e rasteve të reja më të lartë  për vitin 2020 është Federata Ruse me 14.1% të rasteve në total (75,052 femra të diagnostikuara me kancer), ndjekur nga Gjermania me 13.1% të rasteve, Franca (10.9%), Itali (10.4%) dhe Mbretëria e Bashkuar me 10.4% të rasteve në total. Sa i përket rasteve të vdekjeve nga Kanceri i Gjirit për vitin 2020, janë Federata Ruse me 16.3% të rasteve në total (23,130 femra të diagnostikuara me kancer), ndjekur nga Gjermania me 14.5% të rasteve, Franca (10%), Itali (8.9%) dhe Mbretëria e Bashkuar me 8.4% të rasteve.  Ndërsa Vendet më numrin e rasteve të reja dhe vdekshmërisë në numër më të ulët për vitin 2020 janë Qipro, Luksemburg, Malta, Mal i Zi dhe Islanda me më pak se 0.1% të rasteve në total.

Megjithatë, vendi me shkallën e Incidencës më të lartë është Belgjika me 200.7 raste për 100 mijë banorë, ndjekur nga Finlanda me 186.2 raste për 100 mijë banorë dhe Hollanda me 182.9 raste për 100 mijë banorë. Ndërsa vendi me shkallën më të lartë të vdekshmërisë është Serbia me 52.5 raste për 100 mijë banorë, ndjekur nga Gjermania me 48.6 raste për 100 mijë banorë dhe Mali i Zi me 46.3 raste për 100 mijë banorë. Në krahasim me Europën, Shqipëria ka shkallën më të ulët të incidencës me 66.2 raste për 100 mijë banorë dhe të vdekshmërisë me 18.4 raste për 100 mijë banorë.

Në Shqipëri, Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë në popullatën e femrave dhe për vitin 2020 janë diagnostikuar 936 femra me Kancer Gjiri. Llojet e kancerit më të përhapura tek femrat në Shqipëri janë kanceri i gjirit (32.9 % të rasteve në total të kancerit tek femrat), Kanceri i mitrës (6.9% e totalit), Kanceri i mushkërisë (6.5% të rasteve në total), Kanceri i kolonës dhe rektumit me 6.2% të totalit dhe Kanceri i qafës së mitrës me 4.7% të rasteve në total. Ndërsa raste vdekjesh si rezultat i kancerit të gjirit janë 260 femra për vitin 2020.


Burimi : World Health Organization, International Agency for Research on Cancer
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi : World Health Organization, International Agency for Research on Cancer, “Globocan-Cancer Tomorrow”
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Sa i përket shkallës së incidencës së standartizuar sipas moshës konstatohet se për kancerin e gjirit kjo është më e lartë  se llojet e tjera të kancerit me 48.3 raste për 100 mijë banorë, ndërsa shkalla e vdekshmërisë e standartizuar sipas moshës është 11.4 raste për 100 mijë banorë, pra më e lartë se llojet e tjera të kancerit.


Burimi : World Health Organization, International Agency for Research on Cancer, “Globocan-Cancer Tomorrow”
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi : World Health Organization, International Agency for Research on Cancer, “Globocan-Cancer Tomorrow”
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Krahasuar me vitin 2018, janë regjistruar 3.8% raste të reja të diagnostikuara me kancer gjiri dhe 19% më pak vdekje. Megjithatë shkalla e incidencës në vitin 2020 është rritur në 66.2 raste të reja për  100 mijë banorë krahasuar me vitin 2018 që ka patur shkallë incidence 11.7 raste të reja për 100 mijë banorë. Po ashtu edhe shkalla e vdekshmërisë është rritur në 18.4 raste për 100 mijë banorë krahasuar me vitin 2018 që shënontë 5.4 raste për 100 mijë banorë.


Burimi : “Burimi : World Health Organization”
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi : “Burimi : World Health Organization”
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Sipas grupmoshës, në vitin 2020, incidenca më e lartë është për grupmoshën 50-69 vjeҫ, me 471 raste të reja të evidentuara dhe shkallë incidence 127.9 raste për 100 mijë banorë. Ndërsa shkalla e vdekshmërisë më e lartë është për grupmoshën  70 vjeҫ e më tej me 49.8 raste vdekjeje për 100 mijë banorë. Vihet re se me rritjen e moshës, rritet incidenca për tu diagnostikuar me kancer dhe shanset e mbijetesës ndaj kësaj sëmundjeje janë më të ulëta.


“Burimi : World Health Organization, International Agency for Research on Cancer, “Globocan-Cancer Tomorrow”
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


“Burimi : World Health Organization, International Agency for Research on Cancer, “Globocan-Cancer Tomorrow”
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Për vitin 2020, prevalenca  5 vjeҫare që mat numrin e të gjithë femrave që kanë kancer gjiri në këtë periudhë është 3216 raste apo 227.6 për 100 mijë banorë. Vihet re një rritje e prevalencës së femrave të diagnostikuara me kancer gjiri nga viti në vit. Në prevalencë përfshihet edhe numri i atyre femrave janë shëruar nga kanceri i gjirit.


“Burimi : World Health Organization, International Agency for Research on Cancer, “Globocan-Cancer Tomorrow”
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Krahasuar me Rajonin, Shqipëria konsiderohet si shteti me shkallën më të ulët të incidencës dhe shkallën më të ulët të vdekshmërisë për 100 mijë banorë. Vendi me shkallën më të lartë të Incidencës është Serbia me 150.8 raste për 100 mijë banorë, ndjekur më pas nga Mali i zi me 119.1 raste për 100 mijë banorë. Gjithashtu këto dy shtete kanë edhe shkallën më të latë të vdekshmërisë për vitin 2020, përkatësisht Serbia me 52.5 raste vdekjesh nga kanceri i gjirit për 100 mijë banorë dhe Mali i Zi me 46.3 raste vdekjesh për 100 mijë banorë.


“Burimi : World Health Organization, International Agency for Research on Cancer, “Globocan-Cancer Tomorrow”
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


“Burimi : World Health Organization, International Agency for Research on Cancer, “Globocan-Cancer Tomorrow”
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Organizatat Ndërkombëtare në bazë të historikut dhe gjendjes aktuale të diagnostikimit të femrave me kancer gjiri, kanë projektuar shkallën e incidencës dhe shkallën e vdekshmërisë për periudhën 2020-2040. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetit dhe Globocan, për Shqipërinë pritet rritje e shkallës së incidencës dhe shkallës së vdekshmërisë për periudhën 2020-2040, sipas grafikut të mëposhtëm.


“Burimi : World Health Organization, International Agency for Research on Cancer, “Globocan-Cancer Tomorrow”
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Krahasuar me rajonin, vihet re që rritja më e madhe do të jetë për Serbinë, ndërsa Shqipëria do të jetë në të njëjtat vlera të përafërta me Maqedoninë e Veriut për periudhën 2020-2040.


“”Burimi : World Health Organization, International Agency for Research on Cancer, “Globocan-Cancer Tomorrow”
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


“Burimi : World Health Organization, International Agency for Research on Cancer, “Globocan-Cancer Tomorrow”
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga Organizata Botërore e Shëndetit (WHO), Agjencia Ndërkombëtare për Kërkim ndaj Kancerit (IARC), Global Cancer Observatory (Globocan) dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetsor (FSKDSH).

Shkarko excel: Depistimi i Kancerit të Gjirit 2020. Krahasuese Shqipëri, Rajon dhe Botë
Komente dhe Analiza: Open Data Albania