Open Data Albania po hulumton mbi Buxhete të Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor për periudhën 2016-2020, të ardhurat dhe shpenzime.

Struktura e të Ardhurave përbëhet nga Transfertat e Buxhetit të Shtetit, Kontributet e Sigurimeve Shëndetësore dhe Të ardhura të tjera (interesat e depozitave, dëmet ekonomike, sponsorizime, dhurime etj).

Struktura e Shpenzimeve të Fondit përbëhet nga Rimbursimi i barnave dhe pajisjeve, financimi i shërbimit parësor, financim i shërbimit spitalor, shpenzime administrative dhe Investime.

Për vitin 2020, të ardhurat faktike janë në vlerën 43.2 miliardë Lekë apo 98.8% e të ardhurave të planifikuara për tu mbledhur pra 528 milionë më pak se plani vjetor i planifikuar. Në krahasim me vitin 2019 të ardhurat e mbledhura në total  nga Fondi janë 1.3 miliardë më shumë apo 3.2% më shumë.

Ndërsa niveli i të shpenzimeve faktike shënon vlerën 42,8 milardë Lekë, me një realizim prej 97.9% e planit vjetor të planifikuar apo 937 milionë Lekë më pak së plani. Krahasuar me vitin 2019, shpenzimet faktike të Fondit janë  1.6 miliardë më shumë apo 4.1% më lart.


Burimi: FSDKSH, Raport Vjetor 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, https://fsdksh.gov.al/botimet-2/
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: FSDKSH, Raport Vjetor 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, https://fsdksh.gov.al/botimet-2/
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Sa i përket strukturës së të ardhurave, për vitin 2020 të ardhurat nga transferta e buxhetit të shtetit përbëjnë peshën kryesore me 69.8% të të ardhurave në total apo 30.1 miliardë Lekë. Pjesa më e madhe e transfertave buxhetore është për shërbimin spitalor, pra rreth 22.9 miliardë Lek, ndërsa pjesa tjetër e transfertave buxhetore shkon për shërbimin parësor në masën 7.2 miliardë Lek për vitin 2020.


Burimi: FSDKSH, Raport Vjetor 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, https://fsdksh.gov.al/botimet-2/
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shëndetësore  për vitin 2020 kanë shënuar vlerën 13 miliardë Lek apo 31.2% të totalit të të ardhurave të Fondit. Kontributet e sigurimeve shëndetësore mbahen nga paga bruto e çdo të punësuari të siguruar,  në masën 3.4% e pagës (ku 1.7% i paguan punëdhënësi dhe 1.7% i paguan punëmarrësi VKM 77/2015). Konkretisht, një i punësuar që merr pagë të deklaruar 60 000 Lekë, nga këto 2,040 Lekë në muaj shkojnë për sigurim shëndetësor, drejt për drejt për Fondin. Pra çdo individ i punësuar paguan 3.4% të pagës së tij në muaj për të mbajtur sistemin shëndetsor në vend. Të vetë punësuarit në bujqësi (fermerët), paguajnë kontribute të sigurimeve shëndetësore në masën 314 Lekë në muaj (3,768 Lekë në vit). Ndër vite norma e rritjes së të ardhurave nga kontributet e sigurimeve shëndetësore ka ardhur në rënie.


Burimi: FSDKSH, Raport Vjetor 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, https://fsdksh.gov.al/botimet-2/
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Modeli i skemës së sigurimeve shëndetësore në vendin tonë është model miks që bazohet në kontributet e detyrueshme dhe ato vullnetare, si dhe në financim nga buxheti i shtetit. Megjithatë skema që përdor vendi ynë është larg të qenit eficente dhe vetë financuese për shkak se çdo tatimpagues praktikisht paguan dy herë, një herë nëpërmjet kontributit të sigurimit shëndetësor dhe një herë tjetër përmes taksave të tjera të përgjithshme, të cilat i jepen Fondit si transferta nga Buxheti i Shtetit.

Po të vëmë re trendin në kohë të të ardhurave faktike të mbledhura nga Fondi, vihet re se transfertat buxhetore përbëjnë pjesën më të madhe të të ardhurave të Fondit, ndjekur më pas nga të ardhurat e grumbulluara nga kontributet shëndetësore. Të ardhurat e Fondit nga burime të tjera (interesat e depozitave, dëmet ekonomike, sponsorizime, etj) zënë një peshë specifike të vogël prej 0.1% apo 52 milionë Lekë për vitin 2020.


Burimi: FSDKSH, Raport Vjetor 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, https://fsdksh.gov.al/botimet-2/
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Sa i përket strukturës së shpenzimeve, peshën më të madhe e zënë financimet e shërbimit spitalor me 55.7%, apo 23.8 miliardë Lekë, ndjekur nga shpenzimet për rimbursimin e barnave e pajisjeve me 25% apo 10.7 miliardë Lekë, shpenzimet e kujdesit parsor (financimi i Qëndrave Shëndetësore dhe kontrolli mjekësor bazë) me 17.1% apo 7.3 miliardë Lekë, shpenzimet administrative (pagat e shpërblimet, sigurimet shoqërore-shëndetësore, mallra e shërbime) me 1.9 % apo 822 milionë Lekë dhe së fundi investimet me 0.3% të totalit apo 120 miliardë Lekë.


Burimi: FSDKSH, Raport Vjetor 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, https://fsdksh.gov.al/botimet-2/
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Krahasuar me vitin 2019, shpenzimet totale janë rritur me 1.67 miliardë lekë (apo me 6.1%). Për vitin 2020, rritja më e madhe ka qënë për kategorinë Shpenzime administrative me  130 milionë apo 18.8% më shumë se viti i kaluar, ndërkohë zëri ‘Investime’ ka patur rënie me 188 milionë apo 61% më pak krahasuar me vitin paraardhës. Shpenzimet e financimit të spitaleve publike u shtuan me 1.9 miliardë lekë (ose 11.1% më shumë se viti 2019), kryesisht për përballimin e shpenzimeve lidhur me pandeminë e shkaktuar nga pandemia Covid-19.


Burimi: FSDKSH, Raport Vjetor 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, https://fsdksh.gov.al/botimet-2/
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: FSDKSH, Raport Vjetor 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, https://fsdksh.gov.al/botimet-2/
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Konkretisht, gjatë vitit 2020, konstatohet se 423 milionë Lekë janë shpenzuar për marrëveshjen me COVAX, për sigurimin e vaksinave si rezultati pandemisë COVID-19. Ndërkohë në kategoritë e shpenzimeve, për vitin 2020 ka patur një rënie me 20% të financimit të PPP në fushën e shëndetësisë (Koncesioni i dializës dhe koncesioni i sterilizimit), kjo për shkak të pezullimit të veprimtarisë së këtyre koncesioneve nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë si rezultat i COVID-19.


Burimi: FSDKSH, Raport Vjetor 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, https://fsdksh.gov.al/botimet-2/
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga Raportet Vjetore të Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, 2016-2020. Të tjera të dhëna për Shpenzime dhe Kontraktime Sektori Shëndetësi mund të aksesohen në Faqen për Prokurime Transparente. Po aty janë listuar edhe dokumente, kontraktime, planifikime dhe buxhetime për Kontraktim të Nevojave të Krijuara për sektorin për shkak të situatës së emergjencës Covid19. Faqja Open Data Albania/Ndiq Paratë ka një kategori artikujsh që informojnë mbi indikator të këtij sektori.

Shkarko excel: Buxhete të Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, 2016-2020
Komente dhe Analiza : Open Data Albania