Open Data po hulumton të dhënat mbi Indeksin e Çmimit të Konsumit dhe Normën e Inflacionit në Shqipëri duke paraqitur vlera historike për periudhën 1991 deri në 9 mujorin 2021.

Indeksi i Çmimit të Konsumit (IÇK) mat ndryshimin e çmimeve të konsumit të një shporte fikse mallrash dhe shërbimesh në periudhën aktuale krahasuar me një periudhën bazë (Dhjetor 2020=100 quhet periudha bazë). Ndërsa norma e Inflacionit paraqet rritjen e nivelit të përgjithshëm të çmimeve në ekonomi dhe llogaritet si ndryshimi në përqindje i IÇK mes muajit aktual me të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm. Pra Inflacioni ndodh atëherë kur niveli i përgjithshëm i çmimeve dhe i kostove në ekonomi rritet.

IÇK shërben për të kontrolluar qëndrueshmërinë e  çmimeve dhe  mat nivelin e çmimeve të 331 mallrave dhe shërbimeve që blihen  rregullisht nga konsumatorët shqiptarë. Çmimi total i shportës së mallrave të konsumit, si masë e nivelit të përgjithshëm të çmimeve, kontrollohet vazhdimisht për të parë se sa ndryshojnë (rriten apo ulen)  çmimet, pra si ndryshon inflacioni.

Zakonisht ndër grupet më të mëdha që përfshihen në një shportë të IÇK-së janë artikujt ushqimorë, veshjet, blerja dhe mirëmbajtja e shtëpive, karburantet, transporti dhe kujdesi mjekësor. Sipas statistikave zyrtare, për  IÇK-në Shqipëri merren në konsideratë 12 Grupe. Grupi Ushqime dhe pije jo-alkoolike, ka peshën më të lartë në buxhetin e çdo konsumatori Shqiptar, me 34.9% e buxhetit në total. Ndërsa  19.7% të buxhetit total, konsumatori shqiptar e shpenzon për Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji, ndjekur më pas me 7.9% që i shpenzon për Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë. Peshën më të ulët në buxhetin total e zë kategoria Shërbime Arsimi me 3% e buxhetit.


Burimi: INSTAT, ‘Indeksi I Çmimeve të Konsumit’
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: INSTAT, ‘Indeksi I Çmimeve të Konsumit’
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Për vitin 2020, IÇK ka pasur vlerën 120.98, ndërsa norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2020 ka shënuar vlerën 1.6%. Pavarësisht se trendi  normës së inflacionit ka qenë i luhatshëm në këtë periudhë, përsëri inflacioni ka qëndruar poshtë nivelit të tij të synuar nga  Banka Qendrore  prej 3% në  periudhë afatmesme.


Burimi: INSTAT, ‘Indeksi I Çmimeve të Konsumit’
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Nëse shohim trendin në kohë të Indeksi i Çmimit të Konsumit, IÇK dhe normës së inflacionit, konstatojmë 3 momente kryesore:

Periudha 1992-2000 karakterizohet nga luhatshmëri të lartë të çmimeve, për shkak se vendi u përball me shumë ndryshime ekonomike të shpejta dhe kaotike.

Periudha 2000-2010 karakterizohet me një luhatshmëri të moderuar të normës së inflacionit. Luhatjet më të dukshme vihen re në periudhën e krizës financiare dhe ekonomike në vitet 2008-2009.

Periudha 2011-2020 karakterizohet nga një qëndrueshmëri e normës së inflacionit, poshtë nivelit të tij të synuar prej 3% nga  Banka Qendrore. 


Burimi: INSTAT, ‘Indeksi I Çmimeve të Konsumit’
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: INSTAT, ‘Indeksi I Çmimeve të Konsumit’
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Sipas grupeve, norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2020, ka pësuar rritjen më të madhe në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3.6%, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “shërbim arsimor” me 1,4 dhe 1.5% respektivisht, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,7%; “Mallra dhe shërbime të ndryshme”  me 0.5% dhe “Komunikimi” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,2 dhe 0.1% secili respektivisht. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 3.2%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,6 % dhe “Shëndeti” me 0,5 %.


Burimi: INSTAT, ‘Indeksi I Çmimeve të Konsumit’
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Ndërsa sa i përket ndryshimit vjetor të IÇK për vitin 2021, vihet re se që prej Janarit 2021 ka pasur një trend rritës së IÇK e rrjedhimisht edhe të normës mujore të inflacionit.


Burimi: INSTAT, ‘Indeksi I Çmimeve të Konsumit’
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Konkretisht, krahasuar me muajin Shtator 2020, në Shtator 2021 rritja më e madhe e çmimeve rezulton në grupin Ushqime dhe pije joalkoolike me 4,6%, ku brenda këtij grupi rritja më e lartë e çmimit është për nëngrupet Zarzavate me një rritje prej 13,6%, ndjekur nga vajra dhe yndyrna me 6,6%, bukë dhe drithëra me 4,7%, “fruta” me 4,1 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 3,3%, qumësht, djathë dhe vezë me 2,2%, etj.

Grupe të tjera të cilat kanë pësuar rritje të lartë çmimesh krahasuar me Shtatorin 2020, janë grupet Transporti me 4,5%, Komunikimi me 3,0%, Argëtim dhe kulturë me 2,1%. Ndërsa, grupi Mallra dhe shërbime të ndryshme u ul me 0,2%.


Burimi: INSTAT, ‘Indeksi I Çmimeve të Konsumit’
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në nivel Rajonal, Shqipëria dhe Serbia kanë normën më të lartë mesatare vjetore të Inflacionit për vitin 2020 me 1.6% secila. Ndërsa vendet e BE-së, për vitin 2020 kanë pasur një normë vjetore të inflacionit prej 0.5%.


Burimi: Burimi: Banka Botërore, Inflacion (annual %)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në nivel Rajonal, Shqipëria dhe Serbia kanë normën më të lartë mesatare vjetore të Inflacionit për vitin 2020 me 1.6% secila. Ndërsa vendet e BE-së, për vitin 2020 kanë pasur një normë vjetore të inflacionit prej 0.5%.

Shkarko excel: Inflacioni Historik dhe Indeksi i Çmimit të Konsumit në Shqipëri, 1991 deri 9 mujori 2021
Komente dhe Analiza : Open Data Albania