Open Data Albania po hulumton në lidhje me çmimin e Blerjes së Energjisë Elektrike nga shoqëritë publike që veprojnë në sektorin energjetik si Furnizuesi i Tregtisë së Lirë sh.a (FTL), Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a. (OST), OSHEE Group sh.a dhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., (KESH). Artikulli ka fokus të dhëna për periudhën 2012 – 2021.

Për vitin 2021, rezulton se çmimi mesatar i ponderuar i blerjes së energjisë në treg të hapur nga shoqëritë publike që operojnë në tregun energjisë elektrike si OST sh.a dhe FTL sh.a të cilat janë pjesë e OSHEE Group sh.a është rreth 189.6 Euro/MWh. Më konkretisht, OST sh.a gjatë vitit 2021 ka blerë  187,750 MWh Energji Elektrike me çmim  mesatar 99.7 Euro/MWh me vlerë totale rreth 18.7 milionë Euro pa TVSH. Ndërsa FTL sh.a ka blerë  1,092,642 MWh me çmim mesatar rreth 205.1 Euro/MWh, me vlerë rreth 242.8 milionë Euro pa TVSH.

Në grafikun e mëposhtëm paraqitet çmimi mesatar i blerjes së energjisë elektrike nga FTL sh,a (për qëllime furnizimi universal, furnizimit të mundësisë së fundit dhe mbulim të humbjeve të operatorit të rrjetit të shpërndarjes) si dhe çmimit të blerjes së energjisë për mbulimin e humbjeve OST sh.a., për vitin 2021.

Vihet re se në tregun energjitik shqiptar efekti i krizës energjitike ka arritur kulmin në muajin Tetor 2021, ku çmimi i blerjes së energjisë nga FTL ka rritur në vlerën 280.46 Euro/MWh, rreth 83.3 Euro për megavat orë më shumë se çmimi i blerjes në Bursën Hungareze HUPX (197.16 Euro/MWh).


Burimi: HUPEX, ERE,SEEPEX, HENEX, Raporti Vjetor 2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Po ti referohemi ecurisë 10 vjeçare të sasisë së blerë të energjisë elektrike dhe çmimeve mesatare të ponderuara për importet e Energjisë Elektrike në treg të hapur nga FTL sh.a/OSHEE Group sh.a, viti 2021 ka qënë viti me çmimin më të lartë të blerjes së energjisë me një rritje rreth 258% krahasuar me vitin 2020. Ky çmim është 91.51 Euro më shtrenjtë për megavat në orë, krahasuar me çmimin mesatar vjetor sipas Bursës Hungareze HUPX cili llogaritej rreth 113.59 Euro/MWh, shtesa  e çmimit për blerjet nga pala shqiptare shënon plus 80.56% të çmimit të Bursës  Hungareze.

Ndërkohë çmimi mesatar vjetor më i ulët vihet re në vitin 2016, me vlerë 35.58 Euro/MWh.


Burimi: HUPEX, ERE,SEEPEX, HENEX, Raporti Vjetor 2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: HUPEX, ERE,SEEPEX, HENEX, Raporti Vjetor 2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Qeveria Shqiptare ka parashikuar blerje të tjera dhe kosto shtesë për shkak të Krizës së Krijuar në tregjet e energjetikes pas fillimit të Agresionit Rus në Ukrainë. Në hartimin dhe miratimin e Paketës së Rezistencës Sociale Mars 2022, u parashikua një fond prej 28 miliard lekë që do të shërbenin për të përballuar kosto të blerjeve të energjisë elektrike në Treg me çmime në rritje, duke garantuar mos ndryshim të çmimit për familjarët dhe biznesin e vogël. Ndërkohë Shqipëria është vend që ka edhe prodhim të brendshëm hidroenergjetik ndërsa karakterizohet nga cmime relativisht të larta për konsumator familjarë apo biznese krahasuar me rajonin dhe Evropën. Artikuj me indikator mbi sektorin Energjetikë gjeni gjithashtu në databazën tonë OpenDataAlbania.

Në grafikun e mëposhtëm  paraqitet ecuria e çmimeve mesatare mujore në Bursën Hungareze HUPX dhe Bursën Greke HENEX , të cilat merren si referencë edhe në transaksionet e shoqërive që operojnë në tregun e energjisë në Shqipëri. Rritja e drastike e tyre që prej muajit Gusht 2021,  u reflektua edhe në Shqipëri duke çuar në shpalljen e krizës energjitike në Tetor 2021. Çmimi më i lartë në vitin 2021, u vu re në muajin Dhjetor, ku çmimi mesatar sipas HUPX shënoi vlerën 245.81 për Megavat orë me një rritje prej 321.7% krahasuar me muajin Janar 2021. Ndërsa çmimi mesatar sipas HENEX shënoi vlerën 235.38, me një rritje prej 348.1% krahasuar me muajin Janar 2021.

Edhe pse në fillim të vitit 2022, u vu re një rënie në çmimet e energjisë elektrike, përsëri në Mars 2022 pati një kulmim të nivelit të çmimit mesatar i cili shënoi 303.74 Euro/MWh në bursën HUPX dhe 272.68 Euro/MWh në HENEX.


Burimi: HUPEX, ERE,SEEPEX, HENEX, Raporti Vjetor 20211
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: HUPEX, ERE,SEEPEX, HENEX, Raporti Vjetor 2021
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Të dhënat për këtë Artikull janë marrë nga Enti Rregullator i Energjisë, Raporti Vjetor 2021, Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë, faqja zyrtare e Bursës Hungarezë HUPX dhe faqja zyrtare e Bursës Greke HENEX. Bursa hungareze HUPX shërben si bursë referencë për rajonin e Ballkanit.

Shkarko excel: Çmimi i Blerjes së Energjisë Elektrike nga Shteti dhe Bursa, 2012 -2021, Viti dhe Muaji kur theksohet Diferenca Çmime Bursa me Blerjet Kombëtare
Komente dhe Analiza : Open Data Albania