Open Data Albania po analizon treguesin e konsumit mesatar mujor të familjeve shqiptare, pra sa shpenzon mesatarisht çdo muaj një familje rezidente shqiptare për të plotësuar kërkesat e tyre individuale për mallra dhe shërbime. Të dhënat në shqyrtim e kanë burimin nga INSTAT.

Në vitin 2020 një familje shqiptare shpenzon mesatarisht 83 475 lekë çdo muaj për mallra dhe shërbime të konsumit, shifër kjo 20% më e lartë se ajo e vitit 2014. Vlera shpenzime mesatare viti 2020 krahasuar me atë të një viti më parë është rritur vetëm 1.5%, shifër e ulët kjo megjithëse viti 2020 ishte një vit i vështirë me shumë shpenzime për ushqim e kujdes shëndetësor për shkak të pandemisë.


Burimi: INSTAT (Anketa e Buxhetit te Familjes)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

ODA gjithashtu ka analizuar se si ndryshojnë shpenzimet e konsumit të familjeve me fëmijë krahasuar me ato të familjeve pa fëmijë. Në vitin 2020 një familje e përbërë nga një person i vetëm konsumon 46 150 lekë, ndërkohë që një familje e përbërë nga një person i vetëm dhe një fëmijë në varësi konsumon 69 419 lekë. Fëmija në varësi në këtë rast e rrit koston e konsumit në masën 50.4%. Ndërkohë një familje e përbërë nga dy të rritur pa fëmijë konsumon 63 965 lekë dhe një familje me dy të rritur me fëmijë konsumon 86 270 lekë. Fëmijët në familje me të dy prindërit e rrisin koston e konsumit me 34.9%.


Tabela: Shpenzimet mesatare mujore sipas tipologjisë së familjeve 2020
Burimi: INSTAT (Anketa e Buxhetit te Familjes)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Tabela: Shpenzimet mesatare mujore sipas madhësisë së familjeve 2020
Burimi: INSTAT (Anketa e Buxhetit te Familjes)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Nëse do të shqyrtojmë të dhëna për shpenzime sipas grupeve kryesore të konsumit, gjatë vitit 2020 vërejmë që familjet shqiptare ende janë të varur ndaj shpenzimeve bazike për mbijetesë, utilitete dhe qira dhe shpenzojnë më pak për veshje, argëtim, arsim dhe kulturë.


Burimi: INSTAT (Anketa e Buxhetit te Familjes)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Zërin kryesor të shpenzimeve të konsumit në vitin 2020 e zënë Ushqimet dhe pijet jo-alkoolike, përkatësisht 41.6%, pasuar nga Shpenzime për banesën, ujë, energji elektrike, qira të paguar 10%. Familjet shqiptare shpenzojnë vetëm 3.1% për Arsim dhe 2.8% për Argëtim dhe kulturë. Sipas INSTA familjet shqiptare shpenzuan për shëndetësinë gjatë vitit 2020  vetëm 5.4% të buxhetit të tyre familjar.

Interesant është fakti që një familje shqiptare kryefamiljari i të cilës ka arsim të lartë apo pas universitar konsumon çdo muaj vetëm 1.6 herë më shumë se një familje me një kryefamiljar me arsim minimal 8 ose 9-vjeçar. Arsimimi me sa duket nuk ka shënuar ende një polarizim të cilësisë së jetesës mes gupeve.


Burimi: INSTAT (Anketa e Buxhetit te Familjes)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në rang qarqesh Tirana mban vendin e parë sa i takon vlerës më të lartë të shpenzimeve të konsumit mesatar mujor me përkatësisht 98 737 lekë në vitin 2020, pasuar nga Korça me 83 160 lekë. Nëse shikojmë sa kanë qenë këto vlera pesë vjet më parë vërejmë që Korça ka patur një rritje të indikatorit me 29%.


Tabela: Shpenzimet mesatare mujore sipas qarqeve
Burimi: INSTAT (Anketa e Buxhetit te Familjes)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: INSTAT (Anketa e Buxhetit te Familjes)
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Në vendin e tretë në renditje për mesatare shpenzime familjare të vitit qëndron qarku Fier. Ndërsa në nivelet më të ulëta të shpenzimeve familjare dhe për pasojë edhe nivelin ekonomik të jetesës qëndrojnë Kuksi dhe Dibra.

Shkarko excel: Karakteristika të Konsumit Familjarë në Shqipëri, Shpenzimet sipas llojit 2020
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Griselda Rruci