ODA po hulumton mbi ndryshimet vjetore të indeksit të çmimeve të konsumit sipas kategorive të mallrave dhe shërbimeve, periudha Mars 2021-Mars 2022. Kategoria që ka pësuar rritjen më të madhe gjatë kësaj periudhe është Transporti me përkatësisht 19.9%, pasuar nga Ushqime dhe pije joalkoolike me 9.3% dhe Pije alkoolike dhe duhan me 4.9%.


Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Për të parë se cilët nga mallrat dhe shërbimet e shportës së konsumatorit shqiptar janë prekur më shumë nga Ndryshimi i Çmimit të Konsumit ODA ka analizuar dhe ndryshimet vjetore të çmimeve të konsumit të mallrave dhe shërbimeve për periudhën Mars 2021-Mars 2022.


Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Grupet e mallrave dhe shërbimeve që kanë pësuar më shumë rritje gjatë këtij viti janë Shërbime ndaj mjeteve personale të transportit 26.7%, Vajra dhe yndyrna 22.4%, Bukë dhe drithëra 15.8%, Zarzavate përfshirë patatet 10.5%, Qumësht, djathë dhe vezë 10.3% dhe Sheqer, reçel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbëlsira 10.2%.

Shkarko excel: Indeksi i Çmimeve të Konsumit sipas Mallrave dhe Shërbimeve 2022 krahasuar me 2021
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Griselda Rruci