Open Data Albania po hulumton mbi tregues të Emigracionit të Rregullt, dhe Shtetësi të fituara ndër vite në BE dhe vendet e EFTA, për periudhën 2011-2020. Burimet e informacionit janë Instituti i Statistikave dhe Eurostat.  Veç emigrimit po vlerësojmë edhe të dhëna të imigrimit, hyrjet e shtetasve të huaj brenda vendit. Emigrant konsiderohet një person i cili është larguar nga një vend drejt një vendi tjetër me qëllim qëndrimi afatgjatë (jo turistik). Për tu konsideruar i tillë në një vend, duhet të përfitojë një leje qëndrimi për një periudhë kohore të caktuar me të drejtë rinovimi. Imigrantët nga ana tjetër konsiderohen ata persona që hyjnë brenda një vendi për qëllime afatgjata (jo turistike), duke përfituar një leje qëndrimi. Shqipëria ofron leje qëndrimi për të huajt me afat kohor tre deri gjashtë muaj; një vjeçare; dy, tre apo pesë vjeçare dhe leje të përhershme. Për t’u konsideruar imigrant në Shqipëri duhet që të përfitosh leje qëndrimi me afat kohor një vjeçar ose më tepër me të drejtë rinovimi.

Shqipëria ka shënuar çdo vit një numër më të lartë emigrantësh kundrejt numrit të imigrantëve, Bazuar në periudhën 2011-2020, numri më i lartë dhe tendenca më e lartë e popullsisë së larguar nga vendi është shënuar në vitin 2011 me afro 55 mijë qytetar shqiptar të larguar si emigrant në vende EFTA apo BE. Trendi i numrit të emigrantëve gjatë këtij dhjetëvjeçari, paraqitet rënës, përveç një rritjeje të shënuar në vitet 2017 dhe 2019. Ndërkohë viti 2020, për shkak të shtrëngimit të masave parandaluese për përhapjen e Covid-19, me mbylljen e kufijve rrugor, detar dhe ajror, uli ndjeshëm numrin e emigrantëve të larguar nga vendi duke arritur në 23 854 emigrantë. Viti 2021 ka shënuar një rritje të menjëhershme të emigrantëve shqiptarë të larguar nga vendi duke arritur në numrin 42 048 emigrantë. Por ashtu siç dhe janë larguar shqiptar nga vendi, të njëjtin trend ka ndjekur dhe numri i të huajve të hyrë në territorin shqiptar.

Viti 2011 ka shënuar numrin më të lartë të imigrantëve shtetas të huaj, të hyrë me 36 397 imigrantë. Në vitin 2021 janë  9 195 shtetas të huaj të regjistruar si rezident afatgjatë apo imigrantë në vend, por ky numër jo vetëm që është shumë i ulët në raport me numrin e emigrantëve të regjistruar në këtë vit, por dhe me numrin e imigrantëve të regjistruar në vitin 2019. Bazuar në Migracionin neto, i çili përllogaritet si diferencë e Imigrimeve dhe Emigrimeve, vlera më e lartë negative e regjistruar rezulton në vitin 2021, ku rritja e numrit të emigrantëve është shumë herë më e madhe sesa rritja e imigrantëve.


Tabela: Numri i emigrantëve dhe imigrantëve të regjistruar në Shqipëri, 2011-2021
Burimi: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Tabela: Ndryshimi në % i numrit të emigrantëve, imigrantëve dhe migracionit neto, 2012-2021
Burimi: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Sa i takon,  Numrit të shtetësive të fituara nga Shqiptarët në vitin 2020, ky numër ka pësuar një dyfishim kundrejt numrit të arritur në vitin 2019. Numri i shtetësive të fituara nga shqiptarët në vendet e BE dhe EFTA në vitin 2020 ka arritur në 81 084 shtetësi. Numri gjithsej i shtetësive të fituara nga shqiptarët në vendet e BE dhe EFTA gjatë dhjetëvjeçarit 2011-2020 ka shënuar 484 378 shtetësi të fituara vetëm për këto vende.


Tabela: Shtetësi të fituara në BE dhe EFTA dhe % e shtetësive të fituara ndaj popullsisë për cdo vit, 2011-2020
Burimi: Eurostat, Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Eurostat, Instituti i Statistikave
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Pamundësitë ekonomike, shëndetësore apo shumë arsye të tjera, kanë ndikuar ndër vite për largimin e shqiptarëve nga vendi, ku duke numëruar vetëm shtetësitë e fituara në BE dhe EFTA, nga viti 2011 në 2020 janë regjistruar 14.6% e popullsisë të regjistruar deri në vitin 2020.

Shkarko excel: Numri i Shqiptarëve Emigrant të ligjshëm dhe të huajve imigrant në Shqipëri
Komente dhe Analiza : Open Data Albania