Open Corporates Albania është një databazë e krijuar dhe mirëmbajtur nga organizata AIS. Në këtë databazë janë publikuar të dhëna për shoqëri biznesi që kanë fituar kontrata apo licenca publike të rëndësishme. Po njësoj shoqëri të reja të regjistruara në vitet e fundit. Këto të dhëna së bashku me dokumentet aksesohen lehtësisht përmes pasaportave ku informacioni zbardh identitetit, objektin e veprimtarisë, strukturën menaxheriale, zotëruesit ndër vite, vlera të kapitalit, performancën dhe çështjet ligjore që karakterizojnë Biznesin. Në këtë artikull po zbardhim të dhëna për Shoqëri Biznesi sipas Origjinës së Kapitalit pra sipas shtetit të origjinës të zotëruesve të Kapitalit. Ky informacion ndihmon për të kuptuar interesa ekonomike dhe tregtare sikurse lehtësi për bërje biznes në Shqipëri. Rritja e Sipërmarrësve të huaj që bëjnë biznes në vend tregon klimë të pëlqyeshme biznesi sikurse edhe mundësi për transferim të sektorëve të ndryshëm ekonomik në vendin tonë. Në vitin 2020 në vend janë regjistruar 2 897 (dy mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e shtatë)  shoqëri biznesi të formave shoqëri aksionare SHA dhe shoqëri me përgjegjësi të kufizuar SHPK. Me kapital tërësisht të huaj janë 607 prej tyre ose 21.% e totalit të shoqërive. Nëse shohim peshën në kapitalin total të shoqërive të themeluara në këtë vit me zotërues plotësisht të huaj, na rezulton se ky kapital është 230 454 781  (dyqind e tridhjete milion e katërqind e pesëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e një) Lekë ose 3.19% e totalit të kapitalit të shoqërive të themeluara në vitin 2020. Në 2020 kapitali total i shoqërive të themeluara me zotërim të huaj apo vendas është 7 219 343 006  ( shtatë miliard e dyqind e nëntëmbëdhjetë milionë e treqind e dyzet e tre mijë e gjashtë) Lekë. Krahas shoqërive me kapital tërësisht të huaj është edhe një numër prej 133 shoqërish me kapital themelues miks shqiptar dhe të huaj. Ndërsa 74.46% e kapitalit të shoqërive të themeluara në vendin tonë është kapital vendas (zotërues shtetas shqiptar).



Tabela: Shoqëri të regjistruara në QKB në 2020 sipas origjinës së kapitalit
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania



Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania



Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania

Nëse shohim vendet nga kanë origjinë këta zotërues të shoqërive të themeluara në vitin 2020, Italia qëndron në vendin e parë me 237 shoqëri ose 8.23% e totalit të shoqërive të themeluara në këtë vit. Italia pasohet nga Egjipti me 97 shoqëri, Kosova 42 dhe Turqia me 35 apo Jemen 26 Shoqëri. Fqinji ynë Greqia i njohur si investitor i huaj në vend gjatë viteve të mëhershme qëndron në nivelin prej vetëm 8 shoqëri të themeluara gjatë 2020. Në vend nuk mungojnë as shoqëri të vendeve më të largëta si Siri, Kuvajt, Irak etj.



Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania



Tabela: Origjina e Kapitalit sipas Vendeve 2020
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania

Në një grupim sipas Kontinenteve, ai evropian mban numrin më të lartë sa i takon Origjinës së Kapitalit të Shoqërive të themeluara në vitin 2020. Afrika është ajo që pason me 116 dhe Azia  me 61 shoqëri.



Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania



Tabela: Origjina e Kapitalit sipas Kontinenteve 2020
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Përpunimi dhe Analiza: Open Corporates Albania

Lista e subjekteve të themeluara nga zotërues të huaj sipas origjinës për vitin 2020 është  e plotë në Excel-in e këtij artikulli, ndërsa pasaporta me informacion të mirë strukturuar të shoqërive të themeluara gjatë 2020 mund të aksesohen në portalin Open Corporates Albania. Makina e kërkimit e databazës bën të mundur kërkimin dhe listimin e shoqërive sipas emrit, zotëruesve, ish zotëruesve, llojit të aktivitetit, origjinës së kapitalit, vlerës së kapitalit, vitin e themelimit, statusin, licencat e shoqërive.

Open Corporates Albania është një databazë me të dhëna të hapura, me informacion lehtësisht të aksesueshëm për shoqëri biznesi që veprojnë në vend.

Shkarko excel: Origjina e Kapitalit për shoqëri biznesi të regjistruara në 2020
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Lea Kanani