Open Data Albania po hulumton në lidhje me fondet dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore 2021 për subjektin elektoral Partia Demokratike, PD. Në fushatën Zgjedhore të vitit 2021, Partia Demokratike ka deklaruar një fond të ardhurash të barabartë me 47 625 660 lekë. E gjithë kjo shumë të ardhurash është shpenzuar gjatë fushatës së Partisë Demokratike dhe kandidatëve të saj.



Tabela: PD, Fondet dhe Shpenzimet Totale për partinë, Fushata Zgjedhore 2021
Burimi: KQZ Raporti i auditimit PD , Raporti i PD per fushatën zgjedhore
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Sipas nenit 86 të Kodit Zgjedhor, Partitë Politike mund të financohen nga 4 burime: Fondet Buxhetore; Të ardhurat e vetë subjektit; Dhuratat në vlerë monetare, në natyrë apo shërbime të dhëna sipas nenit 92/1 të Kodit zgjedhor dhe Kreditë e marra nga Partitë Politike ose kandidatët sipas ligjit.

Partia Demokratike ka përfituar fond 33 318 149 lekë, nga Buxheti i shtetit për këtë fushatë. Kjo shumë përbën 70% të totalit të të ardhurave të mbledhura në forma të ndryshme nga PD. Kandidatët kanë kontribuar me 2 103 625 Lekë gjatë fushatës zgjedhore 2021. Vetë partia ka krijuar të ardhura me vlerë 10 722 565 Lekë. Kjo vlerë përbën 22.5% të fondit total. Burimi i të ardhurave të krijuara nga vetë Partia Demokratike janë tërësisht Kuotat e Partisë.



Tabela: Struktura e të ardhurave të Partisë Demokratike sipas kategorive për Fushaten Zgjedhore 2021
Burimi: KQZ Raporti i auditimit PD , Raporti i PD per fushatën zgjedhore
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ Raporti i auditimit PD , Raporti i PD per fushatën zgjedhore
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Partia Demokratike gjatë fushatës zgjedhore 2021, ka përfituar edhe nga donacionet private. Donacionet Private përbëjnë vetëm 3.11% të fondit të të ardhurave totale. E gjithë shuma e donacioneve private, 1 481 321 Lekë, ndahet vetëm në donacione në natyrë.



Tabela: Ndarja e Donacioneve private për Partinë Demokratike, Fushata Zgjedhore 2021
Burimi: KQZ Raporti i auditimit PD , Raporti i PD per fushatën zgjedhore
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shpenzimet gjithsej të bëra nga Partia Demokratike dhe kandidatët e saj janë 47 625 66 Lekë. Pjesa më e madhe e tyre, përkatësisht, 20 564 624 Lekë, ose 43% e totalit, kanë shkuar për marketing në Media.

Rreth 18% e shumës së plotë ka shkuar për Konsulencë. Shumë e konsiderueshme është shpenzuar edhe për Materiale Promovuese dhe Media Sociale. Përkatësisht, për Materiale Promovuese  janë shpenzuar 7 260 000 Lekë ose 15.24% e totalit, ndërsa për Media Sociale janë shpenzuar 6 715 528 Lekë ose 14.1% e totalit.



Tabela: Ndarja e Shpenzimeve sipas kategorive, PD, Fushata Zgjedhore 2021
Burimi: KQZ Raporti i auditimit PD , Raporti i PD per fushatën zgjedhore
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ Raporti i auditimit PD , Raporti i PD per fushatën zgjedhore
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Përsa i përket kandidatëve, kandidatët e Partisë Demokratike kanë shpenzuar 4.4% të shumës totale të shpenzuar nga Partia Demokratike me kandidatët.



Tabela: Shpenzimet Parti – Kandidat, PD, zgjedhje elektorale 2021
Burimi: KQZ Raporti i auditimit PD , Raporti i PD per fushatën zgjedhore
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ Raporti i auditimit PD , Raporti i PD per fushatën zgjedhore
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Jo të gjithë kandidatët e Partisë Demokratike kanë kryer shpenzime. Shpenzimet më të mëdha në vlerë i kanë kryer kandidatët në qarkun e Shkodrës, pasuar me Korçën, Gjirokastrën, Tiranën dhe në fund Elbasanin. Kandidatët në qarqet e tjera nuk kanë deklaruar që të kenë kryer shpenzime përgjatë fushatës zgjedhore 2021.



Tabela: Shpenzimet e kandidatëve gjatë fushatës zgjedhore 2021 sipas qarqeve të Partisë Demokratike
Burimi: KQZ Raporti i auditimit PD , Raporti i PD per fushatën zgjedhore
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ Raporti i auditimit PD , Raporti i PD per fushatën zgjedhore
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Shumica e shpenzimeve të kandidatëve ka shkuar për Evente dhe mitingje. Disa prej tyre kanë përdorur edhe kanalet mediatike përgjatë fushatës. Media ka përfituar 130 465 Lekë nga kandidatët e PD-së. Për tu vënë re është që kandidatët kanë shpenzuar më shumë në Media Sociale (149 469  Lekë), krahasuar me Media-n tradicionale (130 465 Lekë)..



Tabela: Shpenzimet e degëve të partisë Demokratike/kandidatëve nëpër qarqe, Fushata Zgjedhore 2021
Burimi: KQZ Raporti i auditimit PD , Raporti i PD per fushatën zgjedhore
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ Raporti i auditimit PD , Raporti i PD per fushatën zgjedhore
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Donator për Partinë Demokratike kanë qenë 41 individë, me shumë 1 481 317 Lekë.



Tabela: Emrat dhe shumat e Donatorëve për PD, Fushata Zgjedhore 2021
Burimi: KQZ Raporti i auditimit PD , Raporti i PD per fushatën zgjedhore
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Emrat dhe Shumat e donacioneve private në natyrë dhe vlerë për kandidatët e PD
Burimi: KQZ Raporti i auditimit PD , Raporti i PD per fushatën zgjedhore
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ndërkohë donacione private individë të ndryshëm kanë dhënë edhe për kandidatët. Kështu 20 individë kanë dhënë donacione për 4 kandidatë të Partisë Demokratike.

Shkarko excel: Partia Demokratike, Fonde dhe Shpenzime Elektorale, Fushata zgjedhore 2021
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha