Open Data Albania po hulumton në lidhje me fondet dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore të vitit 2021 për subjektin elektoral Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI.

Në fushatën zgjedhore 2021, LSI ka deklaruar një fond të barabartë me 35 955 359 Lekë. Kjo vlerë ka qenë vetëm për Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim. Së bashku me fondin e krijuar nga vetë kandidatët, vlera totale shkon në 43 501 573 Lekë. LSI ka shpenzuar të gjitha fondet  e mbledhura në kuadër të fushatës zgjedhore 2021, duke mos pasur kështu teprica.



Tabela: LSI, Fondet dhe Shpenimet Totale për partinë, Fushata Zgjedhore 2021
Burimi: KQZ Raporti i auditimit LSI Raporti i LSI zgjedhje 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ Raporti i auditimit LSI Raporti i LSI zgjedhje 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: LSI, Fondet dhe Shpenzimet Totale për partinë dhe Kandidatët, Fushata Zgjedhore 2021
Burimi: KQZ Raporti i auditimit LSI Raporti i LSI zgjedhje 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ Raporti i auditimit LSI Raporti i LSI zgjedhje 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Sipas nenit 86 të Kodit Zgjedhor, Partitë Politike mund të financohen nga 4 burime: Fondet Buxhetore, Të ardhurat e vetë subjektit, Dhuratat në vlerë monetare, në natyrë apo shërbime të dhëna sipas nenit 92/1 të Kodit zgjedhor dhe Kreditë e marra nga Partitë Politike ose kandidatët sipas ligjit.

LSI ka përfituar nga Buxheti i shtetit 18 975 182 Lekë, ose e thënë në përqindje, 43.6% të vlerës totale të fondeve të krijuara prej saj. Partia nga ana e saj ka krijuar rreth 36% të të ardhurave totale. Fondi i krijuar nga vetë Partia Lëvizja Socialiste për Integrim prej 15 757 046 Lekë i ka burimet nga: Fonde të vetë Partisë që përbën edhe pjesën dërrmuese të tyre me 15 599 892 Lekë ose 86% te totalit, fonde të ardhura nga kuotat e anëtarësisë 1 824 760 Lekë, ose 11.6% e totalit dhe nga interesat 232 395 Lekë, ose 1.5%.



Tabela: Të ardhurat e LSI-së sipas kategorive për Fushaten Zgjedhore 2021
Burimi: KQZ Raporti i auditimit LSI Raporti i LSI zgjedhje 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ Raporti i auditimit LSI Raporti i LSI zgjedhje 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Ndarja e Financimit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim nga burimet e veta, Fushata Zgjedhore 2021
Burimi: KQZ Raporti i auditimit LSI Raporti i LSI zgjedhje 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ Raporti i auditimit LSI Raporti i LSI zgjedhje 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Një pjesë e rëndësishme e fondeve të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim ka ardhur edhe nga vetë Kandidatët e saj dhe donatorët. Kjo shumë përbën rreth 20% të vlerës totale të fondeve të LSI gjatë fushatës zgjedhore 2021. Përkatësisht vlera e kontributeve të kandidatëve së bashku me Donatorët për LSI është  8 769 344 Lekë. Shuma është së bashku sepse Lëvizja Socialistë për Integrim ka regjistruar si donator të partisë edhe kandidatët e saj. Kur bëhet ndarja, kemi që vlera e vetë donacioneve private është 1 223 130 Lekë, kurse vlera tjetër 7 546 214 Lekë është kontribut i ardhur pikërisht nga vetë kandidatët.

Për pjesën e donacioneve private, 1 223 130 Lekë, kemi 50 000 lekë që kanë ardhur si transferta, dhurime në para dhe pjesa tjetër, 1 173 130 Lekë të ardhura si dhurime në natyrë (96%).



Tabela: Ndarja e Donacioneve private për LSI, Fushata Zgjedhore 2021
Burimi: KQZ Raporti i auditimit LSI Raporti i LSI zgjedhje 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka shpenzuar si Parti 35 955 359 Lekë (83%), ndërsa kandidatët e saj kanë shpenzuar një vlerë prej 7 546 079 Lekësh (17%).

Përsa i takon llojeve të shpenzimeve, Partia LSI së bashku me kandidatët e saj ka shpenzuar rreth 36%  të totalit të shpenzimeve për mesazhe promocionale (15 711 588 Lekë). Rreth 35% e shpenzimeve të saj kanë shkuar për zërin Shpenzime të dhurimeve në natyrë (15 300 686 Lekë). Lëvizja Socialiste për Integrim, si parti nuk ka bërë asnjë shpenzim për Media. Të gjitha shpenzimet që janë bërë për Media (591 120 Lekë) janë bërë nga kandidatët e LSI. Shpenzime të konsiderueshme janë bërë edhe për Mediat Sociale (2 320 616 Lekë). Këto shpenzime janë bërë tërësisht nga kandidatët.



Tabela: Ndarja e Shpenzimeve sipas kategorive, LSI Fushata Zgjedhore 2021
Burimi: KQZ Raporti i auditimit LSI Raporti i LSI zgjedhje 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ Raporti i auditimit LSI Raporti i LSI zgjedhje 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Kandidatët kanë bërë shpenzime në kuadër të fushatës zgjedhore në vlerën 7 546 079 Lekë. Rreth 44% e kësaj shume ka shkuar për shpenzime në Materiale Promocionale. Siç u tha më lart, shpenzime në Media dhe Media Sociale kanë bërë vetëm kandidatët dhe jo Partia.



Tabela: Shpenzimet e degëve të partive politike/kandidatët nëpër qarqe, LSI, zgjedhje elektorale 2021
Burimi: KQZ Raporti i auditimit LSI Raporti i LSI zgjedhje 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ Raporti i auditimit LSI Raporti i LSI zgjedhje 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

LSI ka përfituar financim nga vetë kandidatët dhe gjithashtu edhe nga donatorë privatë. Kështu Lëvizja Socialistë për Integrim, si parti ka përfituar donacione nga 37 individë, persona fizikë apo juridikë.



Tabela: Donatorë të LSI të regjistruar në zgjedhjet Parlamentare 2021
Burimi: KQZ Raporti i auditimit LSI Raporti i LSI zgjedhje 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ndërkohë, edhe kandidatët e LSI kanë përfituar nga donator privatë. Përkatësisht dhurues të kandidatëve të LSI-së janë regjistruar 122 individë. Në disa raste edhe vetë kandidatët janë regjistruar si donatorë.

Shkarko excel: Lëvizja Socialiste për Integrim, Fonde dhe Shpenzime Elektorale, Fushata zgjedhore 2021
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha