Open Data Albania po hulumton mbi të Ardhurat, Marzhin e Fitimit Bruto për 13 Biznese të cilat zbatojnë projekte koncesionare apo Partneritet Publik Privat me mbështetje nga Buxheti i Shtetit.

Nga 13 shoqëri koncesionare PPP që zbatojnë projekte koncesionare me mbështetje buxhetore, vetëm 9 prej tyre kanë dorëzuar dhe shfaqur Pasqyrat Financiare për vitin 2021 sipas detyrimit ligjor. Deri në Tetor 2022 janë 4 prej tyre nuk i kanë depozituar dhe reklamuar Pasqyrat 2021 në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Konkretisht shoqëritë: 3P Life Logistic sh.p.k e  cila zbaton kontratën  e koncesionit PPP Për paketën e shërbimeve të kontrollit mjekësor bazë për grupmoshat 35-70 vjeç;  Integrated Technology Waste Treatment Fier sh.p.k që zbaton koncesionin PPP Ndërtimi, operimi dhe transferimi i inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë së Fierit;  Albtek Energy sh.p.k zbatues e koncesionit PPP Ndërtimi, operimi dhe transferimi i inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë së Elbasanit; Bardh Kontruksion sh.p.k që zbaton Koncesionin PPP Projektim-Ndërtim-Financim dhe Mirëmbajtje e segmentit rrugor Milot Balldren.

Të Ardhurat totale të raportuara për 9 shoqëritë koncesionare PPP arrijnë vlerën rreth 15.45 miliardë Lekë apo rreth 132.1 milionë Euro. Krahasuar me vitin 2020, të ardhurat totale për këto kompani janë rritur me 1.2 miliardë Lekë apo 8.8% më shumë.



Burimi: QKB
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Biznese Koncesionare PPP, Të ardhura në Lekë, Krahasuese 2020 vs 2021
Burimi: QKB
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Fitimi para Tatimit për shoqëritë koncesionare PPP që kanë publikuar Pasqyrat Financiare shënon total vlerën 1.57 miliardë Lekë apo rreth 13.5 milionë Euro.  Krahasuar me vitin 2020, kompanitë e marra në analizë kanë rritur fitimin e tyre para tatimit me rreth 760 milionë Lekë apo me 92.9% më shumë. Në 2021 asnjë shoqëri nga nëntë PPP në analizë nuk na rezulton me humbje.



Burimi: QKB
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Vlerën më të lartë të ardhurave për vitin 2021 e mban shoqëria koncesionare Gjoka 87 sh.p.k me vlerë 4.66 miliardë Lekë, e cila zbaton Koncesionin PPP Për dhënien me koncesion/PPP të përmirësimit, ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes së rrugës së Arbrit. Krahasuar me vitin 2020, të ardhurat e kompanisë kanë pësuar rënie me 20%.



Burimi: QKB
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në vend të dytë qëndron shoqëria Integrated Energy BV SPV sh.p.k e cila zbaton koncesionin e Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim të venddepozitimeve ekzistuese Tiranë. Të ardhurat e realizuara për vitin 2021 nga kjo kompani janë në vlerën 2.60 miliardë Lekë, me një rritje prej 293.8 milionë Lekë apo 13% më shumë.

Vendi i tretë sa i takon të ardhurave të realizuara për vitin 2021 e mban S2 Albania me vlerë 1.61 miliardë Lekë, e cila është zbatuese e koncesionit Për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të konteinerve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë. Të ardhurat e kësaj kompanie janë rritur me 2% më shumë krahasuar me vitin 2020. Shoqëria Rruga Llogara Orikum për vitin 2021 ka të ardhura të përllogaritura në 1.50 miliardë Lekë, nga 0 Lekë në vitin 2020.

Një rritje e konsiderueshme në nivelin e të ardhurave totale vihet re edhe për shoqëritë zbatuese  të kontratave PPP në sektorin e Shëndetësisë.  Konkretisht për shoqërinë Laboratory Networks sh.p.k, e cila është zbatuese e PPP Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare rajonale dhe atyre bashkiake, të ardhurat për vitin  2021 kanë shënuar vlerën 1.26 milionë Lekë, me një rritje me 1.23 miliardë Lekë  apo 4022% më shumë. Për këtë kontratë, nga Buxheti i Shtetit për vitin 2021 janë paguar rreth 1.10 miliardë Lekë.

Ndërsa Sani Service sh.p.k e cila është shoqëri zbatuese e PPP për ofrimin e setit të instrumenteve kirurgjikale, ka realizuar 1.37 miliardë Lekë, me një rritje me 27% më shumë krahasuar me vitin 2020, apo rreth 295.5 milionë Lekë më shumë. Ndjekur nga shoqëria DiaVita sh.p.k që është zbatuese e PPP të Hemodializës, e cila për vitin 2021 ka realizuar 751.7 milionë Lekë, me një rritje prej 16 milionë Lekë apo 2% më shumë.



Burimi: QKB
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Nëse krahasojmë fitimin para tatimit dhe marzhin e fitimit bruto për kompanitë e marra në analizë, rezulton që shoqëria Integrated Energy BV SPV sh.p.k, zbatuese e Koncesionit të Inceneratorit të Tiranës, ka vlerën më të lartë të fitimit bruto prej 793.2 milionë Lekë, me një rritje prej 9.7 % krahasuar me vitin 2020. Për vitin 2021, kompania ka pasur edhe marzhin më të lartë të fitimit kundrejt të ardhurave me rreth   30.5%

Ndërkohë shoqëria Laboratory Networks sh.p.k është kompania e dytë me  fitim më të lartë para tatimit prej 232.8 milionë Lekë dhe me marzh fitimi bruto prej 18.4%.

Shoqëria Sani Service sh.p.k llogarit një fitim para tatimit prej 192.4 milionë Lekë dhe marzh fitimi prej 14%.

S2 Albania është gjithashtu një ndër kompanitë  me fitimi bruto më të lartë prej rreth 173.65  milionë Lekë, si dhe gjithashtu me një marzh të lartë të fitimit kundrejt të ardhurave për vitin 2021 prej 10.8%. Shoqëria Albanian Highway Concession sh.p.k që zbaton Koncesionin PPP Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot-Morinë’, llogarit një fitim para tatimi prej  91.4 milionë Lekë dhe  Marzh Fitimi kundrejt të ardhurave  rreth 9%.



Burimi: QKB
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Një tjetër shoqëri me fitim pozitiv bruto është Z.M.A sh.p.k e cila  zbaton koncesionin Për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Bashkinë Tiranë. Për vitin 2021, kjo kompani ka gjeneruar 655.9 milionë Lekë. Ndërkohë fitimi bruto llogaritet prej 4.78 milionë Lekë dhe marzhi i fitimit kundrejt të ardhurave është 0.7%.

Kompania Gjoka 87, është shoqëria koncesionare me të ardhurat më të larta për vitin 2021, me rreth 4.66 miliardë Lekë, por ka shënuar fitimin bruto më të ulët prej 311.2 mijë Lekë.



Burimi: QKB
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Tregues të analizuar në këtë Artikull janë të Ardhurat totale të kompanive dhe Fitimi para tatimit. Marzhi Fitimit Bruto llogaritet si raport i Fitimit para Tatimit  kundrejt të Ardhurave të kompanisë që është tregues i shëndetit financiar të një kompanie.

Të dhënat mbi performancën financiare, personalitetin juridik, statusin, objektin, çështjet ligjore, menaxhimin financiar, financimin publik ose privat, tarifa koncesioni dhe rregullime ligjore për shoqëri koncesionare janë të plota dhe të publikuara në format të mirë-strukturuara në Regjistrin Koncesionar të portalit Open Corporates Albania. Po njësoj në portalin Open Data Albania janë të publikuar disa analiza dhe hulumtime mbi Koncesione. Regjistri Koncesionar dhe artikuj hulumtues realizohen në kuadër të projektit Open Data, Access and Transparency over sectors to Risk of Corruption.

Shkarko excel: Të dhëna Financiare për Biznese Koncesionare PPP me mbështetje buxhetore. Krahasuese 2021 vs 2020
Komente dhe Analiza : Open Data Albania