Open Data Albania po përditëson të dhëna mbi gjendjen aktuale të të dënuarve në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për vitin 2021. Të dhënat janë marrë në  Vjetarët Statistikorë të Ministrisë së Drejtësisë dhe  detajohen në numër grash dhe vajzash të dënuara sipas veprës penale apo nenit konkret. Kriminaliteti i grave sipas Vendimeve Gjyqësore për vitin 2021 përbën 5.5 përqind të totalit të kriminalitetit.

Në vitin 2020 gra të dënuara me vendim gjykate numërohen 526, ndërsa në vitin 2021 numri është rritur në 698 raste gra apo vajza të dënuara. Nga 698 gra të dënuara gjatë vitit 2021, për krime janë dënuar 489 dhe për kundërvajtje penale 209, pra 70 % e të dënuarave janë për krime dhe 30 % për kundërvajtje penale.



Burimi: Vjetarë Statistikorë i MD 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Vepra që penalizoi më shumë gratë në vitin 2021, e kryesisht gratë kryefamiljare është Ndërtimi Pa Leje konkretisht Neni 199- Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm me 63 të dënuara apo 13% të të dënuarave Gra për Krime.



Tabela: Krime të kryera nga gratë për vitin 2021, numri i të dënuarave sipas krimit
Burimi: Vjetarë Statistikorë i MD 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Neni 113 – Prostitucioni  shënon 30 të dënuara. Ushtrimi i Prostitucionit vijon të mbetet një nen penalizues. Megjithëse shumë vende nuk e konsiderojnë ushtrimin e prostitucionit si vepër penale, Ligjvënësi shqiptar vijon ta konsiderojë gruan në pozitat e punëtores së seksit, si autore e një veprimi penal dhe jo si viktima të një fenomeni.



Burimi: Vjetarë Statistikorë i MD 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Vjetarët Statistikorë gjithashtu raportojnë shifra për të dënuara gra për kundravajtje penale. Këtë listë e kryeson Neni 137/1 – Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike me 32 gra të dënuara në vitin 2021. Neni 137/1 parashikon vjedhjen e energjisë elektrike ose impulseve telefonike, dëmtimin i matësit, si dhe çdo ndërhyrje tjetër te paligjshme dhe te paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik ose rrjetin telefonik, te kryera me qëllim përfitimi të paligjshëm. Ligjvënësi ka parashikuar dënim me burgim deri në 3 vjet.



Tabela: Kundravajtje të kryera nga gratë për vitin 2021, numri i të dënuarave sipas kundravajtjes
Burimi: Vjetarë Statistikorë i MD 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: Vjetarë Statistikorë i MD 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ministria e Drejtësisë gjithashtu i klasifikon të dënuarit sipas Qarqeve. Tirana kryeson listën me 252 të dënuara gra nga 3 803 të dënuar në total, pasuar nga Shkodra me 72 të dënuara gra nga 841 të dënuar në total.



Burimi: Vjetarë Statistikorë i MD 2021
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Përqindjen më të lartë të të dënuarave gra krahasuar me totalin e tw dënuarve në atë Qark, e shënon Qarku i Tropojës me 13%. Qarku me asnjë të dënuar të gjinisë femërore për vitin 2021 është Gjirokastra.

Shkarko excel: Të dënuara gra nga Gjykatat Shqiptare për vitin 2021
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Griselda Rruci