Bashkia e Durrësit është një ndër bashkitë më të prekura nga tërmeti i Nëntorit 2019, e gjithashtu ndër bashkitë me më shumë dëme financiare. Aktualisht jemi në vitin e tretë të zbatimit të programit të rindërtimit, i cili financohet nga Buxheti i Shtetit, e megjithatë procesi i rindërtimit vijon akoma të jetë një proces shumë intensiv dhe angazhues për qeverinë.

Open Data Albania po zbardh efektet buxhetore të listës së Vendimeve të Këshillit të Ministrave (VKM), miratuar gjatë vitit 2020 dhe 2021 për akordimin e Fondit të Rindërtimit në Bashkinë e Durrës.

Në procedurat për menaxhimin e procesit të rindërtimit përcaktohet se në fund të vitit buxhetor, fondet e pashpenzuara nga ky Fond Rindërtimi trashëgohen në vitin pasardhës dhe përdoren për të njëjtin qëllim. Kështu fondet e trashëguar nga 2020 janë mbartur dhe përdoren në 2021.

Për vitin 2020 janë miratuar 10 VKM, të cilat akordojnë fonde buxhetore për Bashkinë e Durrësit, duke i disbursuar si transfertë e pakushtëzuar për bashkinë. Nga 9 miliardë lekë që akordohen nëpërmjet këtyre VKM-ve më shumë se gjysma ose rreth 5 miliardë lekë janë akorduar për Bashkinë e Durrësit.



Tabela: Lista e VKM: Shpenzime Buxhetore të Planifikuar nga Fondi I Rindërtimit 2020 për Bashkinë Durrës, vlerat në mijë lekë
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Nga 11 bashki të prekura nga tërmeti, që rezultojnë dhe bashki përfituese nga Fondi i Rindërtimit, Durrësi renditet si bashkia e dytë, pas Tiranës, për përfitim më të lartë fondesh. Rreth 34 përqind e fondeve janë alokuar për bashkinë e Durrësit pra rreth 5 nga 15 miliardë lekë që janë disbursuar për njësitë vendore. Ndërkohë në total për njësitë vendore dhe qendrore janë alokuar me VKM gjatë vitit 2020 rreth 25.7 miliardë lekë ose 81 përqind e planit vjetor, i cili parashikohej në shumë 32 miliardë lekë fond rindërtimi dhe grante.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Fonde akorduar për Bashkinë Durrës nga FR 2020, vlerat në mijë lekë dhe pesha ndaj fonde vendore, total buxheti në %
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Nga fondet e akorduara nëpërmjet listës së VKM-ve, dominojnë fondet e alokuar për financimin e rindërtimit dhe riparimit të pallateve dhe banesave individuale në Durrës, konkretisht mbi 91 përqind e fondeve, ndërsa rreth 6 përqind e fondeve shkojnë për hartimin e projekteve, 2 përqind për përgatitjen e shesheve të ndërtimit, dhe pjesa e mbetur respektivisht 1 përqind për blerje apartamentesh për familje të prekura, dhe 1 përqind për objekte publike siç është rindërtimi i hidrovorit.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në vitin e dytë të rindërtimit, pra për 2021 akordohet buxhet nga Fondi i Rindërtimit plan 2021 si dhe nga fondet e mbartura të Fondit të Rindërtimit plan 2020.

Gjithashtu vërehet që krahas fondit të rindërtimit planifikuar në buxhet, në VKM-të e 2021 akordohet financim dhe nga ngurtësimet e fondeve të projekteve në vazhdim nga 2020 të cilët nuk kanë pasur mbarëvajtje.

Në 2021, janë 11 VKM të cilat alokojnë buxhet për Bashkinë e Durrësit, duke disbursuar përkatësisht rreth 2.11 miliardë lekë.



Tabela: Lista e VKM: Shpenzime Buxhetore të Planifikuar nga Fondi I Rindërtimit 2021 dhe mbartur nga 2021 për Bashkinë Durrës, vlerat në mijë lekë
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Fondet për Bashkinë e Durrësit në 2021 përbëjnë rreth 8 përqind të fondeve për pushtetin vendor ose 5 përqind të fondeve totale për qeverinë e përgjithshme (vendore plus qendrore). Referuar plan buxhetit 2021, këto fonde dedikuar për Durrësin zënë 6 përqind të Fondit të Rindërtimit plan 2021. Fondet e akorduar në total gjatë 2021 janë rreth 38.6 miliardë lekë, më shumë se Fondi i Rindërtimit plan 2021 prej 35 miliardë lekë, sepse krahas fondit 2021 janë akorduar dhe fonde të mbartura nga Fondi i Rindërtimit 2020.



Tabela: Fonde akorduar për Bashkinë Durrës nga Fondi I Rindërtimit 2021, vlerat në mijë lekë dhe pesha ndaj fondeve vendore dhe total buxheti, në %
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Krahasuar me 2020, në 2021 akordohet më pak buxhet për rindërtim në Bashkinë Durrës, përkatësisht 60 përqind më pak, ndërkohë që fondi për njësitë vendore rezulton në rritje me rreth 80 përqind më shumë fonde.



Tabela: Fondi I Rindërtimit 2020 dhe 2021 për Bashkinë Durrës, Pushtet vendor, Qeveria e Përgjithshme
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në 2021 u shpenzuan për rindërtim në Shqipëri rreth 78 përqind më shumë para se në 2020. Ndërkohë qeveria vijon punën për rindërtimit dhe gjatë 2022, ku deri tani rezultojnë miratime të një numri të lartë vendimesh për përdorim Fondi Rindërtimit 2022 dhe me frekuencë shumë të shpeshtë.

Edhe në 2021 pjesa dominojnë shpenzimet për rikonstruksion, riparim dhe forcim të njësive të banimit (pallat) përkatësisht 77 përqind e fondit.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ndërsa 20 përqind e fondeve shkojnë për financim të objekteve publike si: për vijimin e rindërtimit të hidrovorit dhe për rehabilitimin e zonës Porto Romano dhe kënetës, ndërsa pjesa e mbetur ose 3 përqind e fondeve janë alokuar për përgatitjen e shesheve të ndërtimit.

Shkarko excel: Bashkia Durrës, Fondi i Rindërtimit i alokuar 2020-2021
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Blerina Gjaci