Open Data Albania po zbardh efektet buxhetore të alokuar nga lista e Vendimeve të Këshillit të Ministrave (VKM), miratuar gjatë vitit 2020 dhe 2021 për akordimin e Fondit të Rindërtimit në Bashkinë e Tiranës.

Fondi i Rindërtimit u krijua si Fond Buxhetor specifik në Buxhetin e shtetit 2020, për të përballuar efektet financiare të Tërmetit në Nëntor 2019. Në procedurat për menaxhimin e procesit të rindërtimit përcaktohet se në fund të vitit buxhetor, fondet e pashpenzuara nga ky Fond Rindërtimi trashëgohen në vitin pasardhës dhe përdoren për të njëjtin qëllim.

Për vitin 2020 janë miratuar rreth 22 VKM për akordimin e FR në Bashkinë e Tiranës, mirëpo 11 prej këtyre VKM, janë ndryshime të VKM-ve të mëparshme, rrjedhimisht vetëm gjysma e këtyre VKM kanë efekte buxhetore që prekin Buxhetin e Tiranës, duke u alokuar si transfertë të pakushtëzuar. 8 nga VKM-të janë të dedikuara për Bashkinë e Tiranës, ndërsa 3 VKM janë të përbashkëta, pra akordojnë buxhet për dy ose me shumë bashki përfituese. Nga 11 miliardë lekë që akordohen nëpërmjet këtyre 11 VKM-ve më shumë se gjysma ose rreth 6 miliardë lekë janë disbursuar për Bashkinë më të madhe që është ajo e Tiranës.



Tabela: Lista e VKM: Shpenzime Buxhetore të Planifikuar nga Fondi I Rindërtimit 2020 për Bashkinë Tiranë, vlerat në mijë lekë
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Nga 11 bashki të prekura nga tërmeti, 40 përqind e fondeve të akorduara për këto bashki përfituese, janë alokuar për bashkinë më të madhe që është Bashkia e Tiranës, pra rreth 6 nga 15 miliardë lekë. Ndërkohë në total për njësitë vendore dhe qendrore janë alokuar me VKM gjatë vitit 2020 rreth 25.7 miliardë lekë ose 81 përqind e planit vjetor, i cili parashikohej 32 miliardë lekë bashkë me grante dhe ndihma. Ndërsa realizimi i këtij fondi mbetet në nivele shumë të ulta duke shënuar 52 përqind të planit.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Fonde akorduar për Bashkinë Tiranë nga Fondi I Rindërtimit 2020, vlerat në mijë lekë dhe pesha ndaj fondeve vendore dhe total buxheti, në %
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Miratimet e VKM-ve kanë qëllime të ndryshme të përdorimi të fondit të rindërtimit, ku dominojnë fondet për financimin e rindërtimit të pallateve dhe banesave për të cilat janë alokuar 62 përqind e fondeve, për rindërtimin e objekteve arsimore alokohen 22 përqind e fondeve dhe 8 përqind infrastukture publike, ndërsa pjesa e mbetur ose 7 përqind janë alokuar për financimin e hartimit të planeve vendore, hartim të projekteve dhe inspektimin e vlerësimin e dëmeve.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në vitin 2021 akordohet buxhet nga Fondi i Rindërtimit plan 2021 si dhe nga fondet e mbartura të Fondit të Rindërtimit plan 2020.

Gjithashtu vërehet që krahas fondit të rindërtimit planifikuar në buxhet, në VKM-të e 2021 akordohet financim dhe nga ngurtësimet e fondeve të projekteve në vazhdim nga 2020 të cilët nuk kanë patur mbarëvajtje.

Në 2021, janë miratuar rreth 20 VKM me efekte buxhetore për akordim të FR që prekin buxhetin e Bashkisë së Tiranës, por 8 prej tyre sjellin ndryshime dhe shtesa në VKM-të e mëparshme. 12 VKM alokojnë buxhet për Bashkinë e Tiranës, nga të cilat 7 janë të dedikuara për Tiranën dhe 5 të përbashkëta me bashki të tjera. Rreth 10.1 miliardë lekë akordohet gjatë 2021 për Tiranën.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Fondet për Bashkinë e Tiranës në 2021 përbëjnë rreth 38 përqind të fondeve për pushtetin vendor ose 26 përqind të fondeve totale për qeverinë e përgjithshme (vendore plus qendrore). Referuar plan buxhetit 2021, këto fonde dedikuar për Tiranën zënë 29 përqind të Fondit të Rindërtimit plan 2021.



Tabela: Fonde akorduar për Bashkinë Tiranë nga Fondi I Rindërtimit 2021 dhe mbartje 2020, vlerat në mijë lekë dhe pesha ndaj fondeve vendore dhe total buxheti, në %
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ndryshe nga viti 2020, në 2021 dominojnë fondet buxhetore që shkojnë për rindërtim të objekteve arsimore, konkretisht 48 përqind e fondeve.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Për rindërtim dhe rikonstruksion të banesave individuale dhe pallate janë akorduar 34 përqind e fondeve, dhe pjesa e mbeture prej 18 përqind e fondeve shkojnë për qëllime infrastrukture publike si shpallje të zonave të reja dhe përgatitje të shesheve të ndërtimit.

Në dy vite rindërtim konstatohet se pjesa më e madhe e fondeve të rindërtimit shkon për bashkitë ose pushtetin vendor duke qenë se dhe dëmet më të larta financiare kanë qenë në banesat e qytetarëve. Kështu në 2020 rreth 15 nga 25.7 miliardë lekë janë disbursuar nëpërmjet VKM-ve për bashkitë e prekura si: Tiranë, Durrës, Kurbin, Shijak, Lezhë, Krujë, Kavaje, Kamëz, Vorë, Rrogozhinë dhe Mirditë. Duke qenë se konsolidimi i Fondit të Rindërtimit në 2020 nuk ishte në nivele të kënaqshme, në 2021 konstatohet një plan më i lartë për Fondin 2021, përkatësisht në shumën 35 miliardë lekë. Po kështu akordimi nëpërmjet VKM-ve është gati dyfishi i shumës së fondeve të 2020, përkatësisht rreth 26.7 miliardë lekë akordohen për pushtetin vendor gjatë 2021. Në këto fonde krahas financimit nga Fondit i rindërtimit 2021 plan, një pjesë janë të trashëguara nga fondi 2020.



Tabela: Fondi I Rindërtimit 2020 dhe 2021, dinamika a e fondeve akorduar për Bashkinë Tiranë, Pushtet vendor, Qeveria e Përgjithshme
Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në 2021 u shpenzuan për rindërtim rreth 78 përqind më shumë para se në 2020. Ndërkohë qeveria vijon punën për rindërtimit dhe gjatë 2022, duke miratuar një numër të konisdeueshëm vendimesh për përdorim Fondi Rindërtimit 2022 me frekuencë shumë të shpeshtë.

Shkarko excel: Bashkia Tiranë, Fondi i Rindërtimit i alokuar 2020-2021
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Blerina Gjaci