Vajzat dhe Gratë në Shqipëri janë me nivel më të ulët arsimor se Djemtë apo Burrat. Trendi i përgjithshëm i Arsimimit përmbyset në favor të Grave kur vjen fjala për studime universitare.

Në vitin 2020 rezulton se Gratë mbi moshën 25 vjeç, janë 54% të arsimuara vetëm në nivelin fillore ose tetë dhe nëntëvjeçare. Një statistikë që reflekton nivel të ulët arsimor për këtë Grup Gjinor. Burrat e moshës mbi 25 vjeç janë në nivel më progresiv kundrejt grave me 44 % të tyre vetëm  me arsim fillor dhe tetë apo nëntëvjeçar.

Sa i takon arsimit të mesëm, Gratë po njësoj janë në një situatë më të diskriminuar se burrat. Mosha mbi 25 vjeç janë 27% e grave me arsim të mesëm ndërsa burrat janë 40%.

Statistika përmbyset sa i takon Studimeve Universitare, këtu gratë janë në nivelin ku 19% e tyre kanë diplomë universitare, tek Burrat kjo statistikë qëndron në nivelin 17%. Diferenca është vogël e lidhet edhe me fenomenin e emigrimit në moshë studentore që në dekadat e fundit ka prekur më shumë djemtë.

Në lidhje me analfabetizmin Shteti Shqiptarë nuk ka një të dhënë zyrtare që prej vitit 2012, kur raporti qëndronte 3.9% e Grave në nivel analfabetizmi dhe 1.6% e burrave.



Tabela: Niveli arsimor i popullsisë mbi 25 vjeç, sipas gjinisë në vitin 2020
Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Duke parë këtë tregues sipas grup-moshave kuptojmë edhe trendin e fenomenit. Kur merret në konsideratë edhe pjesa e grup-moshave, vërehet se të moshuarit janë ata që kanë nivelin më të ulët arsimor. Rreth 75% e grave mbi 65 vjeç kanë vetëm arsim fillor dhe 8-9 vjeçar, krahasuar me rreth 56% të burrave. Afërsisht 41% e grave 25-39 vjeçe janë akoma me nivel arsimor fillor dhe 8-9 vjeçar, krahasuar me 35% të burrave.

Vetëm 6% e grave mbi 65 vjeç kanë nivel të lartë arsimor. Ky tregues është 14% për burrat e grup-moshës mbi 65 vjeç.

Grup-mosha 25-39 vjeç e përmbys këtë realitet ku 39% e grave janë me arsim të lartë, krahasuar me vetëm 26% të burrave në të njëjtën grup-moshë.



Tabela: Niveli arsimor sipas gjinisë dhe grupmoshës në vitin 2020
Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të dhënat për vitin 2021 tregojnë që numri i të diplomuarve me dëftesë lirimi është 32 179 nxënës në total. Ndër ta, 17 007 janë djem dhe pjesa tjetër, 15 172 janë vajza. Pra, kemi 1 835 djem më shumë sesa vajza që kanë marrë dëftesë lirimi gjatë vitit 2021. Tendenca e të diplomuarve me dëftesë lirimi është në ulje vit pas viti e kjo lidhet me tkurrjen e popullsisë.

Djemtë përbëjnë 53% të të diplomuarve me dëftesë lirimi, shifër kjo e ardhur në rritje përgjatë viteve të marra në shqyrtim.



Tabela: Përqindja e nxënësve të diplomuar me dëftesë lirimi sipas gjinisë dhe vitit përkatës
Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në vitin 2021 ka pasur 31 136 nxënës që janë diplomuar në arsimin e mesëm. Nga këta 16 420 nxënës ose 53% janë djem dhe pjesa tjetër, 14 716 ose 47% janë vajza. Krahasuar me vitin 2018 kemi një ulje të të diplomuarve në total me rreth 12%. Në këtë ulje ka ndikuar më shumë ulja e numrit të vajzave sesa e djemve.



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Kur shikojmë edhe vetë profilet e diplomimit në arsimin e mesëm, rezulton se përsëri shumica dërrmuese e të rinjve zgjedhin gjimnazin, përkatësisht 85.3% e tyre. Pjesa tjetër,  12.3% janë diplomuar në një shkollë profesionale dhe 2.4% janë diplomuar në një shkollë social-kulturore. Trendi ka qëndruar i njëjtë përgjatë viteve duke pasur ndryshime të parëndësishme.

Sa i takon Profilit të Studimeve të Mesme Profesionale apo Social Kulturore,  vërehen edhe diferencat më të theksuara midis dy gjinive. Vajzat janë më të orientuara në arsimin e përgjithshëm gjimnaz me 93% të rasteve, ndërsa djemtë janë më pak me 77%.

Në finale për 2021, janë reth 21% e djemve që përfundojnë arsimin e mesëm që diplomohen në shkollë profesionale, krahasuar me vetëm 5% të vajzave.



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

81% e atyre që diplomohen në arsimin e mesëm profesional janë djem dhe vetëm 19% janë vajza.

Në total në arsimin e mesëm, vajzat përbëjnë 53% të të diplomuarve për vitin 2021, kundrejt 47% të djemve. Përqindja e vajzave të diplomuara në vitin 2021 është më e larta nga vitet e marra në shqyrtim. 



Tabela: Përqindja e nxënësve të diplomuar sipas profilit të arsimit
Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Studime Universitare. Në vitin 2021, në nivelet e studime universitare bachelor; cikli i shkurtër i arsimit të lartë; master dhe doktoratura në total kemi 32 690 të diplomuar. Ky numër është 5% më pak sesa 2018, kur numri shënonte 21 743 të diplomuar në total.  Në nivelin bachelor, ulja shënohet kryesisht në grupin gjinor djem.  Përkatësisht, numri i të diplomuarve djem është ulur me 21% në vitin 2021, krahasuar me vitin 2018 (nga 7 596 në 5 990 djem të diplomuar). Numri i vajzave të diplomuara është ulur me 7%.



Tabela: Përqindja e nxënësve të diplomuar me dëftesë lirimi sipas gjinisë dhe vitit përkatës
Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Diferencat gjinore në rastin e të diplomuarve në arsimin e lartë, janë më të theksuara sesa në rastet e nivelit më të ulët të edukimit. Shumica e të diplomuarve në arsimin e lartë janë vajza, përkatësisht 66% e totalit për 2021. Djemtë përbëjnë vetëm 34% të të diplomuarve në arsimin e lartë për 2021. Afërsisht të njëjtat raporte mes dy grupeve gjinore ruhen për nivelet e studimit bachelor, master dhe doktoraturë dhe gjithashtu edhe përgjatë viteve të marra në shqyrtim. Ndryshim përbën niveli i studimeve “cikël i shkurtër i arsimit të lartë”, ku janë diplomuar më shumë djem sesa vajza.



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Balanca gjinore në edukim është një fakt i rëndësishëm sa i takon barazisë dhe mundësi të ekuilibruara për grupet.

Open Data Albania ka publikuar të dhëna në lidhje me Raporte dhe Balanca gjinore në kategorinë Tema Raporte Gjinore apo tema Demografi.

Shkarko excel: Edukimi në Shqipëri sipas Grupeve Gjinore dhe Moshave 2018 – 2021
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha