Në vitin 2021 janë 22 % e të dënuarve për vepra penale Korruspion të grupit gjinor Gra. Kjo përqindje është e theksuar nëse konsiderojmë që në total të dënuarat gra për vepra penale janë 13%. Data Albania bazuar në Vjetar Statistikorë të Ministrisë së Drejtësisë ka hulumtuar mbi të dhëna për krimet e lidhura me korrupsionin 2013-2021 dhe raporte gjinore të personave përgjegjës që janë dënuar për këto krime. Procedimet Penale mbi Korrupsionin ne RSh ndahen në 6 grupe, veprash penale:

  1. Korrupsioni në Sektorin Publik
  2. Konflikti i Interesave dhe deklarimi i pasurisë
  3. Korrupsioni i Funksionarëve
  4. Korrupsioni në Sistemin Gjyqësor
  5. Korrupsioni në Sektorin Privat
  6. Falsifikimi


Burimi: MD
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Nga kjo tabelë del në pah numri më i lartë i femrave të dënuara për veprat penale: shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Në vitin 2021 janë dënuar përkatësisht 25 persona të gjinisë femërore për shpërdorim detyre dhe 21 të tjera për falsifikim dokumentash.

Shpërdorimi i detyrës ka të bëjë me kryerjen ose moskryerjen me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë.

Në harkun kohor të viteve 2013-2021 viti 2016 shënon numrin më të lartë të femrave të dënuara për korrupsion, ku janë dënuar gjithsej 132 gra, përkatësisht 74 për korrupsion në sektorin publik, 53 për falsifikim, 3 gra për vepra lidhur me konfliktin e interesave dhe deklarimin e pasurisë, dhe një  rast e dënuar për korrupsion të funksionarëve dhe 1 femër e dënuar për korrupsion në sistemin gjyqësor.



Burimi: MD
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Numri i të dënuarave të gjinisë femërore për korrupsion zë mesatarisht 9% të total të dënuarave gra për të gjithë veprat penale. Viti me numrin më të lartë të të dënuarave të gjinisë femërore në harkun kohor të viteve 2013-2021 është viti 2017 ku janë dënuar në total 1025 femra. Nga këto vetëm 48 janë dënuar për korrupsion.



Burimi: MD
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në grupin e të dënuarve për korrupsion ODA analizon që mesatarisht çdo vit në RSh dënohen 12% femra dhe 88% meshkuj. Në harkun kohor të viteve nën analizë vitit 2021 shënon raportin në rritje ku 22% e të dënuarve për korrupsion ishin femra.

Shkarko excel: Raport Gjinor për të dënuar mbi Korrupsionin sipas Procedimeve Penale të Gjyqësorit në RSh 2013-2021
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Griselda Rruci