Transporti detar është mënyra kryesore e transportit të mallrave në Shqipëri, deri në vitit 2021 ky sektor transporti përbënte gati gjysmën e sektorit import – eksport total mallrash. Situata po shkon drejt një pike kthese në vitit 2022 ku përpunimi i mallrave përmes porteve detare ka ulje në vlerë dhe në peshë kundrejt totalit. Të dhënat e 11 mujorit krahasuar me periudhat koresponduese të viteve të mëparshme tregojnë se vëllimi i përpunimit të mallrave të sektorit detar ka tkurrje prej 21% krahasua me njëmbëdhjetë mujorin e vitit 2021.



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Kjo qëndron në paradoks po të konsiderojmë faktin se në total vëllim transport mallrash në vend (importe dhe eksporte), këtë vit është rritur kundrejt vitit paraardhës me rreth 9%. Pesha në volumin e mallrave të përpunuar në transport detar ka shënuar këtë njëmbëdhjetë mujor një rekord negativ me vetëm 43% të totalit mallra të përpunuara në sektorin detar.



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Kjo rënie është e theksuar në të gjithë muajt e vitit 2022 ku rënien më të madhe kundrejt të njëjtit muaj viti paraardhës e shënon muaji gusht me minus 40%.



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Viti 2021 ka shënuar nivelin më të lartë të mallrave të transportuar nëpërmjet porteve shqiptare (4 840 mijë ton). Duhet pasur parasysh se në vitin 2021 ka funksionuar edhe një port tjetër për transport mallrash, porti i ri i Durrësit Porto Romano për të cilin parlamenti shqiptar ka miratur ligjin nr. 58, datë 30.04.2020, Ligj ku Kontrata PPP rishikohet duke ndryshuar Objektin koncesionar nga port për hidrokarbure në port mallrash pa kufizime.



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Analiza në bazë të porteve tregon që vetëm porti i Durrësit ka shënuar rritje të volumit të transportit të mallrave, ndërkohë që tre portet e tjerë kanë pësuar ulje. Porti i Durrësit ka rritur me 9% volumin e përpunimit të mallrave përgjatë viteve 2014-2021, krahasuar me vitet 2006-2013, ndërkohë që porti i Vlorës ka ulur me minus 78% transportin e mallrave, porti i Sarandës me minus 37%, dhe porti i Shëngjinit me minus 29%.



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Transporti detar i mallrave tregon që shumica dërrmuese e tij realizohet nëpërmjet portit të Durrësit. Gjatë periudhës 2005-2021, 87% e gjithë volumit të mallrave të transportuar është transportuar nëpërmjet portit të Durrësit. Porti me volumin e dytë më të lartë të mallrave të transportuar është porti i Shëngjinit me 7% të totalit. Pason porti i Vlorës me 5% dhe porti i Sarandës me 1%.



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Porti i Vlorës ka pësuar rënien më të madhe në përpunim mallrash. Përkatësisht në vitet 2005-2009, ky port përpunonte më shumë se 10% të mallrave që transportoheshin nëpërmjet detit, ndërkohë që pas vitit 2012, ky port përpunon më pak se 3% të të gjithë mallrave që transportohen nëpërmjet detit shqiptar. Ulje ka pësuar edhe porti i Shëngjinit, nga një port që përpunonte rreth 9% të mallrave të transportuar nëpërmjet detit, në 5% përgjatë viteve 2018-2021.

Ecuria mujore tregon që në muajin qershor 2022 e pas, volumi i mallrave të përpunuar në portet shqiptare është ulur me mbi 100 mijë ton në muaj, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ulja më e madhe është shënuar në muajin Gusht, muaj në të cilin volumi i mallrave të transportuar nëpërmjet porteve ka rënë me 174 mijë ton, krahasuar me gusht 2021.



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Tkurrja dhe rezultati negativ për Sektorin më të rëndësishëm të transportit të mallrave, Sektorin Detar është një indikator i rëndësishme që lidhet edhe me monitorimin dhe vlerësimin e vendimmarrjes në nivel ekzekutiv dhe legjislativ me ndikim në ekonominë kombëtare.

Shkarko excel: Volumi Transport Detar dhe pesha kundrejt total Transport Mallra nëntëmujori 2022 trendi në vitet 2006 – 2022
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha