Open Data Albania po zbardh zotëruesit e shoqërive të biznesit që funksionojnë si Media Audiovizive në Republikën e Shqipërisë. Mediat Audiovizive licencohen nga AMA dhe kategorizohen në: Subjekte audiovizive me licencë private kombëtare dhe Subjekte audiovizive analoge private. Hulumtimi evidenton numrin e licencave sipas kategorisë, aksionerët dhe zotëruesit final të mediave audiovizive.

Në 1 mars 2023 numërohen 51 shoqëri biznesi të licencuara si Media Audiovizive. Prej të cilave Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) operator publik, pesë prej tyre subjekte audiovizive private kombëtare dhe 45 subjekte audiovizive private analoge.



Tabela: Subjektet Private Kombëtare të licencuara nga AMA
Burimi: AMA
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Subjektet Private Analoge të Licencuara nga AMA
Burimi: AMA
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Ndër totalin e subjekteve Media Audiovizive, tetë janë të regjistruara në QKB si person fizik, tre prej të cilave rezultojnë të çregjistruara. Subjekte të tjera të çregjistruara janë TV Lobi dhe TV Premium Channel, ku kjo e fundit është përthithur nga Premium Media. Tre prej mediave rezultojnë me aktivitet të pezulluar dhe dy prej tyre u është pezulluar licenca nga AMA, konkretisht AGONSET që zotëron licencën e medias Agon Channel dhe TV BALLKAN që zotëron licencën e Televizionit A1 Report. Analiza në vazhdim shqyrton vetëm të dhënat për subjektet shoqëri biznesi me Licencë dhe NIPT aktiv, të cilat në total janë 36 subjekte.

Kapitali total i shoqërive aktive Media Audiovizive në 1 mars 2023 arrin vlerën 4.2 miliardë lekë. Mbi 80% e kapitalit total të televizioneve aktuale aktive ndahet midis 5 mediave kryesore, konkretisht TV KLAN me 35% të kapitalit mediatik, Top Channel me 25% të kapitalit, Vizion + dhe TV Scan me kapital 8% e totalit secili dhe Digitalb TV me vlerë kapitali 6% e kapitalit total televiziv.

Kategorizuar sipas aksionerëve, 84% e kapitalit mediatik zotërohet nga individët, konkretisht rreth 3.5 miliardë lekë, ndërsa subjektet juridike zotërojnë 670 milion lekë, rreth 16% e totalit.



Tabela: Kapitali total i Subjekteve Aktive, Media Audiovizive më 1 mars 2023
Burimi: QKB, Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: QKB, Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: QKB, Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Nëse vështrojmë listën e aksionerëve, kapital më të lartë shënon Aleksandër Frangaj, aksioner i Tv Klan, rreth 870 milionë lekë. Në vend të dytë qëndron Alba Gina, me vlerë kapitali rreth 598 milion lekësh, aksionere tek Tv Klan dhe Digitalb Tv. Shoqëria “Balfin – Balkan Finance Investment Group” aksioneri i vetëm i Televizion Scan rezulton në vend të tretë për madhësi kapitali, prej 328.8 milion lekësh.

Me kapital më të ulët ndër totalin e kapitalit mediatik rezulton Leonard Deliaj, aksioner i TV 6+1 me vlerë kapitali vetëm 4 000 lekë.



Tabela: Lista e Aksionerëve sipas Televizioneve
Burimi: QKB, Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: QKB, Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Numri total i aksionerëve të bizneseve mediatike fiksohet në 68 aksionerë. Prej të cilëve 15 janë subjekte juridike. Zotëruesit final të shoqërive të biznesit, Media Audiovizive, në rastin e aksionerëve juridik janë ato që zotërojnë në finale.

Konkretisht zotërues final i Televizionit Scan është Samir Mane, aksionar i vetëm i shoqërisë “Balfin – Balkan Finance Investment Group”, ku kjo fundit është aksionar mazhoritar për 100% të aksioneve të TV Scan.

Zotëruesit e fshehur ose indirekt të Digitalb TV dhe Televizionit ADTN (100% në pronësi të Digitalb TV), rezultojnë Ardian Jasimi, zotërues i shoqërisë “ALBSEA TRANSPORT”; Petraq Shomo, zotërues i “DEM Capital”; Edmond Leka, Niko Leka dhe Varuzhan Piranjani nëpërmjet aksioneve në shoqëritë “Arch Investor” dhe “UNION GRUP”; Arben Taipi, zotërues i “E&E INVESTMENT”; Gjergji Misha dhe Eduard Shima si aksioner jo-mazhoritar të shoqërisë “UNION GRUP”; dhe Lorela Hoxha dhe Sara Hoxha si aksionere të shoqërisë “LORESA”.

Televizioni Panorama zotërohet nga Andrea Nako dhe Irfan Hysenbelliu. Andera Nako është zotërues final nëpërmjet aksionarit mazhoritar “PANDA GROUP”, ndërsa Irfan Hysenbelliu është zotërues final përmes subjektit  “PANORAMA GROUP  

Nëntëdhjetë përqind e aksioneve të Fax News në pronësi të “KEDO GROUP”, rezultojnë tek zotëruesit final Kevin Hysenbelli, Donika Hysenbelli dhe Enkeleda Hysenbelli, secili në pjesë të barabartë.

Esat Bojku rezulton pronar final i Televizionit ABC News, pas një zinxhiri aksionerësh. Aksioner i ABC News është shoqëria “A.B.C. MANAGEMENT”, kjo rezulton me 100% të aksioneve në pronësi të shoqërisë “MEDIA HOLDING”, ndërkohë shoqëria “MEDIA HOLDING” zotërohet 100% nga Esat Bojku.

Televizioni A2, me aksionar të vetëm “GENER 2”, rezulton me pronar final Bashkim Ulaj, Astrit Ulaj dhe Ahmet Ulaj. Skerdi Oseku rezulton pronar final i Televizionit Tema, nëpërmjet zotërimit të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “OTIG”.

Syri Tv, rezulton në pronësi të organizatës “Qendra për Informim te Hapur” e cila ka drejtues të deklaruar në ekstraktin e pronarit përfitues  Z. Çlirim Peka.



Tabela: Zotërues Final indirekt të bizneseve media audiovizive
Burimi: QKB, Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Zotërues mediatik të ‘fshehur’ pas shoqërive rezultojnë 22 individë, me kapital total prej 669 milion lekësh. Vlerën më të lartë të kontrolluar indirekt shënon Samir Mane, 329 milion lekë, pasuar nga Lorela dhe Sara Hoxha me vlerë kapitali rreth 35 milion lekë secila. Kapital të kontrolluar më të ulët rezultojnë Gjergji Misha dhe Eduard Shima me vlerë kapitali rreth 3.3 milion lekë secili.



Burimi: QKB, Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në total, numri i zotëruesve final të bizneseve mediatike, direkt dhe indirekt, arrin në 72 në mars 2023. Zotëruesit me kapital më të lartë mbeten Aleksandër Frangaj dhe Alba Gina. Në vend të tretë për vlerë më të lartë kapitali rezulton Samir Mane, me vlerë kapitali 329 milion lekë.

Në vijim të listës, rezultojnë Lorela Hoxha dhe Sara Hoxha me vlerë kapitali 242 milion lekë, ndjekur nga Itan Hoxha me kapital 227 milion lekë dhe Redia Hoxha 217 milion lekë. Këto të katër rezultojnë pronar final në tre televizione.

Leonard Deliaj mbetet zotëruesi me vlerën më të ulët të kapitalit mediatik të kontrolluar, prej 4 mijë lekësh.



Tabela: Zotëruesit Final(direkt dhe indirekt) të Mediave sipas rendit Alfabetik
Burimi: QKB, Open Corporates Albania
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të dhënat janë marrë nga Autoriteti i Medias Audiovizive dhe Regjistri i Biznesit. Për informacione të tjera për secilën shoqëri mediatike, në databazën me të dhëna të hapura Open Corporates Albania, gjeni një Pasaportë të detajuar për themelimin, objektin e veprimtarisë, aksionarët ndër vite, origjinën e kapitalit, çështjet ligjore, performancën ekonomike dhe dokumentat kryesore, në menunë Biznese Mediatike.

Shkarko excel: Zotërues të Mediave Audiovizive, sipas kapitalit dhe kontrollit indirekt 1 mars 2023
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Pajtim Nikolli