Buxheti i Shtetit ka realizuar të ardhurat në masën 101% të planit për dy mujorin janar-shkurt 2023. Planifikimi fillestar për të ardhurat totale të grumbulluara nga buxheti ishte 95.88 miliard lekë, ndërkohë që realizimi është 97.1 miliard lekë.

Ndihmat është kategoria e të ardhurave me më shumë rritje. Përkatësisht, planifikuar në masën 3.38 miliard lekë dhe janë realizuar 6.85 miliard lekë. Pra, kemi një realizim 78% më shumë sesa planifikimi si dhe 5.85 miliard lekë më shumë sesa e njëjta periudhë një vit më parë (585%).

Të ardhurat tatimore janë realizuar në masën 98%, planifikuar për tu mbledhur 88.9 miliard lekë dhe realizuan 86.85 miliard lekë.

Të ardhurat jo-tatimore kanë tejkaluar planin duke shënuar realizim 110% të planit në buxhetin e 2 mujorit të parë të vitit 2023.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të ardhurat Tatimore ndahen në të ardhura nga Tatimet dhe Doganat, të ardhura nga Pushteti Vendor dhe të ardhura nga Fondet Speciale.

Ndër këta tregues fiskal çfarë bie më shumë në sy është realizimi i të ardhurave nga Pushteti Vendor. Të ardhurat faktike për 2 mujorin e parë të vitit 2023 nga Pushteti Vendor janë vetëm 48% e planifikimit. Gjithashtu, këto të ardhura përbëjnë 50% më pak sesa të ardhurat faktike për 2 mujorin e një viti më parë 2022. Të shprehura në vlerë bashkitë në total kanë arritur që të grumbullojnë vetëm 2.9 miliard lekë nga 6 miliard të planifikuara. Ulja e të ardhurave të realizuara nga Pushteti Vendor ka ardhur kryesisht si pasojë e uljes së ndjeshme të të ardhurave nga taksat lokale. Në total bashkitë kanë arritur që të grumbullojnë 2.38 miliard lekë nga taksat lokale, ndërkohë që ishin planifikuar 5.35 miliard lekë, pra normë realizimi 44%. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, kemi ulje me 54% të të ardhurave nga taksat lokale. Kjo ka gjasa që përkon me një situatë vit zgjedhor ku pushteti lokal është përfshirë në procese që lidhen me fushatën.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të ardhurat nga Tatimet dhe Doganat u realizuan pothuajse sa 100% e planit, përkatësisht u realizuan 60.9 miliard lekë, nga 61.1 miliard lekë të planifikuara.

Mbledhja e të ardhurave nga Taksat Doganore shënoi tejkalim të planit me 9%. Po ashtu realizim më të lartë se 100% shënuan edhe të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurën personale TAP, 105%, si dhe të ardhurat nga Tatimi mbi Fitimin, 101%.

për 2 mujorin e parë të vitit 2023 taksat nacionale janë realizuar 97%; të ardhurat nga akcizat 98 %; dhe të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar TVSH, 99%.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në rastin kur marrim në analizë vetëm të dhënat e muajit shkurt 2023, rezulton që TVSH ka shënuar ulje. Krahasuar me shkurt 2022, në shkurt 2023 janë mbledhur të ardhura nga TVSH 6.7% më pak. Kjo ka ardhur kryesisht nga të ardhurat më të ulëta të realizuara nga tatimet (-12.7% ulje nga shkurt 2022) dhe gjithashtu edhe nga ulja e TVSH nga Doganat me minus 5% krahasuar me shkurt 2022.

Të dhënat mbi realizimin e të ardhurave nga TVSH hedhin dritë mbi ecurinë e konsumit në vend. Ulja ne vlerë e TVSH nënkupton rënien e konsumit, për shkak se ky tatim është proporcional ndaj konsumit.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Të ardhurat nga Fondet Speciale shënuan realizim për 2 mujorin janar-shkurt 2023 në masën 106%. Tejkalim të planit shënuan si të ardhurat nga Sigurimi Shoqëror ashtu edhe nga ai shëndetësor (kjo vjen si rezultat i rritjes së pagave në shkurt 2023 krahasuar me shkurt 2022)



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Mbledhja e të Ardhurave Jo-Tatimore për 2 mujorin janar-shkurt 2023 ka qenë 10% më i lartë sesa planifikimi. Realizimi i planit është 110%, përkatësisht të ardhurat janë në vlerë 3.4 miliard lekë, kundrejt 3.1 miliard lekë planifikim.

Realizim të ulët kanë shënuar të ardhurat nga Tarifat e Shërbimeve, përkatësisht 85% ose janë grumbulluar 955 milion lekë kundrejt 585 milion planifikim.



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: MFE
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Realizimi i ulët i të ardhurave të bashkive konvenon edhe me zgjedhjet e vendore për vitin 2023, që do të mbahen me 14 maj. Nuk mund të tregohet nëse realizimi i ulët i të ardhurave lidhet me planifikimin optimist dhe të gabuar të qeverisë përsa i përket mbledhjes së të ardhurave nga bashkitë apo është një formë lehtësie për qytetarët dhe bizneset në periudhë parazgjedhore. Duhet theksuar edhe vetë kontrasti midis të ardhurave të grumbulluara nga Pushteti Vendor që shënojnë normë të ulët realizimi dhe të ardhurave të tjera në Buxhetin e Shtetit me tejkalim të planit, pra realizim më të lartë se 100%.

Shkarko excel: Të ardhura në Buxhetin e Shtetit Janar Shkurt 2023 niveli i Realizimit
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha