Në këtë artikull po zbardhim numrin e Këshilltarëve në Këshilla Bashkiak, pas zgjedhjeve të 14 Majit, kjo sipas Subjekteve Elektorale në Bashki të vendit. Artikulli evidenton Partitë që kryesojnë në secilin këshill me më shumë se 50% të këshilltarëve. Po njësoj strukturën e përfaqësimit të subjekteve në secilën Bashki.

Në zgjedhjet vendore 2023 morën pjesë 1 395 645 qytetarë ose 38.23% e total zgjedhësve shtetas shqiptarë në moshë madhore e me të drejtë vote.

53 bashki nga 61 në total u fituan nga Kryebashkiak të PS; Koalicioni Bashkë Fitojmë 7 Kryebashkiak, dhe një Bashki konkretisht Finiqi ka kryebashkiak nga Subjekti MEGA Minoritetit Etnik Grek për të Ardhmen.

PS ka mazhorancën e anëtarëve në Këshill në 28 Bashki. Në këto Bashki PS ka edhe Kryebashkiakun edhe Këshillin Bashkiak me shumicë mbi gjysmën e anëtarëve.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Bashkitë në të cilat partia Socialiste ka marrë më pak anëtarë këshilli janë Kukësi me 4 nga 31 anëtarë, Fushë Arrëz dhe Puka me 2 nga 15 anëtarë, Hasi me 4 nga 21.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Partitë e tjera nuk kanë arritur të marrin në asnjë bashki më shumë se gjysmën e anëtarëve.

Koalicioni Bashkë Fitojmë në rezultatin e tij më të mirë, ka fituar 33% të anëtarëve të këshillit në Roskovec, Skrapar, Libohovë dhe Himarë.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Partia Social Demokrate ka arritur të fitojë 32% të vendeve (10 nga 31) në këshillin bashkiak të Vaut të Dejës. Gjithashtu, në Pukë ka fituar 27% të këshilltarëve dhe në Malësinë e Madhe 26%. Kjo parti ka arritur që të sigurojë të ketë vende në këshillat bashkiak me të paktën një përfaqësues në 46 nga 61 bashkitë në vend.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Partia Demokratike Zyrtare e drejtuar nga z. Enkelejd Alibeaj rezultatet më të mira në këshill bashkiak i shënoi në Bashkinë e Dimalit me 19% të anëtarëve të këshillit.

Numërohen 7 bashki në të cilat Partia Demokratike nuk do të ketë asnjë këshilltarë pas zgjedhjeve lokale 2023. Në katër nga këto bashki, përkatësisht Dropull, Pustec, Roskovec dhe Vorë, Partia Demokratike nuk kandidoi, kurse në tre të tjerat nuk ka arritur që të fitojë asnjë, pavarësisht kandidimit, konkretisht Tropoja, Skrapari dhe Kolonja.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Partia Socialiste ka marrë më shumë anëtarë në këshillat bashkiak sesa subjektet e tjera në 54 bashki të vendit (88.5%). Ndërkohë, Koaliconi Bashkë Fitojmë dhe Partia Demokratike nuk kanë arritur që të kenë kryesimin në numër në asnjë prej këshillave. Koalicioni Bashkë Fitojmë ndan numër të barabartë anëtarësh këshilli me PS-në në dy bashki të vendit. PSD me Kryetar Tom Doshi ka marrë shumicën e anëtarëve të këshillit në 3 bashki të vendit, ndërkohë që ndan vende të barabarta po aq sa PS në Bashkinë e Mirditës, dhe me partinë Agrare Ambjentaliste në bashkinë e Fushë Arrësit.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Tabela: Bashkitë dhe numri i anëtarëve të këshillit, sipas subjekteve kryesuese me numër më të lartë
Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në 61 bashki janë 1613 anëtarë këshilli, ku PS ka fituar 47% të tyre, e shprehur në numër 757. Ndërkohë, 292 anëtarë të këshillit bashkiak në të 61 bashkitë janë të Koalicionit Bashkë Fitojmë (18.1%). Në vend të tretë për numrin më të lartë të anëtarëve të këshillit bashkiak është Partia Demokratike Zyrtare me 123 të tillë.

Partia Social Demokrate ka siguruar 116 anëtarë këshilli në të gjithë vendin ose 7.2% të numrit total të anëtarëve.

Në katërvjeçarin 2023-2027, në këshillat bashkiak do të jenë edhe 7 kandidatë të pavarur që arritën të grumbullonin vota të mjaftueshme për të fituar mandatin e këshilltarit.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Krahasuar me zgjedhjet për Qeverisjen Vendore, 2015, Partia Socialiste ka shtuar anëtarët e këshillit bashkiak në çdo bashki. Në vitin 2015 Partia Socialiste kishte 394 vende në këshillat bashkiak të 61 bashkive (25% të vendeve), nga 1595 vende gjithsej. (Numri i vendeve në këshill bashkiak është shtuar në vitin 2023 në krahasim me vitin 2015 me nga 10 vende në bashkitë e Vaut të Dejës, Vlorës dhe të Fierit, ndërkohë që është reduktuar me 6 vende në Memaliaj dhe Përmet).

Në bashkinë e Vlorës dhe Fierit që kanë zgjeruar numrin e këshilltareve me 10 veta, Partia Socialiste ka fituar 17 vende më shumë në Fier dhe 15 në Vlorë.

Zgjedhje 2023 në Durrës, Elbasan, Pogradec, Dropull, dhe Gjirokastër krahasuar me mandatet e fituara në këshill bashkiak në vitin 2015, PS ka 12 anëtarë plus.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Partia Demokratike në vitin 2015, kishte 295 vende në Këshillat Bashkiak, ndërkohë Lëvizja Socialiste për Integrim 291 vende; PBDNJ 16 mandate dhe PDK që ka siguruar 24 mandate.

Në 2015, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane ishin në koalicion me Partinë Socialiste, ndërsa Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ishte në zgjedhje e vetme.

Për vitin 2023 mbledhim rezultatet e Koalicionit Bashkë Fitojmë dhe PD Zyrtare, bashkërisht ata kanë siguruar 415 anëtarë në këshillin bashkiak, ose 25.7% të vendeve totale.

Rënia në elektoratin e këtyre partive për zgjedhjet e këshillit bashkiak është 13.5 pikë përqindje, ose e shprehur në mandate, 209 të tillë (*në 2023 ka 18 anëtarë më shumë në të gjithë vendin krahasuar me 2015).

Bashkë Fitojmë me PD së bashku kanë arritur që të fitojnë nga një anëtarë këshilli më shumë sesa në zgjedhjet e vitit 2015 vetëm në bashkitë e Përrenjasit dhe Roskovecit. Në 6 bashki nuk ka pasur ndryshim të numrit të këshilltarëve, në të gjitha bashkitë e tjera, 53, edhe po ti marrim së bashku kanë pakësim. Humbja më e madhe është shënuar në Shkodër me 14 anëtarë këshilli.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në zgjedhjet e vitit 2015, anëtarët e këshillit bashkiak janë ndarë si në tabelën më poshtë.



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania



Burimi: KQZ
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në vitin 2023 arritën që të siguronin të paktën një këshilltar në një nga 61 bashkitë e vendit 35 subjekte politike. Ndërkohë, në 2015, siguruan të paktën një këshilltarë në bashki 57 subjekte politike në vend.

Shkarko excel: Rezultate Zgjedhore 14 maj 2023, Anëtarë këshilli sipas Subjekteve Politike, dhe sipas Bashkive
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Ilir Brasha