Open Data Albania po hulumton lidhur me administratorët e shoqërive aksionare Sh.a me ofertë publike, shoqëri që zotërohen në mënyrë direkte apo indirekte nga institucionet publike vendore ose qendrore. Sipas nenit 154 dhe 167, të Ligjit nr. 9901 datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i ndryshuar, administratori i një shoqërie aksionare emërohet nga Këshilli i Administrimit nëse sistemi i administrimit është me një nivel dhe…
