Indikatorët mbi normën e arkëtimeve të ujit të faturuar dhe ujit të matur

Norma e arkëtimit është një ndër indikatorët më të rëndësishëm financiar të cdo aktiviteti. Ajo jep informacion mbi përqindjen e vlerës së faturave të arkëtuara brenda një periudhe të caktuar. Objektivi i dëshiruar nga shoqëritë është një normë 100%, e cila flet për përgjegjshmëri të përfituesve të shërbimit dhe minimizim të humbjeve për shkak të borxheve të këqija. Ecuria ndër vite i këtij indikatori nuk…

Numri i kontratave të internetit nëpërmjet lidhjeve broadband

Lidhja Broadband është një nga mënyrat nëpërmjet të cilave mundësohet përdorimi i internetit. Brenda këtij indikatori përfshihen kontratat e lidhura për sigurimin e internetit nga: një modem, i cili i është bashkangjitur një rrjeti kabllor transmetimi, teknologjisë DSL (Digital Subscriber Line), përdoruesve të tjerë broadband apo abonentëve me linja analoge të dedikuara. Karakteristikë e këtij sistemi është që klientët paguajnë për një shpejtësi të lartë…

Shpenzimet, të ardhurat dhe deficiti buxhetit

Në grafikun në vijim jepen tre treguesit më të rëndësishëm financiar të një vendi. Ajo që bie në sy është trendi në ulje i deficitit fiskal në periudhën 2001-2003 si pasojë e një ritmi rritës të të ardhurave më të lartë se sa ritmi rritës i shpenzimeve. Në vitet 2003-2004 deficiti rritet me 12% ndërkohë që në vitin 2005 realizohet tkurrja e tij në 28…

Buxheti për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për periudhën 2003-2011

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) është institucioni përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Ai financohet nga Buxheti i Shtetit dhe është insitucion i pavarur nga Qeveria Qëndrore. KQZ e realizon aktivitetin e saj nëpërmjet dy programeve: Planifikim, Menaxhim, Administrim dhe Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Lokale.   Burimi i të dhënave: Ministria e FinancavePërpunimi dhe komentet: ODA Shuma e parave të alokuara nga Buxheti i…

Financimi i Partive Politike, Shoqatave dhe Organizatave të Veteranëve me Status

Buxheti i Shtetit financon nëpërmjet një zëri të quajtur “Partitë Politike” tre kategori: Partitë Politike, Shoqatat dhe Organizatat e Veteranëve me Status.   Burimi i të dhënave: Ministria e Financave Përpunimi dhe komentet: ODA Në grafikun në vijim jepet totali i financimit për të tre kategoritë së bashku: Mbështetje për Partitë Politike, Mbështetje për Shoqatat dhe Mbështetje për Veteranët me Status si dhe financimi vetëm…

Cilësia e ajrit – Indikatorët për NO2 dhe SO2

Ndotësit e ajrit mund të jenë grimca pluhuri, kimikate apo materiale biologjike, të cilat kanë efekte mbi organizmin e njeriut, mjedisin apo atmosferën. Disa nga grupet më të rëndësishme të indikatorëve të cilësisë së ajrit janë: SO2, NOx dhe NH3 (amonjaku), të cilët shkaktojnë edhe shirat acide; CO2, CH4 (metani), NO2, të cilët lidhen me emëtimin e gazrave; PM10, LNP, që tregojnë masën e grimcave…

Cilësia e ajrit – prezenca e ndotësve PM10 dhe LNP

PM10 dhe LNP janë dy nga indikatorët më të rëndësishëm të cilësisë së ajrit. Ata shprehin sasinë e grimcave të ngurta pezull në ajër. PM10 (Particulate Matter) është një përzierje pjesëzash të lëngta dhe të ngrurta që qëndrojnë në ajër, me një diametër më të vogël se 10 mikrometër. Burimi kryesor i tij janë gazrat e cliruara nga automjetet, sidomos nga makinat e vjetra me…

Emëtimet e CO2-shit në Shqipëri

Pasojat e CO2-shit Dioksidi i karbonit është cilësuar si shkaktari kryesor i ngrohjes globale. Ai clirohet nga djegia e naftës, qymyrit dhe gazit, që janë edhe burimet kryesore të sasisë së tij në ajër. Në 50 vitet e fundit, përqëndrimi i tij në ajër ka ardhur në rritje të vazhdueshme në gjithë botën, mesatarisht 3%/vit. Pasi clirohet në atmosferë, ai qëndron aty për 100 deri…

Cilësia e plazheve – indikatorët Fecal Coliforms dhe Intestinal Enterococus

Shqipëria është një vend i bekuar, me një vijë bregdetare prej 316 kilometrash. Përgjatë tij ravijëzohen plot plazhe ranorë e me gurë, duke e kthyer në një nga zgjedhjet e preferuara për kalimin e pushimeve të verës. Megjithatë, zhvillimet e vrullshme urbane kanë ndikuar jo pak mbi pastërtinë e tij. Deti Adratik dhe Jon janë bërë pritësit e shkarkimeve urbane, industriale, bujqësore e blegtorale. Në…

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ndër vite

Sipas përcaktimit të dhënë nga NATO, shpenzimet për ushtrinë janë të gjitha shpenzimet kapitale dhe korrente të kryera për forcat e armatosura, duke përfshirë edhe forcat paqeruajtëse, Ministrinë e Mbrojtjes dhe agjensi të  tjera shtetërore të angazhuara në projekte për mbrojtjen, forcat paraushtararke (nëse ato trajnohen dhe pajisen me mjete për operacione ushtarake) si dhe aktivitetet ajrore ushtarake. Disa zëra të këtyre shpenzimeve mund të…

Zërat e Buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes

Nga këndvështrimi i buxhetit, Ministria e Mbrojtjes ka qenë ndër ministritë me më shumë ndryshime në programet buxhetore për realizimin e misionit të saj. Pjesa më e madhe e këtyre ndryshimeve lidhet me ristrukturimin dhe reformën për shkak të anëtarësimit në NATO.   Burimi: Ministria e FinancavePërpunimi dhe komentet: ODA Në vitet 2004 dhe 2005, 80% e fondeve të ministrisë menaxhoheshin nga programi “Sigurimi i…

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes si përqindje ndaj PBB-së dhe Buxhetit Total të Shtetit

Edhe pse paqja është një ndër sfidat kryesore për shoqërinë e sotme, duket se shtetet po shpenzojnë shuma jo të papërfillshme monetare për ushtritë e tyre. Pjesë e kësaj tendence është edhe Shqipëria, e cila që prej vitit 1999 ka marrë gjithmonë e më shumë angazhime në fushën e mbrojtjes. Sigurisht që vendi ynë nuk u pranua si anëtare e NATO-s për shkak të fuqisë…

Akreditimi i Institucioneve të Arsimit të Lartë Privat dhe Programeve të Studimit

Akreditimi është procesi i cili certifikon cilësinë e një Intitucioni të Arsimit të Lartë (IAL) si dhe të programeve të tij të studimit. Në vendin tonë ai realizohet nga Agjensia e Akreditimit të Arsimit të Lartë dhe është nën mbikqyrjen direkte të Minsitrit të Arsimit. Ka shumë teori nëse shteti duhet të marrë pjesë nëpërmjet mekanizmave të tij në rregullimin e sistemit arsimor apo duhet…

Indikatorët e kualifikimit të pedagogëve dhe punësueshmërisë në Renditjen e Universiteteve

Përtej kritikave lidhur me Sistemin e Renditjes së universiteteve, përfundimet e këtij procesi tërheqin vëmendjen mbi disa cështje shumë interesante. E para, nëse merret në shqyrtim treguesi i stafit pedagogjik, i cilësuar si një ndër më të rëndësishmit, do të vihet re se në tre degët e vlerësuara (ekonomi, drejtësi, infermieri) , 40% e rasteve rezultojnë me staf pedagogjik të nivelit të ulët. Pra, IAL-të…

Cmimi i ujit të pijshëm ndër vite dhe krahasimi i tij me kostot

Ndjeshmëria e publikut për cmimin që paguan kundrejt cdo shërbimi të ofruar, por sidomos për kategorinë e shërbimeve që cilësohen si shumë të rëndësishme për zhvillimin e një jete normale, është e lartë dhe uji i pijshëm është njëri prej tyre. Përcaktimi i tarifave të tij është kompetencë e Entit Rregullator të Ujit (ERRU). ODA ka kryer një hulumtim mbi cmimin mesatar të zbatuar për…