Dëmi ekonomik në sektorin doganor 2005-2010

Open Data Albania ka realizuar një hulumtim në lidhje me dëmin ekonomik në sektorin doganor për periudhën për periudhën 2005-2010. Dëmi ekonomik në sektorin doganor shkaktohet si pasojë e veprimeve:  shmangies së detyrimeve doganore dhe llogaritje të gabuara të tarifave; diferencës në llogaritjen e vlerës së zhdoganimeve dhe shpenzimeve të transportit; uljen e vlerave të gjobave pa bazë ligjore; mosaplikim ose aplikim i pakët i …

Struktura e dëmit ekonomik për shpenzime operative, sistem pagash, shpërblime dhe të tjera 2005-2010

Sipas hulumtimit të Open Data Albania, dëmi ekonomik që shkaktohet në administratën publike përfaqësohet nga dëmi ekonomik në fushën e shpenzimeve operative, sistemin e pagave, shpërblimeve dhe të tjera. Dëmi ekonomik që konstatohet në fushën e shpenzimeve operative rezulton si pasojë e veprimeve si shpenzime të kundraligjshme për udhëtime dhe dieta, tejkalim të limiteve për shpenzime për telefoninë celulare si dhe shpenzime të pajustifikuara për…

Zhdëmtimi i abuzimit ekonomik 2005-2010

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka si objekt zhdëmtimin e abuzimit ekonomik. Shkalla e realizimit të zhdëmtimit tregon përgjegjshmërinë e strukturave drejtuese të administratës publike në ushtrimin e detyrave të marra përsipër. Kontrolli i Lartë i Shtetit jep masa për dëmshpërblimin e dëmit ekonomik që  synojnë zbutjen e dëmit nëpërmjet arkëtimit të mjeteve monetare nga subjektet që kanë kryer shkelje financiare. Krahas këtyre masave jepen…