Shpenzime buxhetore për shërbime të telefonisë mobile 2012-2013

Open Data Albania po hulumton lidhur me shpenzimet buxhetore për shërbime të telefonisë mobile në vitet 2012 dhe 2013. Shpenzimet Buxhetore për shërbime telefonike janë pagesa të pakthyeshme që kryen Qeveria dhe të tjera Institucione Buxhetore, për realizimin e funksioneve nëpërmjet përdorimit të shërbimeve telefonike. Këto shërbime ofrohen përmes operatorëve të ndryshëm telefonik. Nën analizë janë vendosur katër operatorët aktualë që operojnë në tregun shqiptar:…