Performanca e Eurobondit Shqiptar nëntor 2010 – maj 2015

Republika e Shqipërisë emetoi Eurobond-in e saj të parë në tregjet ndërkombëtare financiare më 4 nëntor 2010. Eurobond-i është një obligacion, pra një titull financiar me afat maturimi më shumë se një vit, i emetuar dhe tregtuar në tregjet ndërkombëtare financiare. Në momentin e emetimit, yield-i (norma e interesit) ishte 7.625%. Obligacioni maturohet në datë 09/11/2015, është emetuar në monedhën euro, dhe shuma e emetuar…