Open Data Albania, po hulumton mbi vlera të kontratave publike për blerje artikujsh sipas njësive. Kontratat Publike janë kontrata të financuara me para të taksapaguesve. Ato lidhen me qëllim realizimin e punëve, shërbimeve apo furnizimeve publike. Finalizimi i tyre bëhet përmes procedurave të prokurimit publik. Vlera e kontratave parashikohet përmes një fondi limit të caktuar, dhe më pas vendoset sipas ofertave të pjesëmarrësve në garë.…
