Blerje për Situatën Covid-19, Qeveria Shqiptare aplikon Kontrata Sekrete, i shmanget Pjesëmarrjes dhe Transparencës

Organizata AIS promotore e Open Data Albania. vëren me shqetësim se Qeveria Shqiptare në mënyre antikushtetuese, në paligjmëri dhe pa asnjë nevojë të përligjur ka vendosur të konsiderojë Sekret kontraktimet dhe procedurat për blerje gjatë emergjencës së krijuar për shkak të Covid-19. Përmes dy Vendimeve të Këshillit të Ministrave (VKM) konkretisht: VKM Nr. 203, datë 26.02.2020 “Për procedurat që përdoren për Lidhjen e Kontratave që…

Blerje për Situatën Covid-19, Qeveria Shqiptare aplikon Kontrata Sekrete pa Pjesëmarrje dhe Transparencë

AIS vëren me shqetësim se Qeveria Shqiptare në mënyrë antikushtetuese, në paligjshmëri dhe pa asnjë nevojë të përligjur ka vendosur të konsiderojë Sekret kontraktimet dhe procedurat për blerje gjatë emergjencës së krijuar për shkak të Covid-19. Një listë e titujve të kontratave sekrete është publikuar nga Open Procurement Albania databaza për institucionet e shëndetësisë. Përmes dy Vendimeve të Këshillit të Ministrave VKM nr 203 datë…

Parlamenti miraton Koncesione Vendimmarrjet Politike shkelje e Legjislacionit për PPP

Deputetët e Kuvendit votuan gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore për Shkak të Covid-19, në seancën parlamentare të datës 30 Prill një Ligj për Miratimin e Ndryshimit, Shtesës Koncesionare të Portit Porto Romano Durrës. Kjo vendimmarrje politike e Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit, në opinionin tonë bëhet në kundërshtim të Ligjit për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat Nr. 125/2013 konkretisht neni 33 Rregullat për…

Platformë Open Data Albania për Covid-19, Shqipëria pa testim me kampion të rastit

Open Data Albania ka krijuar një databazë me të dhëna në kohë reale për përhapjen e Covid-19  në Shqipëri. DataBaza pasqyron të dhëna zyrtare dhe grafik, për numrin e të prekurve, të dyshuarve, testimeve dhe statistika të tjera. Deri tani testimet serologjike që verifikojnë imunitet për shkak të infektimit nga Covid, janë bërë vetëm me staf të Qendrës Spitalore Nënë Tereza. Këto testime japin një…