Depistimi i Kancerit të Gjirit 2020. Krahasuese Shqipëri, Rajon dhe Botë

Open Data Albania, po hulumton mbi statistika zyrtare të Depistimit të Kancerit të Gjirit të publikuara në Shqipëri, Rajon, Europë dhe Botë për vitin 2020. Kanceri i gjirit është rritja jashtë kontrollit dhe përhapja e qelizave jo normale të indit të gjirit. Aktualisht, kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë në popullatën e femrave dhe kanceri i dytë më i përhapur në të gjithë popullatën…