Kosto e Borxhit Publik në Shqipëri, 2000-2022

Open Data Albania po hulumton në lidhje me Koston e Borxhit Publik  për periudhën 2000-2022. Për vitin 2021 dhe 2022, të dhënat mbi koston e borxhit janë të planifikuara dhe të raportuara në publikimet zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Për vitin 2022, struktura e stokut të borxhit publik është parashikuar të jetë 54.4% borxh i brendshëm dhe 45.6% borxh i jashtëm. Ndër vite…

Borxh Shtetëror i Garantuar 2010- 2021

Open Data Albania po hulumton mbi strukturën e Borxhit të Garantuar  në Shqipëri për periudhën kohore 2010-2021. Borxhi i Garantuar përfaqëson detyrimet e borxhit të njësive të sektorit publik dhe privat, shërbimi i të cilit është i garantuar, në bazë të marrëveshjeve, nga Qeveria Qendrore dhe klasifikohet në borxh të jashtëm dhe borxh të brendshëm të garantuar. Për vitin 2020, Borxhi i Garantuar është vlerësuar…

Analizë e Borxhit të Brendshëm, 2010 – 9 mujori 2021

Open Data Albania po hulumton mbi strukturën e Borxhit të Brendshëm në Shqipëri për periudhën kohore 2010-2021.  Borxhi i Brendshëm Publik përfaqëson detyrimet e borxhit të rezidentëve të një vendi ndaj rezidentëve të po atij vendi dhe përfshin letrat me vlerë të qeverisë (bono thesari dhe obligacione) të emetuara në tregun e brendshëm nga Qeveria Qendrore dhe borxhin e garantuar të mbajtur nga subjektet që…

Analizë e Borxhit të Jashtëm Publik, 2010 – 2022

Open Data po hulumton në lidhje me kompozimin e Borxhit Publik të Jashtëm në Shqipëri për periudhën 2010 – 2022. Të dhënat për vitin 2022 janë të dhëna të planit, ndërsa të dhënat për vitin 2021 bazohen në të dhënat zyrtare paraprake të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Borxhi i Jashtëm nënkupton detyrimet e borxhit të rezidentëve të një ekonomie ndaj jorezidentëve në një vit…