Reporter.al/ Përfituesit e mëdhenj të programit të Rindërtimit

Kompani të lidhura me zyrtarë të Partisë Socialiste dhe një grusht biznesesh të njohura për fitimin e koncesioneve apo licensave gjenden mes fituesve më të mëdhenj të tenderave të rindërtimit, ndërkohë që punimet po zvarriten përtej afateve të parashikuara. Është ora 12:00 e një dite marsi me diell dhe Evelina Zguro përfiton nga pushimi i drekës për t’i hedhur një sy gropës ku sapo ka…

ACQJ.al/ Bashkitë para zgjedhjeve, po shpallin tendera për shërbime dhe restaurime

Pastrim, tubacion, ndriçim, mobilim zyrash, rindërtim i godinave kulturore deri tek projektet rrugore. Ky është objekti thelbësor i qëllimit të tenderave të shpallur nga shumë bashki jo shumë larg nga zgjedhjet vendore që do të mbahen në vitin 2023. Ngutja për të hapur portofolin, vjen në një kohë kur qeveria nuk ka nxjerrë asnjë akt për të rregulluar “fushatën” e prokurimeve gjatë periudhës parazgjedhore. Në…

OraNews.tv/ Tenderi i ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar me flamur të kuq, përjashtohet oferta më e ulët

Pak muaj para nisjes së fushatës elektorale, Bashkia e Tiranës ka shpallur fituesin e ndërtesës së re Agi Cons dhe Be-Is është bashkimi i operatorëve që ka fituar prokurimin duke dhënë një ofertë prej rreth 1 miliardë e 840 milionë lekësh ose e përkthyer në 15 milionë 733 mijë eurosh. Një shumë kjo e përafërt me vlerën që ka vënë në dispozicion Bashkia e Tiranës.…

OraNews.tv/ Tirana, e para me tendera problematikë. Prokurimet mbi 1 milionë euro me flamur të kuq

Bashkia e Tiranës është institucioni me më shumë tendera mbi 100 milionë lekë, të cilat janë shenjuar nga Open Data me flamur të kuq me sqarimin mungesë konkurrence, ose skualifikime të kompanive dhe kontrata me negociim. Në katër vitet e fundit, ky institucion ka realizuar 44 tendera të tillë dhe në 12 prej tyre rezultojnë që procedura problematike. Vlera totale e prokurimeve shkon në 4.7…

Syri.net/ Bashkitë para zgjedhjeve shpallin tendera, me afat edhe 2025-ën

Duke u mbështetur  në të dhënat e Open Procurement,  “Sinjalizo” konstaton se nga muaji gusht deri në nëntor të këtij viti, tenderat “BIG” kapin një fond limit prej 15 miliardë lekë. Një shifër kjo rreth trefish më tepër se një vit më parë, krahasuar me të njëjtën periudhë kohore. Konkretisht nga muaji gusht deri në nëntor të vitit 2021, bashkitë shpallën në total 17 tendera…