Zona e Pesë Majit Tiranë, me Vendim  të Këshillit të Ministrave Nr. 78 datë 31. 01. 2020 u shpall zonë për zhvillim të detyrueshëm. Bashkia Tiranë u caktua si Njësi Zbatuese. Në këtë zonë, do të ndërtohen godina të Reja civile dhe publike, do të bëhen rikonstruksione apo ndërtime të infrastrukturës publike, ndërhyrje të tjera në funksion të rindërtimit. Vendimi prezanton edhe koordinatat gjeografike të zonës që do të ketë ndërhyrje.

Pronarët apo zotëruesit  e godinave banim apo biznes në këtë zonë, edhe nëse nuk kanë dëme nga Tërmeti janë të detyruar të lëshojnë banesat e tyre për të mundësuar që për interes publik të ndërtohen pallate ku do të strehohen të dëmtuarit. Në shkëmbim të këtij veprimi do të bëhet një shpronësim apo kompensim (parimisht). Vendimi është i publikuar dhe aksesohet në pasaportën e tenderit Link

Në datën 27 gusht 2020, Bashkia e Tiranës njoftoi Procedurën me Titull Rindërtimi i Njësive të Banimit në ndërtesa (pallat) në zonën e shpallur për zhvillim të detyruar, në njësitë administrative 4 e 8, zona 5 Maji. Programi i Rindërtimit. Burimi i Financimit Buxheti i Shtetit. Vlerë totale 6 361 992 085 Lekë (6.3 miliard) . Referenca REF-69859-08-26-2020

Procedura është e Kufizuar mbi Kufirin e Lartë Monetar (pra tenderim ndërkombëtar). Afati për shprehje Interesi është vetëm 10 ditë. Në fazën e parë, përzgjedhja e operatorëve që plotësojnë kushtet për kualifikim u zgjodhën 12 Operator Ekonomik. Megjithëse procedurë Ndërkombëtare mbi kufirin e lartë monetar) asnjë biznes i huaj nuk u paraqit apo kualifikua. Lista e operatorëve është e publikuar në Pasaportën e kësaj procedure, pasaportë e publikuar në Open Procurement Albania.

Në fazën e dytë Autoriteti Prokurues Bashkia Tiranë , zhvilloi minikonkurse me ofertim jo sistem elektronik me operatorët e përzgjedhur, në 15 minikonkurse u njoftuan 15 kontrata të fituara sipas Ofertave. Vlera fituese total pa TVSH, për këtë Prokurim zona 5 maji është 6 191 145 299.78 Lekë.


Burimi: https://opencorporates.al/ https://openprocurement.al/sq/tender/rindertimi
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: https://opencorporates.al/ https://openprocurement.al/sq/tender/rindertimi
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Minikonkurset për 5 Maji janë të njoftuara me fitues dhe vlerë si vijon

  1. Hartim i projektit dhe zbatimi i punimeve për ndërtimin e godinës 15A (Seksioni 1) në zonën zhvillimore “5 Maji”, me vlerë 573 665 006 Lekë, Fituar nga Bashkimi i Operatorëve Nova Construction 2012 shpk dhe Alesio 2014 shpk.
  2. Hartim i projektit dhe zbatim i Punimeve për ndërtim të godinës 22 në zonën zhvillimore 5 Maji me vlerë 563 802 285 Lekë kontraktor i njoftuar si fitues i minikonkursit është EuroNdërtimi 2000 shpk, Mane / TCI shpk, K.A.E.XH shpk & Mane/S shpk.
  3. Hartim i projektit dhe zbatimi i punimeve për ndërtimin e godinës 18 në zonën zhvillimore 5Maji vlera e ofertës fituese pa TVSH  563 001 100 Lekë. Kompania është Geci shpk.
  4. Hartim I projektit dhe zbatim I punimeve për ndërtimin e godinës 15A seksioni 3 në zonën zhvillimore 5 Maji vlera e ofertës fituese është 545 660 000 Lekë operatori fitues është Salillari shpk.
  5. Hartimi i projektit dhe zbatimi I Punimeve për ndërtimin e godinës 12 Seksioni B në zonës 5 maji me vlerë ofertë fituese 446 888 000 Lekë Bajrami N shpk dhe Zdravo shpk janë fituesit.
  6. Hartimi i projektit dhe Zbatimi I Punimeve për Ndërtimit I Punimeve për ndërtimin e godinës 12 Seksioni A në zonën zhvillimore 5 maji vlera fituese është 445 641 802 Lekë Fitues bashkimi I operatorëve Company Riviera 2008 shpk dhe Nika shpk Pepa Group.
  7. Hartimi I Projektit dhe zbatimi I punimeve për ndërtimin e godinës 12 Seksioni C në zonën zhvillimore 5 Maji me vlerë 439 257 570 Lekë Alba Konstruksion.
  8. Hartim i projektit dhe Zbatimi I punimeve për ndërtimin e godinës 19 në zonën zhvillimore 5 Maji me vlerë 408 825 570 fitues të njoftuar janë Al Point shpk dhe Gjoka Konstruksion sha.  
  9. Hartim i projektit dhe zbatim i punimeve për ndërtimin e godinës 28 në zonën zhvillimore 5 Maji vlera e 347 043 604 Lekë Alba Shpresa shpk , Alb Tiefbau shpk Egeu Stone shpk Mela shpk Infratech shpk.
  10. Hartim i projektit dhe zbatimi i punimeve për ndërtimin e godinës 21 në zonën zhvillimore 5 maji.  Me vlerë oferte fituese prej 338 995 000 Lekë Ina shpk , Xhengo shpk dhe Larti shpk.
  11. Hartim I Projektit dhe zbatim i Punimeve për Ndërtimin e godinës 20 në zonën zhvillimore 5 Maji me vlerë kontrate 321 750 000 Lekë me fitues bashkimin e operatorëve Shkëlqimi 07 shpk, Gran Konstruction M shpk dhe Fled shpk.
  12. Hartim i projektit dhe zbatim i Punimeve për godinën Ndërtimin e Godinës 27 në zonën zhvillimore 5 maji 313 851514 me bashkim operatorësh Alba Shpresa shpk , Alb Tiefbau shpk, Egeu Stone shpk, Mela shpk, Infratech shpk.
  13. Hartim i projektit dhe zbatim i punimeve për ndërtimin e godinës 41/A2 në zonën zhvillimore 5 maji me vlerë 311 501 928 nga fituesi ALB-Building shpk.
  14. Hartim I projektit dhe zbatim I punimeve për ndërtimin e godinës 41/A1 në zonën zhvillimore 5 Maji. Me vlerë 292 261 647 Lekë fitues ALB-Building shpk.
  15. Hartim i Projektit dhe zbatim i punimeve për ndërtimin e godinës 15A/2 në zonën zhvillimore 5 maji me vlerë 278 000 000 Lekë fitues Nova Construction 2012 shpk dhe Alesio 2014 shpk.

Burimi: https://opencorporates.al/ https://openprocurement.al/sq/tender/rindertimi
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Më web faqen për prokurime transparente Open Procurement janë krijuar dy databaza me të dhëna për tenderime në Kuadër të projektit të Rindërtimit pas Tërmetit. Databaza e parë ka të gjitha procedurat fondi për rindërtim që janë zhvilluar në Bashki. Databaza tjetër ka procedura po të programit Buxhetor Fondi për Rindërtimit të zhvilluara nga Fondi Shqiptar për Zhvillim FSHZH. Shteti Shqiptarë po aplikon në procedurën e tenderimit rregulla të veçanta të krijuara në Aktin Normativ me Fuqi Ligji datë 9 Dhjetor 2019. Këto rregulla anashkalojnë legjislacionin e rregullt për Prokurime Publike. Organizata AIS ka konstatuar defekte të kësaj baze ligjore, shkelje të të drejtës kushtetuese për Liri Ekonomike dhe terren për cenim të konkurrencës në favor të kontraktorëve të mëdhenj të Qeverisë.

Për secilën kompani kontraktore në procedura të Rindërtimit në databazën OpenCorporates.al është realizuar një pasaportë me të dhëna mbi biznesin, performancën, kontraktime të mëparshme, , zotërues apo objekt veprimtarie.

Shkarko excel: Zona për Zhvillim të Detyrueshëm 5 Maji, Biznese që do të Ndërtojnë dhe vlerat e Programit i Rindërtimit pas Tërmetit
Komente dhe Analiza : Open Data Albania