Mbi 714 Milionë Lekë pa TVSH është vlera e një tenderi të fundit të Bashkisë Tiranë dhënë kompanisë L.T.E Construction për rregullimin e rrugëve të Shkozës me pronar Ilir, Erjon dhe Artur Caushaj .
Fitues i kësaj procedure tenderimi publik është shpallur kompania e në fjalë, ndërkohë që tenderi është shënuar me Flamur të Kuq për Mungesë Konkurrence pasi janë skualifikuar nga gara 15 kompani të tjera.
Gazeta Jone shkruan se arsyeja kryesore e skualifikimit të operatorëve të tjerë pjesëmarrës nga gara është mosdeklarimi i targave të fadomave apo ekskavatorëve.
Kryebashkiaku çuditërisht është zotuar zellshëm për të rregulluar rrugët e kryeqytetit vetëm pak muaj para zgjedhjeve. Dhe për habinë tuaj afati i përfundimit të punimeve për këtë tender është muaji Maj, muaji kur do të mbahen zgjedhjet lokale.

Shiko artikullin e plotë KETU