Open Data po hulumton në lidhje me kompozimin e Borxhit Publik të Jashtëm në Shqipëri për periudhën 2010 – 2022. Të dhënat për vitin 2022 janë të dhëna të planit, ndërsa të dhënat për vitin 2021 bazohen në të dhënat zyrtare paraprake të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Borxhi i Jashtëm nënkupton detyrimet e borxhit të rezidentëve të një ekonomie ndaj jorezidentëve në një vit…
Çmimi i karburanteve, Shqipëri dhe Rajoni, 2021-2022, Rritja në Bursë dhe Indeksimi me Rritje i Akcizës në Shqipëri
Open Data Albania po hulumton mbi arsyet e rritjes së çmimit të naftës dhe derivateve të saj në Shqipëri, për periudhën 2021-2022. Pothuaj në të gjitha shtetet europiane vihet re një rritje e konsiderueshme e çmimit të karburanteve krahasuar me 2021. Shkaqet kryesore: janë rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare (treguesi Brent), rritja e inflacionit si dhe rënia e furnizimit të vendeve Europiane…
Renditje Biznese Përfituese nga Thesari i Shtetit sipas vlerave, trevjeçari 2019-2021
Në këtë hulumtim po hulumtojmë mbi transaksionet e Thesarit të Shtetit në Shqipëri dhe shpërndarjen e tyre gjatë 3 (tre) vjeçarit të fundit. Në shqyrtim janë marrë kompanitë ose operatorët ekonomikë privatë që kanë përfituar më shumë vlerë pagesash nga buxhetit të shtetit për këtë periudhë. Nga kjo analizë janë përjashtuar pagesat për institucionet shtetërore, shoqëritë publike, të zotëruara nga Ministri, Bashki ose autoritete të…
Transaksione Thesari përmes Bankave të Nivelit të Dyte, Pozicioni dhe Vëllimi 2019-2021
Open Data Albania po hulumton mbi performancën e Bankave të Nivelit të Dytë në Shqipëri gjatë 3 (tre) vjeçarit të fundit. Në shqyrtim janë marrë edhe pagesat e Thesarit të Shtetit që realizohen nëpërmjet Bankave për secilin vit. Në fillim të periudhës që po analizojmë, në vitin 2019, ishin ende 14 banka aktive në Shqipëri. Për të arritur tek reduktimi i numrit të bankave të…
Buxheti sipas Funksioneve Qeveritare 2022 planifikim
Open Data Albania po hulumton mbi shpenzimet qeveritare planifikuar për vitin 2022, sipas klasifikimit funksional. Analizimi i shpenzimeve sipas funksionit mund të tregojë prioritetet dhe sfidat e qeverisë, dhe fokusin në vite. Të dhënat janë marrë nga tabelat shoqëruese të ligjit me Nr. 115, Datë. 25.11.2021 për Buxhetin 2022. Në total janë dhjetë funksione publike të cilat garantohen nga shteti. Për vitin 2022 janë planifikuar…
Shqipëria, Rajoni dhe Eurozona Borxhi Publik për frymë dhe Pesha ndaj GDP
Open Data Albania po hulumton në lidhje me ecurinë e Borxhit Publik për frymë në Shqipëri vende të Rajonit dhe të Eurozonës. Borxhi Publik për frymë është indikator që tregon se sa borxh për banorë ka qeveria e një vendi dhe llogaritet si raport i borxhit total të emetuar me numrin e popullsisë në një vit të caktuar. Për vitin 2022, Borxhi Publik për frymë…
Pesëvjeçari dhe Shpenzimet Qeveritare sipas Funksioneve 2017-2021
Në artikullin më poshtë do të shohim Shpenzime të Konsoliduara Buxhetit i Shtetit në pesëvjeçarin 2017-2021, duke konsideruar ndarjen sipas Funksioneve. Mbrojtja Sociale është funksioni me mbështetjen më të lartë buxhetore. Mbi 31% e shpenzimeve totale buxhetore ose mbi 9% e PBB-së ndër vite janë shpenzuar për ofrimin e ndihmës ekonomike, pensioneve, pagesat e papunësisë dhe aftësive të kufizuara etj. Në total brenda pesë viteve…
Shpenzime Publike për Frymë sipas Funksioneve, Krahasimore Shqipëria kundrejt vendeve të EU
Open Data Albania po hulumton mbi ndarjen e parave publike sipas Funksioneve në Buxhetin e Shtetit duke krahasuar shpenzime për frymë në Vende të Eu dhe rajoni. Kjo tregon vëmendje të Qeverive ndaj funksioneve dhe sektorëve të ndryshëm e po njësoj edhe standarde qeveritare për të shpenzuar për këto funksione. Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga Eurostat për vendet e BE-së. Funksionet Qeveritare…
Shpenzime Buxhetore për Shëndetësi, Kontrubuti i Detyrueshëm Shëndetësor dhe Shpenzimet mesatare për Frymë 2022
Open Data Albania po hulumton mbi shpenzimet buxhetore për Shëndetësi planifikuar për vitin 2022. Sipas klasifikimit funksional shëndetësia është një nga dhjetë funksionet që garantohen nga shteti. Në këtë funksion përfshihen shpenzime për: Produktet mjekësore, aplikimet, dhe pajisjet; Shërbimet ambulator (për pacientet e jashtem-pra që nuk kërkojnë hospitalizim); Shërbimet spitalore; Shërbimet e shëndetit publik; kërkim dhe zhvillin në sektorin e shëndetësisë etj të paklasifikuara por…
Stoku i Borxhit Publik janar 2022, Ecuria 2000-2022
Open Data Albania po hulumton mbi ecurinë e Stokut të Borxhit Publik në Shqipëri që nga viti 2000 deri në vitin 2022 . Të dhënat për këtë hulumtim janë marrë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Instituti i Statistikave, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Për vitin 2022, të dhënat vjetore janë të planifikuara dhe raportuara në Raportet e Autoriteteve Shtetërore. Për vitin 2022, stoku…
Teknologji Informacioni TIK, Investime të Reja Buxheti i Shtetit 2022-2024
Open Data Albania po hulumton në lidhje me investimet e reja të planifikuara në fushën e Teknologjisë së Informacionit TIK, me financim nga Buxheti i Shtetit për periudhën kohore 2022-2024. Burimi i informacionit është Projekt Buxheti i miratuar në Kuvend me ligjin nr.115, datë 25.11.2021. Janë 22 projekte në fushën e teknologjisë të planifikuara për të filluar në 2022 e për tu realizuar në periudhën…
Investime Publike të Reja të planifikuara 2022, me financim nga Buxheti i Shtetit dhe i Huaj
Open Data Albania po hulumton në lidhje me Investimet e Reja Publike të planifikuara për Vitin Buxhetor 2022, me financim të brendshëm dhe të huaj. Të dhënat për këtë analizë janë marrë nga Projekt Buxheti 2022-2024, i miratuar në Kuvend me ligjin nr.115, datë 25.11.2021. Nga analiza e të dhënave rezulton se në total janë 822 investime publike në vazhdim dhe të planifikuara, me vlerë…
Publikohet DataBaza me Tendera dhe Kontraktime, Axhensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit AKSHI 2011 – 2021
Open Data Albania po zbardh databazën me tendera të realizuar nga Axhensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit AKSHI në periudhën 2011 deri 2021. Të dhënat janë publike, dhe të akseuara përmes Axhensisë së Prokurimit Publik. Databaza në Excel ka informacion dhe mundëson kërkim dhe gjetje sipas Objektit të tenderi, Vitin e Realizimit, Vlerën e Fondit Limit në Tenderim, Vlerën e Kontratës Fituese, llojin e procedurës;…
Deficiti Buxhetor 2011 – 2022, Shqipëria në krahasim me Rajonin
Open Data Albania po hulumton mbi ecurinë e bilancit fiskal në vendin tonë në vitet e fundit duke interpretuar dhe ndikimin në borxhin publik. Qëllimi i këtij artikulli është analizimi i dinamikave të deficitit buxhetor ndër vite dhe në veçanti ndikimi i pandemisë botërore dhe efektet financiare në financat publike. Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë si institucioni…
Të Ardhura Bashkia Tiranë, Totali Struktura dhe Ecuria 2010 – 2020
Open Data Albania po hulumton mbi strukturën e të ardhurave në Buxhetin e Bashkisë Tiranë. Gjithashtu të dhënat do të zbardhen mbi një periudhë dhjetë vjeçare duke evidentuar mbi ecurinë. Bashkia Tiranë ka mbi 50% të totalit të të Ardhurave për 61 Bashkitë nëse konsiderojmë vetëm të ardhura të vetat pa të ardhura të kushtëzuara apo pakushtëzuara të Qeverisë Qendrore. Burimi: Platforma Financa vendore Përpunimi…