ODA NJOFTIME NE SHTYP
ODA NE MEDIA
PROJEKTET TONA
Transaksione Thesari eshte nje sherbim qe ofrohet nga organizata AIS me qellim informim, transparence, monitorim dhe llogaridhenie per qytetaret. Sherbimi u jep mundesi taksapaguesve te mesojne si shpenzohen parate nga qeverite dhe institucionet publike. Te dhenat kane burim paresore Sistemin e Shpenzimeve te Zyres Qendrore te Thesarit. Informacioni i ofruar nga AIS permes dy portaleve Spending Data Albania dhe Open Data Albania ka te plote cdo pagese, transaksion thesari te realizuar.
Krijimi i instrumenteve qe lehtesojne gjetjen, perdorimin dhe vizibilitetin e informacionit mbi shperndarjen e kontratave publike sipas kontraktoreve / klienteve.
Rritje e kapacitetit te gazetareve lokal ne realizimin e shkrimeve mbi shperndarjen e kontratave publike sipas Klienteve.
Identifikim i shperndarjes se kontratave publike (parase publike) ne klient sipas grupit gjinor.
Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazë me të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive dhe në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike do të shënohet me një flamur të kuq.
Akses Drejtësi Albania është një databazë me informacion të mirë strukturuar mbi procedurat dhe individët që po Promovohen në Sistemin e Drejtësisë pas Reformës dhe Paketës Ligjore për Reformim të miratuar në vitit 2016. Në këtë portal çdo institucion i sistemit do të ketë të plotë katalogun e akteve dhe dokumenteve që lidhen me produktin e tij. Po njësoj për secilin Gjyqtar, Prokuror apo Anëtar të Sistemit është përgatitur një pasaportë me informacion dhe dokumente për karrierën, aftësitë, integritetin dhe proceset e vetë deklarimeve sipas kërkesave të Ligjit.