{"id":15342,"date":"2022-02-22T08:53:39","date_gmt":"2022-02-22T08:53:39","guid":{"rendered":"http:\/\/ndiqparate.al\/?p=15342"},"modified":"2022-02-22T08:53:41","modified_gmt":"2022-02-22T08:53:41","slug":"reporter-al-pasiguria-e-te-dhenave-personale-rrezikon-qeverisjen-dixhitale-te-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=15342","title":{"rendered":"Reporter.al: Pasiguria e t\u00eb dh\u00ebnave personale rrezikon \u2018qeverisjen dixhitale\u2019 t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p>Rrjedhja masive e t\u00eb dh\u00ebnave personale dhe pagave n\u00eb dhjetor ishte e paralajm\u00ebruar dhe sipas ekspert\u00ebve, nxorri n\u00eb sip\u00ebrfaqe dob\u00ebsit\u00eb e sistemit t\u00eb siguris\u00eb dixhitale n\u00eb Shqip\u00ebri, me nj\u00eb kosto t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe bizneset.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 22 dhjetor 2021, Eni Qirjako nuk klikoi mbi databaz\u00eb nga kurioziteti p\u00ebr pagat.<\/p>\n\n\n\n<p>Specialistja e IT-s\u00eb pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve u shqet\u00ebsua, kur nj\u00eb dokument me list\u00eb-pagesat e mbi 637 mij\u00eb qytetar\u00ebve nisi t\u00eb qarkullonte masivisht n\u00eb telefonat e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Qirjako kontrolloi dat\u00ebn dhe or\u00ebn mbi databaz\u00eb me shpres\u00ebn se nuk do t\u00eb ishte ajo burimi par\u00ebsor i rrjedhjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, por rezultati i tregoi t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo njoftoi m\u00eb pas eprorin e vet dhe ndon\u00ebse pati p\u00ebrpjekje p\u00ebr fshehjen e gjurm\u00ebve, Prokuroria e Tiran\u00ebs pretendon se e zbardhi me leht\u00ebsi skem\u00ebn e rrjedhjes m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e hetimit tregojn\u00eb se nga tetori 2020 deri n\u00eb tetor 2021, Qirjako kopjoi nga sistemi CATS i Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve list\u00eb-pagesat e gjasht\u00eb muajve dhe ia nisi ato p\u00ebrmes emailit zyrtar kolegut t\u00eb saj, Andi Agaraj.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa Agaraj, gjithashtu specialist IT pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve, akuzohet se ua shiti list\u00eb-pagesat personave privat\u00eb me nj\u00eb \u00e7mim minimal prej 20 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n\n\n\n<p>Fabula e rrjedhjes masive t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit ekspozoi sipas ekspert\u00ebve, pikat e dob\u00ebta t\u00eb sistemit t\u00eb siguris\u00eb dixhitale n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cSiguria dixhitale \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje besimi, jo kompjuterash,\u201d tha Anxhelo Lushka, nj\u00eb programues n\u00eb profesion t\u00eb lir\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. \u201cSot nuk e thyen dot matematik\u00ebn, por n\u00ebse ka nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb dob\u00ebt ata jan\u00eb njer\u00ebzit,\u201d shtoi ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria shqiptare u ka b\u00ebr\u00eb jehon\u00eb arritjeve t\u00eb veta n\u00eb fush\u00ebn e dixhitalizimit dhe ofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve online gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, duke i trumbetuar ato si nj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr zbutjen e burokracis\u00eb dhe luft\u00ebs ndaj korrupsionit.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, rrjedhjet masive t\u00eb vitit t\u00eb kaluar i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje aft\u00ebsit\u00eb e institucioneve p\u00ebr t\u00eb mbrojtur dhe garantuar t\u00eb dh\u00ebnat sensitive q\u00eb u kan\u00eb besuar shqiptar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr institucionet mbik\u00ebqyr\u00ebse, cedimi i mbrojtjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave ishte i pritsh\u00ebm dhe i paralajm\u00ebruar.<\/p>\n\n\n\n<p>Prej vitit 2020, Komisioneri p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale kishte raportuar n\u00eb Kuvend se siguria e t\u00eb dh\u00ebnave personale k\u00ebrc\u00ebnohej nga mungesa e njohurive ligjore dhe teknike e institucioneve ky\u00e7e, nga aksesi i pakufizuar n\u00eb databazat qeveritare si dhe nga aplikimi i mang\u00ebt i Sistemeve t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Informacionit, SMSI.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Cenimi i t\u00eb dh\u00ebnave<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Prej vitit 2017, sistemet dhe infrastruktura e teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit t\u00eb institucioneve qendrore n\u00eb Shqip\u00ebri administrohen nga Agjencia Komb\u00ebtare e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit, AKSHI \u2013 nj\u00eb institucion n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb kryeministrit.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, AKSHI mbart detyrimin ligjor p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb dhe pac\u00ebnueshm\u00ebrin\u00eb e sistemeve t\u00eb infrastruktur\u00ebs kritike t\u00eb p\u00ebrdorura nga institucionet shtet\u00ebrore si dhe administron portalin unik qeveritar e-Albania.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb tre viteve t\u00eb fundit, AKSHI ka shpenzuar rreth 90 milion\u00eb euro p\u00ebr sistemet e teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit dhe sigurin\u00eb e tyre, sipas pagesave t\u00eb realizuara nga thesari i shtetit t\u00eb publikuara\u00a0<a href=\"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=14678\">n\u00eb Open Data.<\/a><\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" width=\"790\" height=\"676\" src=\"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/image-12.png?resize=790%2C676&#038;ssl=1\" alt=\"\" class=\"wp-image-15343\" data-recalc-dims=\"1\"\/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" width=\"763\" height=\"609\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/image-13.png?resize=763%2C609&#038;ssl=1\" alt=\"\" class=\"wp-image-15344\" data-recalc-dims=\"1\"\/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" width=\"785\" height=\"751\" src=\"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/image-14.png?resize=785%2C751&#038;ssl=1\" alt=\"\" class=\"wp-image-15345\" data-recalc-dims=\"1\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>Por pas rrjedhjes s\u00eb pagave n\u00eb dhjetor, drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Kar\u00e7anaj e p\u00ebrjashtoi institucionin q\u00eb ajo drejtonte nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia dhe e konsideroi ngjarjen \u2018nj\u00eb keqmenaxhim aksesi\u201d n\u00eb sistemin dixhital t\u00eb Tatimeve.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb Komisionerit p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale t\u00eb dhjetorit 2020, problemet me sigurin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave dixhitale shtrihen shum\u00eb p\u00ebrtej Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve dhe reflektojn\u00eb mang\u00ebsit\u00eb teknike dhe ligjore t\u00eb institucioneve.<\/p>\n\n\n\n<p>Raporti p\u00ebrmban rezultatet e inspektimeve n\u00eb AKSHI dhe tet\u00eb institucione t\u00eb administrat\u00ebs qendrore q\u00eb kontrollojn\u00eb dhe p\u00ebrpunojn\u00eb databazat qeveritare, nd\u00ebrsa ekspozon nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh me mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale.<\/p>\n\n\n\n<p>Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve administron n\u00eb nj\u00eb sistem online t\u00eb dh\u00ebnat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme tregtare t\u00eb individ\u00ebve dhe bizneseve, por sipas Komisionerit ky proces b\u00ebhet n\u00eb munges\u00eb t\u00eb normave specifike q\u00eb rregullojn\u00eb ruajtjen, mbrojtjen dhe sigurin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave personale gjat\u00eb procesit t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Ngjash\u00ebm n\u00eb Agjencin\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadrastr\u00ebs, e cila kontrollon regjistrin e pasurive t\u00eb paluajtshme, integriteti i t\u00eb dh\u00ebnave cenohet nga aksesi i pakufizuar i p\u00ebrdoruesve, pavar\u00ebsisht funksioneve q\u00eb kryejn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Raporti thekson gjithashtu se siguria e t\u00eb dh\u00ebnave nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e mbrojtur edhe n\u00eb kontratat me pal\u00eb t\u00eb treta q\u00eb i p\u00ebrpunojn\u00eb ato, nd\u00ebrsa u rekomandon institucioneve q\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb kujdes n\u00eb p\u00ebrcaktimin e niveleve t\u00eb aksesit n\u00eb sistem si dhe t\u00eb garantojn\u00eb gjurmueshm\u00ebrin\u00eb e aksesit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cRezultatet e kontrollit kan\u00eb treguar se ka v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb menaxhimin e burimeve t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit,\u201d thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm nj\u00eb angazhim m\u00eb serioz i k\u00ebtyre institucioneve, n\u00eb drejtim t\u00eb trajnimit t\u00eb punonj\u00ebsve q\u00eb kan\u00eb akses n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat personale dhe mbik\u00ebqyrin proceset p\u00ebrpunuese\u2026,\u2019 shtohet aty.<\/p>\n\n\n\n<p>Kufizimi i aksesit sipas nivelit t\u00eb pun\u00ebs dhe gjurmueshm\u00ebria e veprimeve n\u00eb databazat e t\u00eb dh\u00ebnave konsiderohen element\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr sigurin\u00eb dixhitale.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u201c<\/strong>Normalisht aty \u00e7do gj\u00eb le gjurm\u00eb, por kur je administrator, ti edhe mund t\u2019i fshih k\u00ebto gjurm\u00eb nga sistemi, z\u00ebre se s\u2019ka ndodhur,\u201d tha Lushka.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cSistemet i ruajn\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, por kur ke aq aksese, mund t\u00eb mbikalosh sistemin. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb mendoj un\u00eb se ka ndodhur,\u201d shtoi ai.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pasoja afatgjata<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sasia e st\u00ebrmadhe e t\u00eb dh\u00ebnave personale q\u00eb qarkullojn\u00eb aktualisht n\u00eb publik rrezikon t\u00eb ket\u00eb pasoja afatgjata p\u00ebr qytetar\u00ebt, bizneset dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e tyre tek institucionet publike.<\/p>\n\n\n\n<p>Ekspozimi gjat\u00eb nj\u00eb periudhe 1-vje\u00e7are i numrave ID, numrave t\u00eb telefonit, pagesave, targave t\u00eb makinave dhe preferencave politike t\u00eb qindra-mij\u00ebra shqiptar\u00ebve sjell sipas ekspert\u00ebve nj\u00eb s\u00ebr\u00eb rreziqesh p\u00ebr sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas rrjedhjes s\u00eb list\u00eb-pagesave n\u00eb dhjetor, Prokuroria e Tiran\u00ebs ngriti akuza p\u00ebr veprat penale t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe korrupsionit ndaj Eni Qirjakos, Andi Agarajt, Klodian Sot\u00ebs dhe Endri Ikonomit \u2013 nd\u00ebrsa t\u00eb kat\u00ebrt i pranuan akuzat.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa qeveria kontraktoi kompanin\u00eb amerikane Jones Group International t\u00eb ish-gjeneralit amerikan, James L. Jones si konsulent p\u00ebr forcimin e infrastruktur\u00ebs dixhitale dhe rritjen e siguris\u00eb kibernetike.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, ekspert\u00ebt dyshojn\u00eb se k\u00ebto hapa do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Fabian Zhilla, ekspert i siguris\u00eb dhe pedagog n\u00eb Institutin Kanadez t\u00eb Teknologjis\u00eb mendon se qeveria reagoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb populiste dhe skandali u mbyll shpejt, pa pasur m\u00eb par\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb arsyeve se pse sistemi cedoi.<\/p>\n\n\n\n<p>Zhilla shtoi gjithashtu se nuk u adresuan rreziqet e ekspozimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb qytetar\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb numrave ID.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtja e numrave ID p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rrezik t\u00eb madh p\u00ebr sigurin\u00eb dhe krijimin e ID-ve t\u00eb rreme,\u201c tha Zhilla. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e art\u00eb p\u00ebr krimin e organizuar, i cili \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb identiteteve t\u00eb reja,\u201d shtoi ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Ekspozimi i numrave ID dhe i targave t\u00eb makinave konsiderohet gjithashtu rrezik nga programuesi Lushka, i cili shtoi se teknologjia mund\u00ebson tashm\u00eb edhe p\u00ebrpunimin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKa jasht\u00ebzakonisht rreziqe, e para p\u00ebr kartat e identitetit. Sepse aktualisht, t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb kart\u00eb identiteti jan\u00eb online,\u201d tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00ebse do t\u00eb kishin dal\u00eb vet\u00ebm rrogat do t\u00eb ishte ndryshe, por dol\u00ebn edhe targat\u2026,\u201d shtoi ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Pavar\u00ebsisht shqet\u00ebsimeve p\u00ebr pasojat e mundshme, jo t\u00eb gjith\u00eb mendojn\u00eb se rrjedhja e t\u00eb dh\u00ebnave personale ishte nj\u00eb lajm i keq.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustria thot\u00eb se Shqip\u00ebria mblodhi t\u00eb dh\u00ebna nga qytetar\u00ebt pa garantuar sigurin\u00eb e tyre dhe sipas tij, ngjarja e dhjetorit vet\u00ebm sa e nxorri mbi sip\u00ebrfaqe k\u00ebt\u00eb realitet.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cSistemi ku ishin investuar 80 apo 90 milion\u00eb euro ra p\u00ebr 200 mij\u00eb lek\u00eb [t\u00eb vjetra], ndaj shqet\u00ebsimi i bizneseve sot ka lidhje me fiskalizimin,\u201d tha Buxhuku, duke iu referuar sistemit t\u00eb ri t\u00eb raportimit financiar n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cSepse fiskalizimi ka t\u00eb dh\u00ebnat sekrete tregtare t\u00eb kompanive dhe n\u00eb koh\u00eb reale, ti i raporton gjith\u00e7ka konkurrentit t\u00ebnd. Kjo nuk ka lidhje m\u00eb me raportin biznes \u2013shtet, por biznes \u2013biznes,\u201d shtoi ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Buxhuku thot\u00eb gjithashtu se mbrojtja e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb bizneseve nd\u00ebrlikohet edhe m\u00eb tej nga p\u00ebrfshirja e kompanive nd\u00ebrmjet\u00ebse n\u00eb procesin e fiskalizimit, ndaj Konfindustria ka k\u00ebrkuar bllokimin e procesit derisa t\u00eb ofrohen garanci p\u00ebr sigurin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave.<\/p>\n\n\n\n<p>I pyetur p\u00ebr rreziqet me t\u00eb cilat p\u00ebrballen bizneset, Buxhuku tha se \u2018n\u00ebse sistemi cedon, i gjith\u00eb aktiviteti i tyre \u00ebsht\u00eb i ekspozuar\u2019.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cAto [t\u00eb dh\u00ebnat tregtare] mund t\u00eb ken\u00eb rrjedhur edhe tani q\u00eb ne po flasim, vet\u00ebm se ne nuk e dim\u00eb,\u201d p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Linku i Artikullit: <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2022\/02\/21\/pasiguria-e-te-dhenave-personale-rrezikon-qeverisjen-dixhitale-te-shqiperise\/\">https:\/\/www.reporter.al\/2022\/02\/21\/pasiguria-e-te-dhenave-personale-rrezikon-qeverisjen-dixhitale-te-shqiperise\/<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rrjedhja masive e t\u00eb dh\u00ebnave personale dhe pagave n\u00eb dhjetor ishte e paralajm\u00ebruar dhe sipas ekspert\u00ebve, nxorri n\u00eb sip\u00ebrfaqe dob\u00ebsit\u00eb e sistemit t\u00eb siguris\u00eb dixhitale n\u00eb Shqip\u00ebri, me nj\u00eb kosto t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe bizneset. M\u00eb 22 dhjetor 2021, Eni Qirjako nuk klikoi mbi databaz\u00eb nga kurioziteti p\u00ebr pagat. Specialistja e IT-s\u00eb pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve u shqet\u00ebsua, kur nj\u00eb dokument me&hellip; <\/p>\n","protected":false},"author":46,"featured_media":15346,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"spay_email":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_is_tweetstorm":false},"categories":[41],"tags":[2461,3734,3738,3741,3739,3737,3740,3735],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/Capture-1.jpg?fit=1158%2C896&ssl=1","jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack-related-posts":[{"id":25294,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=25294","url_meta":{"origin":15342,"position":0},"title":"AIS zhvillon Info Sessions me gazetar\u00eb p\u00ebr t\u00eb forcuar gazetarin\u00eb e bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna dhe transparenc\u00ebn n\u00eb prokurimin publik","date":"March 4, 2026","format":false,"excerpt":"Organizata AIS, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb angazhimit t\u00eb saj p\u00ebr promovimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb hapura dhe rritjen e transparenc\u00ebs n\u00eb qeverisje, vijon organizimin e \u201cInfo Sessions\u201d me gazetar\u00eb lokal\u00eb, me t\u00eb pakt\u00ebn dy takime n\u00eb muaj. Aktiviteti zhvillohet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb programeve \u201cOpen Contracting Albania\u201d dhe \u201cYouth Empowerment in Anticorruption\u201d\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/WhatsApp-Image-2026-05-27-at-10.48.02.jpeg?fit=1200%2C900&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":24709,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=24709","url_meta":{"origin":15342,"position":1},"title":"DataThon Albania 2025. Tenderat Publik dhe Persona t\u00eb Ekspozuar Politikisht","date":"October 27, 2025","format":false,"excerpt":"M\u00eb dat\u00eb 25 dhe 26 Tetor 2025 u zhvillua Maratona e t\u00eb Dh\u00ebnave t\u00eb Hapura DataThon Albania 2025. Ky event zhvillohet \u00e7do vit nga Organizata AIS, promotor i Open Data Albania. N\u00eb nj\u00eb maraton\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave, individ\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm regjistrohen dhe grumbullohen s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb mbledhje,\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/WhatsApp-Image-2025-11-29-at-16.36.56-1.jpeg?fit=1200%2C900&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":22454,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=22454","url_meta":{"origin":15342,"position":2},"title":"Buxheti vjetor i Institucioneve t\u00eb Pavarura, Niveli i Realizimit 2020 \u2013 2024","date":"August 6, 2024","format":false,"excerpt":"Ky artikull hulumtues identifikon buxhetin e planifikuar dhe at\u00eb t\u00eb konsoliduar p\u00ebr Institucionet e Pavarura q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2020 deri 2024. Artikulli analizon edhe nivelin e mosrealizimit apo mbi-realizimit buxhetor vjetor duke evidentuar edhe shtesa apo pak\u00ebsime buxhetore t\u00eb b\u00ebra p\u00ebr k\u00ebto Institucione. Gjat\u00eb hartimit,\u2026","rel":"","context":"In &quot;Artikuj ODA&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i2.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Data.Al_-Planifikimi-Buxhetor-Fillestar-Ligji-per-Buxhetin-per-Institucionet-e-Pavarura-2020-2024-ne-mije-Leke.png?fit=600%2C371&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":23797,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=23797","url_meta":{"origin":15342,"position":3},"title":"Forcimi i Kultur\u00ebs s\u00eb Monitorimit \u2013 Trajnim mbi Monitorimin e Shpenzimeve dhe Kontraktimeve Publike n\u00eb Qeverisjen Vendore Berat","date":"December 21, 2024","format":false,"excerpt":"\ud83d\udccdVendi: Hotel Portik (Salla e Konferencave), Berat\ud83d\uddd3 Data: 21 Dhjetor 2024\ud83d\udd59Ora: 10:00 \u2013 13:00 M\u00eb 21 Dhjetor 2024, AIS - promotor i Open Data Albania organizoi nj\u00eb trajnim dhe workshop mbi Forcimin e Kultur\u00ebs s\u00eb Monitorimit, duke u fokusuar n\u00eb Monitorimin e Shpenzimeve dhe Kontraktimeve Publike n\u00eb Nj\u00ebsit\u00eb e Qeverisjes\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i1.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/IMG-20250109-WA0096-2.jpg?fit=1200%2C900&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":23678,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=23678","url_meta":{"origin":15342,"position":4},"title":"Forcimi i Kultur\u00ebs s\u00eb Monitorimit \u2013 Trajnim mbi Monitorimin e Shpenzimeve dhe Kontraktimeve Publike n\u00eb Qeverisjen Vendore Has","date":"December 18, 2024","format":false,"excerpt":"\ud83d\udccdVendi: YES Centre Has, Godina e Re e Bashkis\u00eb, Kati i Par\u00eb\ud83d\uddd3 Data: 18 Dhjetor 2024\ud83d\udd59Ora: 10:00 \u2013 13:00 M\u00eb 18 Dhjetor 2024, AIS - promotor i Open Data Albania organizoi nj\u00eb trajnim dhe workshop mbi Forcimin e Kultur\u00ebs s\u00eb Monitorimit, duke u fokusuar n\u00eb Monitorimin e Shpenzimeve dhe Kontraktimeve\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/IMG-20241219-WA0324.jpg?fit=1200%2C686&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":24972,"url":"https:\/\/ndiqparate.al\/?p=24972","url_meta":{"origin":15342,"position":5},"title":"Prezantim mbi OpenTender.eu dhe iMonitor 2.0","date":"January 28, 2026","format":false,"excerpt":"N\u00eb ambientet e AIS, me dat\u00eb 27 Janar 2026 u zhvillua nj\u00eb prezantim informues me student\u00eb aktivist\u00eb, me fokus njohjen me projektin iMonitor dhe p\u00ebrdorimin e platform\u00ebs OpenTender.eu p\u00ebr monitorimin e prokurimit publik. Gjat\u00eb takimit u prezantua qasja e monitorimit civil t\u00eb kontratave publike, r\u00ebnd\u00ebsia e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb hapura\u2026","rel":"","context":"In &quot;ODA njoftime n\u00eb shtyp&quot;","img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/ndiqparate.al\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/WhatsApp-Image-2026-01-28-at-12.33.42-1.jpeg?fit=1200%2C900&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]}],"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/pcJP0S-3Zs","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15342"}],"collection":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/46"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=15342"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15342\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15347,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15342\/revisions\/15347"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/15346"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=15342"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=15342"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ndiqparate.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=15342"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}